Arben Meçaj: Tërheqja e Berishës është kusht për të rilindur dhe PD-në

anazapta

Zoti Meçaj, keni botuar në gazetën DITA javën e kaluar një analizë të gjatë mbi modelin e degraduar ekonomik dhe politik të Shqipërisë në 8 vitet e fundit, duke bërë thirrje dhe për një ndryshim emergjent të këtij modeli të degraduar. Mendoni se janë në të njëjtën gjatësi vale dhe rezultatet e deritanishme të votimeve? Si e shikoni trendin e deritanishëm?

Artikulli ishte thjesht një shprehje profesionale e një opinioni dhe një qëndrimi mbarëpopullor të konstatuar nga ana ime gjatë kontakteve të vazhdueshme me qytetarë shqiptarë. Votimi ishte thjesht një pasqyrim i konstatuar i këtij opinioni. Është pasqyrë e një pjekurie të një populli me tipare të qarta evropiane , i cili në kohën e duhur di të marrë vendimin e duhur. Kjo më bën mua dhe çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë krenar dhe optimist për këtë popull të mençur dhe të pjekur.

Duhet thënë se ekziston një avantazh thuajse plebishitar i së majtës, por shumica e votave ende ngelet e pa numëruar. Mund të ketë surpriza?

Jo. Ishte një rezultat i pritshëm, natyrisht jo në këtë përmasë dhe pse mendoj që ky rezultat në kushtet aktuale në të cilat ndodhet Shqipëria përbën një domosdoshmëri.

Domosdoshmëri për çfarë?

Domosdoshmëri për panelin politik që do marrë në dorë punët e vendit. Trendi është i qartë,procesi është në një fazë rutinore dhe në gjykimin tim çdo lloj paragjykimi i mbarëvajtjes së tij është i pavend. Nëse vazhdon ky trend i bie që koalicionit të majtë populli i ka dhënë shumë pushtet në dorë, thuajse edhe pushtetin e një shumice të cilësuar. Kjo lloj vote çfarë përgjegjësish mbart mbi fituesin dhe si e lexoni këtë mbështetje kaq të pazakontë? Ky plebishit është pasqyrë e një ndërgjegje mbarëpopullore që me pjekuri konstaton se problemi në Shqipëri nuk është problem thjesht partiak, që ta kuptojmë, nuk është problemi te fitorja e PS-së dhe humbja e PD-së, por është në thelb mandat për shtetformim, është një mbështetje plebishitare si një sinjal i qartë mbarëpopullor për një transformim radikal, pra një reformë radikale. E kam theksuar dhe më përpara që deformimi i sistemit cenoi rëndë rendin Kushtetues. Çka do të thotë që rikthimi në normalitet, kërkon medoemos transformime Kushtetuese. Kjo gjë u bë e qartë për votuesin dhe praktikisht e majta ose forcat opozitare e mori këtë mandat për të realizuar transformime radikale kushtetuese në vend. Pra e thënë në një mënyrë simbolike, është mandat për të futur trenin në shina dhe jo thjesht një garë mbi shpejtësinë e trenit blu apo trenit të kuqerremtë. Gjithsesi mandati plebishitar do të shoqërohet me një super-pushtet, menaxhimi i të cilit përbën dhe sfidën e forcave të majta. Në këtë moment unë apeloj që ky mandat, këtyre forcave u është dhënë dhe nga forcat  progresiste të djathta, të pjekura mjaftueshëm për domosdoshmërinë e një transformimi radikal të sistemit politiko-ekonomik dhe jo thjesht një rotacion politik.

 

Një pushtet i madh sjell gjithnjë rrezikun e një arrogance të madhe. Cilat mund të ishin piketat e duhura për menaxhimin e këtij pushteti në vijëmësi sipas jush?

