Arben Seferaj dha dje doreheqje nga kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Dorëheqja e Seferajt erdhi në një kohë kur aksioni kundër vjedhësve të energjisë është në kulmin e vet dhe ishte konsideruar i suksesshëm edhe nga vetë kryeministri.
Ai u emërua në tetor 2013 në vend të Sahit Dollapaj.
Më poshtë, teksti i plotë i dorëheqjes:
Morëm nën administrim një kompani që ishte në prag kolapsi dhe krejtësisht e rrënuar nga të gjithë treguesit financiarë. Borxhet arrinin miliarda lekë ndërsa nevoja për investime ishte urgjente. Niveli i faturimit dhe arketimeve ishte tejet problematik. Po keshtu edhe te dhenat per humbjet teknike dhe ato jo teknike kishin nevoje per nderhyrje drastike. E nisëm punën me tjetërsimin e mënyrës së menaxhimit të kompanisë, duke e parë veten si pjesë të një mekanizmi që duhet të dilte me domosdo nga kriza, për të shmagur një ngërç total të sistemit.
Po punojme fort ne tjetërsimin e kësaj kompanie përmes një plani veprimi te detajuar, dhe me synime e objektiva të qarta. Premtuam përpara Entit Rregullator të Energjisë, ERE, një riorganizim tërësor përmes hartimit dhe implementimit të strukturave të përshtatshme efikase e të qarta për të rritur nivelin e menaxhimit, ndarjen e përgjegjësive ndërmjet njësive organizative, një raport të drejtë mes strukturave qendrore dhe atyre të rrjetit kombëtar, si dhe ndarjen dhe ndërveprimin funksional ndërmjet njësive organizative të biznesit dhe atyre të suportit.
Kemi krijuar një ekip menaxherial profesional nëpërmjet afrimit të një grupi profesionistësh me cilësi të spikatura menaxhimi dhe eksperience, si dhe kemi identifikuar mbështetur dhe motivuar stafin me qëllim rritjen e performancës. Aktualisht, treguesit ekonomiko-financiare te kompanise janë përmirësuar si asnjëherë më parë dhe këtë e provojmë me rezultate dhe shifra.
***
Aktiviteti i Kompanisë se Operatorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike për periudhën Janar – Tetor 2014 ka rezultuar me një përmirësim të jashtëzakonshëm në krahasim me atë të vitit 2013. Kemi KURSYER rreth 10.1 miliard Lekë, duke patur një humbje prej vetëm 5.1 miliard Lekë në krahasim me 15.2 miliard Lekë të vitit 2013.
Të ardhurat e realizuara janë rreth 5.3 miliard Lekë më të larta, ku pjesën kryesore e zënë ato nga shitja e energjisë si pasojë e uljes së ndjeshme të humbjes ne rrjet nga 47 % në 38,3%, duke shitur rreth 3.1 miliard Lekë më shumë. Tejkalimi në të ardhurat e tjera vjen kryesisht nga arkëtimi i kamatvonesave. Me uljen e Shpenzimeve kemi kursyer rreth 4.8 miliard Lekë në krahasim me vitin 2013. Shpenzimet për energji dhe transmetim janë 451 milion Leke më të ulta duke marrë parasysh edhe efektin e cmimit prej 1,941 milion Lekë si rezultat i blerjes nga KESH me çmim eksporti në Prill – Qershor 2013. Tejkalimi në shpenzimet operative lidhet me gjobat nga organet tatimore për mospagim të tatim fitimit të vitit 2013.
HUMBJET NE RRJET
Po ndalem specifikisht te reduktimi i nivelit te humbjeve ne rrjet. Nga 47% që ishte niveli i humbjeve në Janar 2013 arritëm që ta reduktonim me gati 9%. Aktualisht, niveli mesatar vjetor i humbjeve shenon 38.3 %. Ndërkohë nisja e këtij operacioni në terren që prej dhjetorit 2013 ka dhënë impakt pozitiv duke çuar drejt një rënie progresive të nivelit të humbjeve nga muaji në muaj. Humbjet e regjistruara në Tetor 2014 ishin 34.52%, ndërsa presim përmirësim të mëtejshëm të këtij treguesi për muajin nëntor, nisur edhe nga mbeshtetja e qeverisë ne operacionin e ndërmarrë në terren. Po keshtu ne trendin e ndryshimit te humbjeve kemi nje ulje te energjise se konsumuar ne vitin 2014 prej 26% kundrejt energjise se konsumuar ne vitin 2013.
