Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një deklaratë për mediat foli për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Pëllumbi u shpreh se ODIHR ka dhënë vlerësim pozitiv për zgjedhjet.
“Aktorët kryesorë patëm besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë në zgjedhje.Komisioni Qendror i zgjedhjeve i riformatuar i përkushtua mbikëqyrje së procesit zgjedhor në mënyrë transparente. Vlerësimi i OSBE /ODIHR është padiskutim vlerësimi më pozitiv më i dhënë ndonjëherë. Merita i takon qytetarëve shqiptarëve që shprehen vendosmërinë e tyre për të ushtruar të drejtën e votës në përputhje me rregullat dhe standardet në fushatën e zgjedhjeve”, tha Pëllumbi.
Më tej ai shton se Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me OSBE dhe aktorët politikë në vend.
“Si KAS, ashtu dhe Kolegji Zgjedhor shqyrtuan mosmarrëveshjet zgjedhore. Sa i përket përdorimit të teknologjisë, misioni shprehet se në përputhje me praktikat më të mira, KQZ pilotoi teknologji të reja votimi. U theksua liria themelore, se ne këto zgjedhje në dallim nga zgjedhjet e tjera hetimet filluan zyrtarisht në shumë raste.
Pretendimet nuk u kufizuan në vetëm një subjekt politik. Së pesti, në mënyrë të veçantë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR në vendin tonë.
Angazhimi ynë si forca më e madhe politike është adresimi i rekomandimeve. Një numër të rekomandimeve të OSBE dhe Komisionet u adresuan, të tjera mbetën të paadresuar. Dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë me OSBE dhe për të vijuar përpjekjet me aktorët në vend për të adresuar rekomandimet në frymë e letër”, ka thënë ai.
o.j/dita