Super-pushteti nuk është thjesht e vetëm votë apo forcë numrash. Eksperienca e katër viteve të fundit tregoi se dhe me 71 vota prodhon super-pushtet kur cenohen parimet e administrimit të pushtetit. Te parimet dua të ndalem: Së pari, demokracia nuk është numër por është kompromis. Ku opozita është forcë bashkë-qeverisëse dhe zëri i saj është oponenca institucionale në qeverisje. Kjo gjë duhet të mbahet mirë parasysh nga udhëheqja e re. Ajo duhet të institucionalizojë pa kushte praninë “de facto” të opozitës në proceset e reformave radikale për të cilat mori mandatin për ti kryer. Së dyti, transparenca e veprimeve. Demokracia në themel të saj ka transparencën. Të gjitha proceset që ajo do të kryejë, me gjithë thellësinë e radikalitetit të tyre, duhet detyrimisht të bëhen pjesë e njëdebati transparent. Çdo cenim i këtij parimi do të jetë cenim i besueshmërisë që populli shqiptar i dha koalicionit fitues. Së treti, zbatimi i ligjit dhe ndëshkimin e çdo afere antiligjore që ka cenuar interesat publike në Republikën e Shqipërisë. Pa ndëshkim s’mund të konceptohet fare demokracia. Por, ndëshkimi pa dy parimet e mësipërme, do të zëvendësojë një regjim, me një regjim tjetër, pra do jetë një rokadë shpërdorimi. Ky argument nënkupton se në qoftë se e majta në pushtet nuk do të zbatojë parimin e ndëshkimit të shpërdoruesve, ajo thjesht do të përgatisë mbi ato dosje të shpërdorimeve, ciklin e vetë të abuzimit. Së katërti, ndërtimin e shtetit ligjor. Parimi themelor : të gjithë të barabartë përpara ligjit.

 

Në orët e mbetura të numërimit, nëse vazhdon ky normalitet, a mund të themi se Berisha arriti një fitore në mes kësaj humbjeje të tij? Pra, a mund të themi se Berisha u largua por duke lënë pas një palë zgjedhje me një standard të papritur për shumë kënd?

Meritën kryesore në standard pavarësisht që kjo mund të jetë një tezë populiste, e ka populli shqiptar.

Populli voton zoti Meçaj, nuk organizon procese zgjedhore, apo jo?

Eksperienca 20 vjeçare në Shqipëri, ka vërtetuar se standardi i zgjedhjeve është I lidhur ngushtë me vullnetin për të pranuar verdiktin e popullit. Në këto zgjedhje konstatojmë me kënaqësi që ky verdikt po pranohet duke sjellë për herë të parë në historinë 20 vjeçare të Shqipërisë një paqe të gjithë pritur nga mbarë shqiptarët. Një paqe e cila natyrisht do të shënohet si një faqe pozitive në historinë e demokracisë shqiptare. Mendoni se do ishin kaq të qetë përfaqësuesit e së djathtës në organizimin e zgjedhjeve, nëse rezultati do ishte “rrot më rrot” dhe jo kaq avantazhues dhe plebishitar? Ju siguroj se në kushtet e mungesës së vullnetit për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, pushteti ka pasur të gjitha instrumentet për të destabilizuar procesin. Çka do të thotë që ju flisni tani për plebishit, sepse vullneti i pranimit të zgjedhjeve e la hapësirën për të lexuar plebishitin. Por në kushtet kur ky vullnet nuk do të ekzistonte ne asnjëherë si deri dhe më sot, nuk do të dinim se cili ishte realiteti në kutitë e votimit. Për këtë ndërgjegjja jonë duhet të jetë e ftohtë dhe e pastër.

Le të kalojmë pak në kampin tjetër. Tek e djathta, tek PD-ja, ku ju zoti Meçaj prej vitesh keni qenë një aktivist e zyrtar i saj. Çfarë efektesh do luajë kjo votë mbi PD-në?