ARKETIMET
Në periudhën Janar – Tetor 2014 është faturuar 3,041 milion Lekë më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2013, nga kjo në muajin Tetor 2014 u faturuan 790 milion Lekë më shumë se në Tetor 2013. Arkëtimet kanë patur një përmirësim tejet të ndjeshëm në vitin 2014 në krahasim me vitin 2013. Kështu në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013 arkëtimet janë rritur me 6,480 milion Lekë. Arkëtimet e periudhës Janar – Tetor 2014 janë realizuar 86.7% në krahasim me 75.8% gjatë periudhës Janar – Tetor 2013. Tejkalimet kanë qenë të ndjeshme për çdo muaj të vitit. Ne Shtator dhe Tetor 2014 ka patur një realizim 102.6% dhe 101% ndërsa në vitin 2013 respektivisht 78.4% dhe 84.2%.
Arkëtimet për muajin Nëntor 2014 janë rritur me 49% ose me 1.499 mio lekë me shumë krahasuar me nentorin e 2013. Rritja eshte reflektuar si ne arketimin te fatures korrente ashtu dhe per faturat debitore. Eshte mundesuar arketimi me mbi 4 mld leke ose 100% te fatures per keto 2 muaj ( Tetor dhe Nentor). Rritja ështe reflektuar mbi 62% tek arkat si efekt I akt-marreveshjeve qe nenshkruajne debitoret prane arkave tona, por kemi rritje dhe tek arketimet e Postes, e cila arketon kryesisht faturen korrente. Edhe institucionet Buxhetore kane rritje krahasuar me nje vit me pare.
KONTRATAT E REJA
Mbi 7.555 qytetare lidhen kontrata me OSHEE-ne brenda nje muaji nga nisja e operacionit per t’i dhene fund vjedhjes se energjise. Mbi 8.200 akt-marreveshje u firmosen me abonentet debitore vetem per nje muaj duke e cuar ne rreth 21 mije numrin e qytetareve qe ligjeruan raportin me OSHEE duke u bere abonente te rregullt.
AKT- MARREVESHJET
Ndërmarrja e ketij operacioni, ka rezultuar edhe në një rritje të konsiderueshme të numrit të abonentëve, të cilët kanë nënshkruar akt- marrëveshje për likujdimin me këste të detyrimeve të akumuluara.
PRERJET
Që prej intensifikimit të operacionit në terren pas datës 27 tetor 2014 numri i prerjeve të lidhjeve të paligjshme arriti në 51 592 ku numrin më të madh e zë Tirana me 13 410 prerje lidhjesh të paligjshme dhe debitore. 569 persona janë arrestuar për shkak të shkeljeve dhe abuzimeve me energjinë elektrike ku sërish vetëm në Tiranë numërohen 210 raste.
Jashtё kёtij operacioni nuk kanё mbetur as njё pjesё e vet punonjёsve tё OSHEE-sё. Nё çdo rast, kur ёshtё provuar se njё punonjёs i operatorit ka qenё i pёrfshirё nё lidhjen e jashtёligjshme tё energjisё, ligji dhe Policia e Shtetit ka vepruar dhe mbi ta. 48 persona të arrestuar janë nga radhët e OSHEE-së, ku Fieri dhe Elbasani kanë edhe numrin më të lartë. Kemi bërë 611 denoncime në Prokurori , prej të cilave 363 në Tiranë dhe 111 në Fier.
Duke vleresuar bashkepunimin e deritanishem, inisiativat dhe implementimin efikas te nje plan-veprimi konkret qe mundesoi arritjen e rezultateve impresionuese ne aspektin menaxherial e financiar, ne kushtet kur dinamika e zhvillimeve rritet dhe pamundesia per arsye personale(familiare) kushtezon prezencen dhe kontributin e nevojshem, ndjehem i obliguar te paraqes doreheqjen time nga pozicioni dhe funksioni aktual! Deshiroj te falenderoj edhe ate pjese te stafit te OSHEE per punen plot perkushtim dhe profesionalizem qe beri te mundur arritjen e ketyre rezultateve te larta. Me bindjen dhe besimin ne mbarevajtjen e metejshme te ecurise pozitive te kompanise dhe tuajen personalisht, sinqerisht suksese ne vjimesi!

————————————–
Me milion % …
e kane kercenuar familjarisht Cubat e “Gungacit-komunist, krimineli Sali Bisha”.
Sa te jete gjalle Kjo “kuceder-mali” gjithe shqiptaret jane te kercenuar.
——————————————————————————————–
Tash spo di cilit Mark me i kthy pergjigje
Mark = 1
apo
Mark= 2
Nja ai Mark qe un e njoh , asht ai :
Qe kur ja nishin Zanin Dhite Kecejshin perpjet prej gezimit
Kur e kqyrshin ngat Markun , ja mesyshin ne shpine te tana Dhite
prej Dashnise se Madhe qe nishin per Markun .
