Koalicioni i majtë në qarkun e Korçës është futur në garë me përpjekjen për të marrë së paku edhe një mandat më tepër se në vitin 2009. Partia Socialiste kërkon të marrë 6 mandate, ndërsa mandatin e shtatë synon ta marrë kandidati i Partisë Demokracia Sociale, Arben Rroko. Kandidati që udhëheq listën e PDS-së, e cila mban numrin 19 në fletën e votimit, është i bindur për të përfaqësuar atë parti në Kuvend dhe për t’i shtuar një mandat më tepër koalicionit të majtë. “Kandidoj nga PDS si Partia më besnike e së majtës dhe e Partisë Socialiste edhe në opozitë. Kandidoj për të siguruar dhe garantuar vota dhe fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit. Kandidoj për të kujtuar dhe vlerësuar, gjakun e dëshmorëve, veteranëve dhe familjet e tyre. Sot ne jemi si në kohën e LANÇ kur bijtë dhe bijat e Shqipërisë, morën pushkën dhe dolën me armë për lirinë e vatanit. Ne sot të gjithë duhet të bashkohemi Jo me Pushkë por me Votë, të rrezojmë diktatorin e fundit të Ballkanit dhe Europës, Sali Berishën”, – është shprehur Rroko gjatë prezantimit të tij në qarkun juglindor. Rroko ka lindur në Gorë të Korçës dhe është mjaft i lidhur me zonën e tij, çka pritet të ndikojë në mbledhjen e sa më shumë votave për të siguruar një mandat ligjvënësi.
Lista e PDS-së për qarkun Korçë
1.Arben Hysni Rroko
2. Maksim Hetem Jacaelli
3. Matilda Eqerem Kurti
4. Pandi Petraq Tase
5. Marsela Selami Matraku
6. Alfred Namik Hajro
7. Myzejen Eqerem Manoku
8. Shaban Ramadan Ibrahimi
9. Blerta Muarrem Bimbli
10. Vadimir Ilo Mato
11. Engjullush Hamit Korca
12. Anxhela Fillor Koro