Ashtu siç e theksova dhe më sipër, më lejo edhe një herë të them që në procesin e votimit në favor të ndryshimit, kam bindjen se kanë votuar dhe anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë dalë mbi interesat dhe emocionet negative, të bindur për domosdoshmërinë e një reforme dhe ndryshimi radikal, i cili mund të realizohej vetëm nëpërmjet një vote plebishitare. Gjithsesi në këtë plan, mbetet në aksionin e së majtës që të bindë dhe pjesën e mbetur të PD së, se kjo votë duhej të ishte e tillë, duke mos e transformuar votën e marrë në revansh, por në reformë. Përndryshe kjo forcë do kthehet në një “boomerang” e cila do të bjerë nesër mbi vetë koalicionin fitues. Ndërkohë, unë gjykoj se brenda Partisë Demokratike, duhet të fillojë urgjentisht një analizë e thellë reformuese e cila të ketë në konsideratë dështimin e një modeli të implementuar në shtetin shqiptar si pasqyrë e mënyrës se si është organizuar vetë PD-ja. E thënë shkurt, kasta drejtuese aktuale e PDsë, duhet, ashtu si e la verdiktin popullor të shprehte vullnetin e vetë i lirë, të lërë dhe të organizojë me dëshirën e reformimit të thellë të PD-së, një proces radikal transformimi në PD. Proces, i cili përsëri nuk duhet të vijë si revansh i të pakënaqurve brenda PD-së, ndaj atyre që sot drejtojnë PD-në, por si një proces i një reagimi të pjekur brenda PD-së në leximin e këtij plebishiti. Natyrisht, unë duhet të jem i qartë, Sali Berisha dhe filozofia e tij e drejtimit, nuk mund të jenë më lidership organizativ dhe politik në PD. Është në vullnetin e PD-së, ashtu siç eksperienca dhe praktika e sotme botërore e njeh, të prodhojë kryetarin e nderit, si pjesë e historisë së saj, me oshilacionet e fitoreve dhe humbjeve, por ti hapë rrugë procesit të rikthimit të vlerave në këtë parti. Jo më kot thashë më lart se nuk duhet të ketë revansh nga ana e të pakënaqurve në PD. Partia Demokratike është pasuri Kombëtare, e ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet që këtë pasuri kombëtare ta kthejmë në një vlerë. Demokratët do ta ndjejnë veten si pjesë e kësaj pasurie, por njëkohësisht duhet të luftojnë që ta bëjnë vlerë në të ardhmen. Dhe vlerë ajo do të bëhet vetëm duke u demokratizuar e jo duke pritur mykjen e kampit tjetër, duke pritur për të ardhur në pushtet nga vota “anti-kundërshtar” por nga vota “pro vlerës”. Mendoj se prezenca e mëtejshme e Berishës në PD do të pengojë procesin e demokratizimit të saj dhe ndërkohë do të avantazhojë aparatin propogantistik të kundërshtarit, pse jo dhe revanshin e tij, në këtë super-pushtet të poseduar. Pra e kam fjalën : më mbani mua se përballë është gogoli, përballë keni Berishën.

 

Cilat mendoni se do jenë sfidat kryesore të kryeministrit të ardhshëm Edi Rama?

Problemi i parë është problemi ekonomik. Kam theksuar se qeverisja e 4 viteve të fundit prodhoi një politikë populiste, rritje rrogash dhe pensionesh me bazë borxhi. Duke e kthyer shoqërinë shqiptare në një shoqëri konsumatore borxhi dhe duke ndërtuar një model menaxhimi të financave publike abso – lutisht të dështuar. Kjo marrëzi është kosto e parë publike dhe shoqërore që do të përballojë qeverisja e re. Është e sigurt që efektet e politikave ekonomike të qeverisjes së re, do të duan 2-3 vite të ndihen, në qoftë se ato do të jenë në rastin më të mirë politika zhvillimi. Periudha nga marrja e pushtetit deri në dy vitet në vazhdim është një vakum financiar që unë mendoj se do të sjellë probleme jo të vogla sociale, menaxhimi i të cilave do të jetë sfida e parë e qeverisë shqiptare. Së dyti vendi ka nevojë për reforma të thella Kushtetuese. Reforma të cilat nuk duhet të jenë përsëritje e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ku interesat politike dominuan interesat shtetërore. Por duhet të jenë me orientim të qartë shtet-formimi dhe konsolidim të demokracisë funksionale, ku të institucionalizohet pa kushte, pjesëmarrja e opozitës në qeverisje, në rolin e vetë Kushtetues, kontrollues.

Keni folur në artikullin tuaj për atë që quhet “kasta e biznesmenëve pëdëistë”. Por përveç tyre, në treg janë prodhuar dhe disa “mogilë” që flirtojnë dhe përfitojnë nga të gjitha palët politike. Mendoni se këto rryma biznesi do ta imponojnë dhe qeverinë e re? Të paktën deri më tani në këto 20 vite, nuk kemi parë të ndodhë ndryshe apo jo?