Tash cili MARK asht i verteti ,…………… Ta çon doren qi tash perpjete ,
qe ta kqyrim ………………………..
Se un e ngjof prej Flokeve MARKUN ,
QE i ka si Kallamishta e kallamoqit ,
PLASEN COKOLLATAT EDHE KETEJ
Edhe Enveri ju jepte fletlavdrimi ose i rriste ne pergjegjesi dhe pastaj i arrestonte.
Duhet të ketë diçka që lidhet me integritetin e z. Arben Seferaj? Sepse po fusnin hundët shumë njerëz në detyrën e tij !?
E di qe z.Seferaj ka arsye te forta personale qe lidhen me shendetin e njerezve te shtrenjte te tij, por preferoj te respektoj privatesine e tij si dhe zgjedhjen per te lene detyren e t’u qendruar prane atyre qe kane nevoje per te.
ky esht ai palloshi mark uk
Cudira rilindese!
I eshte kerkuar me dhune dorheqja nga maskarenjet
Eh mor Arben kur te thashe se je nje drejtues “kamikaz” dhe qe do ikesh per shele bashke dhe me nje drejtor tjeter,nuk me besuat .Pritni se ky eshte vetem fillimi.Vetem per nje gje me vjen keq se e kisha parashikuar mbas janarit, jo tani.Por ska gje se ka zot lart.Tung si fillim!
Normal qe do dorhiqet kur ska kush e mbron nga armiqte qe i krijoi profesioni, U tregu i zgjut e iku heret pa henger koken diku,
Shpellareve u duket e cuditshme, te japesh dorheqje, se vetem dorheqjen, shpellari nuk e njeh.
Ti qendrojme asaj qe vet i dorhequri thote, arsye personale, por mund te jete edhe ndonje kercenim real, se Sali Berisha, eshte si kafsha e plagosur.
Pyet ate qe te ka lindur se e njef ma mire.
Seferaj ishte i suksesshem ne aksionin kunder vjedhesve te energjise, por tani duhet nje ” i suksesshem ” ne super aksionin e rritjes se cmimit te energjise. Nje me i devotshem e me kamikaz i partise.
Doreheqje e detyruar. Arben Seferi nje hajdut ordiner qe pat dale jashte kontrollit.Ka punesuar gjithe familjen dhe farefisin e tij ne OSSH.Pervec te tjerave ka pasur dhe 15 milione debi te papaguara. Edi rama i ka rene me bllok kokes ne sy te te tjereve per poshtersite e tij.
Ore rilindasi po mund te thoni nje njeri te familjes se tij qe ky njeri ka punesuar ne OSHEE???
Do ishte me e ndershme te mos genjeni sepse per sa i perket ketyre debive qe thoni eshte fare e thjeshte te verifikohen.
NGJAT JETA,PELLUMB MIKU,NDOSHTA KA MA SHUM TE DREJT MRKU,KU THOT E KAN KERCNUE CUNGALUQET E SALI SERBIT?NDOSHTA DHE TI KE TE DREJT NDOSHTA??POR MIKU UNE THEM SE,NUK KAN ARSYE TE NDERHYN KTA QE E FILLUAN BASHK PRA QEVERIA ME SEFEN!!PERSHENDETJE MIK.
Pérshëndetje dhe nga unë miku im “shqiptar sharri”! Ja ky lajm e sqaron çështjen dhe unë nuk po komentoj më tej? Kujdes miku im sepse mjedisi ynë ka shumë thashetheme e të pavërteta? Armiqtë kërkojnë të na sundojnë duke na zhytur në vorbullën e tyre!!? Tung!
Z.Pellumb .Une e njohe kete djale ne emigracjon .Me ka bere pershtypje se eshte shume i afte ti pershtatet si kultures dhe anarshise.Ajo qe beri me OSSH nuk tregon zgjuarsine e tij por diti ti kundervihet anarshise qe la Sali Rrum-Palla .Nuk eshte vetem ky sektor i carvalitur por gjithcka qe ka patur lidhje me ish administraten e shkuar .
Degjojme qe ka dhe suksese ne shume sektore te tjere .Nuk do shume mend .Kur ballafaqohesh me nje shemtire dicka do te besh kur te varin ne qafe nje kembore . Dhe une mendoje se si Seferi ka shume drejtues qe punojne me pathos per vendin .Gradualishte, po u punua me ndjenje kombetare ,punet do te vene shume here me mire sic i mendojme sot .