Kam folur dhe natyrisht nuk mendoj se qeverisjet nuk do të afektohen nga këta lloj operatorësh tregu. Të rëndësishëm e të mëdhenj, duhet thënë. Vazhdoj të insistoj se është një nga detyrat kryesore të qeverisjes së re të kërkojë, identifikojë dhe të penalizojë çdo lloj afere antiligjore. Së dyti, të lejojë tregun të jetë i lirë duke vendosur në programin e vetë ekonomik, parime të qarta të luftës antimonopol. E thënë shkurt, ajo duhet të ndalojë me ligj praninë në një sektor ekonomik të një operatori të vetëm. Duhet të ligjërohet pa kushte operimi i dy deri në tre operatorëve në një sektor të caktuar. Vlerat e kësaj praktike Shqipëria i ka ndjerë në sektorin e telefonisë celulare, e cila është modeli i shkëlqyer i efekteve që prodhon në cilësinë e shërbimit dhe jetesës së qytetarit gara mes operatorëve. Ndërkohë, fuqizimi i transparencës, si kusht themelor i funksionimit të një shteti demokratik, gjykoj se do të përbëjë bazat dhe themelet për të shmangur në proces këta lloj biznesmenësh të cilët futen në procese ekonomike, nga suporte politike dhe jo nga cilësi menaxhuese.

 

Gjatë një vizite në Shijak disa javë më parë, Berisha është shprehur se edhe sikur të fitojë koalicioni i majtë, “ngjala” do të jetë një problem për ta. Mendoni se ky është preludi i një konflikti apo rivaliteti që thjesht po pret kohën të shpërthejë në lidershipin e së majtës. E kam fjalën për rivalitetin Rama-Meta zoti Meçaj…

Personalisht jam i prirur që procesin ta shoh me efektet më pozitive të tij. Në këtë moment që po flasim së bashku në ekran shfaqet diagrama e votimit në Shkodër. Askujt nga ne nuk do i shkonte ndërmend në këndvështrimin e deritanishëm të ngjarjeve që Shkodra do të votonte majtas. E në qoftë se këtë pyetje ju do ta bënit dy ditë përpara me bindje mbi 90 për qind e njerëzve do thonin se Shkodra voton djathtas. Por ja që duhet të mësohemi që gjërat ti shohim në pozitivitetin e vetë. Dhe Shkodra votoi majtas duke u bashkëngjitur me optimizëm, një procesi tashmë të lindur, në pritje që të zhvillohet siç e duam dhe siç e kemi votuar.

 

Share This Article
14 Comments
  • Me pare te mesojme pse humbi e djathta.

    Pastaj te marim leksione partie nga ideologe,qe as vete nuk e dine pse ndodhi keshtu.

    Arsyeja e humbjes eshte:
    E majta perdori sistemin URIRTH!
    Qe do te thote,hodhi ne votime reth 300 mije votues me shume,se cdo here tjeter
    E kish kuptuar se nuk fitonte dot kurre,bazuar ne perkushtimin e maxhorances per shtetin dhe qytetarin ne 8 vite
    E dinte,se te dyja forcat kishin votues potencial sejcila 1.600.000 veta
    Dinte,se votonin reth 40% te tyre,nga te dyja palet
    Atehere ne heshtje,beri thirjen dere me dere:
    Cdo familje e majte,pa asnje perjashtim,te votojne te gjithe pjestaret
    Me tekniken URITH,nga reth 1.600.000 x 40%=640.000 votues.
    Hodhi ne votime 23 Qershor 1.600.000 x 60%=960.000 votues.
    Pra reth 320.000 votues me shume.,kur e dinin se te djathtet,aq dalin ne votime reth 40%.
    Ja nga e dinte Meta se do fitonte me mbi 200 mije vota.
    Ja nga e dinte Meta me Ramen,se do mernin mbi 80 deputete.
    Ata ishin keshilluar,nga keshilltaret x,y,z se nuk ka rendesi sa punon maxhoranca!
    Rendesi ka:
    TE NXJERESH TERE PJESTARET E FAMILJEVE TE MAJTA PA ASNJE PERJASHTIM,te fusin fleten ne kuti
    Pra cdo shtepi e majte,jo me 1 apo 2 vota,por 3-4 vota.Pa asnje perjashtim,te gjithe ne votime.
    Dhe ashtu ndodhi.
    E per ta kompletuar pyetja:
    Si ka mundesi qe partia e akuzuar me shume nga shqiptaret,pra LSI,na qenka votuar 300% me shume nga populli?
    Pergjigje:Sepse ndroi mjaltin(voten) e bleteve(votuesve) me sheqerin ne koshere.I futi sheqerin i mori mjaltin.
    Ose gjeni ju nje pergjigje tjeter

    Pra korrupsioni ne parlament,vetem per LSI-ne u rrit me 300%.

    Nuk besoj se populli shqiptar eshte nje cope mishi me dy sy ne balle.

    Prandaj kjo eshte nje dardhe e vockel,me nje bisht shume te madh nga pas.

    Pasi sitemi URITH e sheqer ne vend te mjalit,i ka lene thelle shenjat e saj.

    • me behet jashte mase qefi qe pak kesaj humbjeje kaq te thelle te gjithe paskan vendosur te reflektojne

      populli i dha pergjigjen e merituar berishes,ne e denuam per te gjitha krimet e tij,per mashtrimet per vjedhjet dhe manipulimet

      ne treguam se jemi nje popull i zgjuar dhe ne ia dolem,ne hym ne rrugen e rilindjes

      • sot eshte dita kur te gjithe kane shancin e madh te reflektojne tek vetja dhe te rilindin

        sot shqiperia ka hyre ne rrugen e rilindjes,mesa duket dhe PD do hyje ne kete rruge pasi me ne fund pas shqiptareve ata qe po mposhtin friken jane pikerisht anetaret e PD qe deri me sot kane jetuar nen diktaturen e partise shtet

        rilindja ja dole te kryeje detyren e vet,populli ia doli te zgjedhe rilindjen mbi rrenimin

  • Ej, njerez te grigjes se PD dhe aleances se Saliut

    PRANONI HUMBJEN

    Pranoni te pakten humbjen, se kjo nuk eshte humbje, kjo eshte DISFATE

    Jeta vazhdon edhe pa autokratin Sali

  • Berisha nuk ka per te tensionuar dhe per te bere gje tjeter vecse te pranoje humbjen duke mos harruar qe populli nuk eshte me te, Evropa nuk e do dhe SHBA gjithashtu. Ai do perfundoje si miku i tij Gadafi nqse ben te kunderten…

  • Une nuk dua ta degjoj me…e kam degjuar me vemendje per 3 muaj, per ta studiuar si nje fenomen shqiptar dhe jo vetem…Tani pres hapat e reja te qeverise se re…dhe pres qe shqiptaret mos te ofendohen me reciprokisht…sorry for the long post:-)

  • Berisha dhet ti jape lamtumire politikes, duhet ta lere njehere partine demokratike te kete ne demokraci brenda saj, te beje njehere zjgedhje brenda partis sepse nuk e di se si jane, nuk ka bere ndonjehere…Ta lere PD te riformatohet, sepse ne fund te fundit edhe PD ka nevoje qe te Rilinde.

  • Me sitemin URITH dhe sheqer ne koshere ne vend te mjaltit(votes).

    Berisha humbi nje beteje-por jo luften.

    Berisha eshte qendermbrojtes i shkelqyer e sulmues i hatashem.

    Ai e kutoi se mbi 200 votat me teper e mbi 80 deputetet e Metes,sidomos rritja e kryeteakuzueres LSI me mbi 300%.

    Ish nje DUSHK tjeter,shqip URITH.

    Qe mbaroi sot.

    E neser fillon nje dite e re.

    Ku populli do te gezohet shume te kete ne krye te prrallamentit,kryeteakuzuarin Meta.