Ai eshte nje djale qe nuk trembet.Nuk ka bere e po bene pune te pista si ish koleget e tij te me parshem .Eshte rritur dhe edukuar te punoje me kulture ;ku kemi shume intelektuale qe i mbushin brek.. nga ndonje kercenim .Te siguroje qe nuk eshte kjo arsyeja .Beri nje pune , ne qe komentojme mundohemi te hedhim obsjone nga me te ndryshmet bile dhe duke e ofenduar, nuk e vlersojme qe keshtu duhet te punojne nenpunsit e shtetit .
Ju beje nje pyetje te gjithve .Ne se ne nje shtepi femijte e vjedhi ku do te katandiset familja .Pikerishte kjo familje, Shteti ,eshte jo i vjedhur nga ne por nuk ke nga ta kapesh se u mesuam me shemtira sic eshte vesi me i keq per nje shtet Hajduteria .Pikerishte ky djale u dha nje shembull, kujtdo qe punon ne administrate shteterore, se burimet financjore duhen ruajtur si nje familje nikoqire e jo te tallesh e te abuzosh me to .Harruart te paret qe u mbushem nga djersa e popullit me makina klasi 4*4 gjoja se do te benin punene e OSSH.As ne Londer Berlin ,Paris e ne ndonje vend tjeter nuk kapardisen punonjsit me kete lluks pune .By.. jone ,ku populli nuk ka te haje, shkelim djrsen dhe gjakun e tije duke shpenzuar e shperdoruat financat .Ja per keto pune, qe beri Seferi me OSSH ,duhen vlersuar djemte e talentuar qe punojne ne administraten shterore .
doreheqa e zoterise eshte nje akt civil i vleresuar ajo qe zoti rama nuk ka dijeni se cpon ndodh me administraten eshte fakti me trondites i nje viti qeverisjeje, deputetet e zotit rama qe jane kthyer ne shefa kuadri ,ne te gjitha rrethet kane bere gabime shume te pa falleshme qe do ti kushtojne shtrejte ,me shume se arrestimet per energjine, prishjet e ndertimeve etj. se deputetet ,ne cdo rreth kane ngritur nje komision per verifikimin e figurave qe do te punesohen ne administrate. por cfar kane bere realisht keta anetare komisioni.nuk kane lene njerez te afert pa punesuar, me aresim apo pa aresim. njerez te inkriminuar, vellezer motra farefis ,jane apo jo kontribues.le pastaj kryetari i lsise ne kukes ,nuk ka lene kusheri te shtate pa punesuar, ne nje mbledhje te drejtorise ,ku u diskutua energjia ,80 peqind e punonjesve ishin te se njejtes familje,njeri me shaka tha; me mire ta benin mbledhjenne shtepi ose ne nje rast gezimi familjar.
Asnjerit prej komentuesve te mesiperm nuk i ka shkuar nder mend qe mund te ndodhte edhe keshtu:
http://www.gazetatema.net/web/2014/12/02/arben-seferaj-nuk-u-largua-per-arsye-personale-por-sepse-ia-kerkoi-rama/
Shpatar? Komenti juaj është i besueshëm si njohës i drejtpërdrejtë i z. Seferi por edhe si komentues i vjetër që mua më kini rënë në sy si “serioz”!? Më tepër nuk di çfarë të them por nga punonjës brënda O S Sh-së (tani me emër tjetër) kam pasur informacione për vjedhjet kolosale të sahit dollapit dhe bandës së tij,ende te pazbuluara!!! Kështuqë z. Seferaj mund të jetë dhe viktimë e kësaj xhungle pa shteg kalimi!? Më ka rënë në sy se është djalë serioz dhe ndiqte në cdo hap aksionin antivjedhje të energjisë!? Prandaj shenova në komentin e parë se duhet të ketë dicka që ka të bëjë me integritetin profesional të z. Seferi? Dhe akoma vazhdoj ti qëndroj kësaj bindjeje megjithëse “info analitike” rekomandonte dhe një lajm nga “tema” që sidoqoftë përforconte idenë time të “integritetit”? Përse ja ka kërkuar dorëheqjen z. Rama dhe a ka të bëjë kjo me “integritetin”? Ta shohim por tani për tani nuk kemi informacion rreth “përse-së së z. Rama”!? Kemi vetëm atë qe thoni ju dhe unë e besoj!? Nderime!
Pellumb, pershemdetje.
Ne artikullin e djeshem qe shkruante Milua te kam kthyer nje koment.
Ndoshta mund te te terheqi kureshtija lexoje. Do te kisha deshire te me ktheje
dy fjale…. le te jene dhe te hidhura,se me te embela nuk jam mesuar.