    Qe te luftojme keshtu korrupsionin

  • Kryetar nderi thate?!… Po nese ky njeri i ka shkaktuar kosto te medha shtetit me modelin e tij shkaterrimtar,per cfare nderesh duhet sajdisur ne PD?!.. E keni ndopak idene more zoteri,ne cfare mocali eshte katandisur PD?! Vegla njeperdorimshe jane shumica e te zgjedhurve sipas oreksit te Zenit dhe Gites!!! Ketij njeriu vetem nje kontribut i ka mbetur per te dhene – te mos shfaqet sa te jete gjalle ne asnje medium publik! Ndotjes ekologjike qe ka lene pas nuk i ben hall as edhe nje plan i tipit marshall. Ka mbledhur rreth vetes ne menyre centrifugale llumin,surrogatot, cengijet!!! Zoti u dha sy e mendje shqiptareve ta shporrin nga skena! Ikja pa kthim e tij ka rendesi sepse rrezon alibine qe mban ne kampin tjeter nje taborr fosilesh te tipit Gjinushi,Milo,Ruci,Dokle,te cilet shpejt duhet te behen gati te largohen nga skena,nje here e pergjithmone!!!!…

  • Eshte njesoj si ne vitin 1992 kur atehere rrezohet nje diktature e eger komuniste,sot pas 21 vitesh shqiperia perzuri nje tjeter diktature po ap te rrezikshme sa e para.
    Shqiperia ka hapur rrugen e re sot,ate te integrimit europian aq te deshiruar nga shqipetaret.

    Ky rezultat i dha nje mesim te mire PD se deshtuar se qendrimi ndaj demokracise nuk eshte modeli qe ndoqi ajo.

    RILINDJE RILINDJE …….RILINDJE

  • Z Olti!

    Si me i ditur qe je ti.

    Si ka mundesi qe kryeikauzuari i maxhorances nga PS dhe nga vete populli,na u be 3 here hero?

    Pra ky popull qe e akuzoi per korrupsion,me 4 deputete,tani na e beka me 15 perfaqesues ne parlament.

    Pasi te kuptosh e te na shpegosh kete.

    Do kuptosh me mire sistemin URITH,pra 300 mije votues me shume.

    Dhe sitemin e SHEQERIT,brenda ne koshere ne kembim te mjaltit

  • Mire,por ke harruar jo paqellim piken nje, drejtesinë ndaj te vrareve ne Gerdec, 21 janar dhe me gjerë!…Nuk ka zhvillim,ekonomik a kulturor pa u bere drejtesi!Bukerangu qe krijon mosndeshkimi i vrasjeve, eshtë permbyses dhe Rames i mjaftojne 300 dite të hedh themelet mbi drejtesine e munguar per të ndeshkuar krimet.Mungesa e juaj dhe nese vjen dhe prej opozites, sjell ne skenë nje force te re politike,MA5S(M5S ne Itali) qe mund te vdes partite dhe njeshat e tyre totalitare…Do shihet si do ec qeverisja e Rames,e cila ka premtuar 300 dite per verefikim!Po e shikojme me kujdes dhe opozicion europian…Rama e di qe vezhgohet nga cdo anë tashme!..

  • Pd humbi dhe me nje H te madhe,

    do jete shume bukur sikur ne krye te Pd te vihet Nard Ndoka,

    eshte me i denje se ata te tjeret…ndersa muli bashke me lulin te shkoje te shoqeroj salen dhe zhozin ne funeral

  • flex mjaft se na hape barkun kur na ben ate analize e na le te kuptojme si kur ke mbaruar kembrixhin njeres si puna jote nuk duhen te qasen as te pragu i deres ..e jo te degjojne brockullat e tua njers si ju u eshte eresuar pamja dhe kerkoni sipas pikpamjes tuaj qe salivicin ta benit nje diktator tjeter me te keq se i pari .ti zoteri qe flet me kaq eufori e qe e paske debulese berishen a di qe ne vendet me demokraci qytetare te qendroje ne pushtet me shume se dy mandate…..po njeres te callepit tuaj mbajne cdo lloj plre ne kuris mjafton qe tu lene litarin leshuar e kjo eshte demokracia per ju por kjo qe ju pelqen ju eshte loja pa regulla te japesh ate vleresim qe i ke dhene ti ketij e bejne njeres te mostres tuaj mos i fyej ata qe votuan ndryshe sepse te perbashket kemi shqiperine dhe jo partite mos futni percarjen ashtu si ben shpirterori juaj tani pijani lengun mblith kategorine tende dhe shkoni e ngushelloheni se nuk del ne sy te publikut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *