Arbër Çekaj i 613 kilogramëve kokainë kërkon azil në Gjermani

Leda Hysa

Arbër Çekaj i dyshuar si personi që qëndron pas trafikut të 613 kg kokainë me kontejnerët e bananeve nga Kolumbia në Maminas, ka kërkuar azil në Gjermani, shkruan ballkanweb.

Kërkesa e Arbër Çekajt po shqyrtohet nga Gjykata e Essen.

Sasia e lëndës narkotike e fshehur mes bananeve u zbulua me 27 shkurt 2018 , ndërsa  Çekaj është pronar i kompanisë që porositi kontenierët e bananeve.

Shtetasi Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas Policisë, Çekaj, i cili kishte porositur kontenierin me 20 ton banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe 613 kg kokainë.

Ai është aksioneri i vetëm i kompanisë “Arbri Garden”, siç del nga kërkimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Nga një kërkim në internet, rezulton se firma “Arbri Garden” ka marrë 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut që prej vitit 2012. Për sasinë rekord të kokainës, më 28 shkurt u arrestua Armando Pezaku, që drejtonte kamionin me targë DR 3819 dhe Donaldo Lushaj, që ndodhej si pasagjer, i cili kishte detyrën e menaxherit dhe do merrte në dorëzim mallin e mbërritur nga Kolumbia.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ka ÇEÇUA BIÇAK në GJERMANI !!!!! Jo AZIL tè kêrkosh ti BANDIT , por bëj çfarê të duash , atje NUK do Gjin Gjonër dhe Llalla tè Thartuara , qê i bèri DONALD Luja “HIRRË” të prishur!!!!!!! Në BURG do qëndrosh BANDIT , qê merreni me lloj lloj Pislliqesh dhe pastaj i përdorni pèr tè VRARÈ SHQIPTARËT me VRASËS me PAGESË !!!!!Për Nja 10 VJET NUK do dalèsh nga BURGU KRRIMINEL , dhe mbasi të bësh 10-15 VJET BURG si ÇEÇUA në GJERMANI , do EKSTRADOHESH në SHQIPÈRI dhe me mbarimin e REFORMËS nê DREJTÈSI , do bësh edhe Nja 15 VJET BURG nê SHQIPÈRI!! E ka thènë i madhi Avokat NGJELA , qê nê GJERMANI ka ÇEÇUA BIÇAK!!

  • E ka kerkuar azilin se ai punonte per deputete te Pd Ps dhe Lsi me ne krye Like Mutin.Azilin ja ofrojne si kusht per te kenduar.Tani do ti hiqen petet lakrorit.

  • Fshatari tani do hiqet si intelektual që e përndjekun per idetë politike mbi …..drogën. Këta janë kafshë.

  • Ky Cekaj, fisi i Kulicajt,duhet ekstraduar me cdo kusht ne
    Shqiper dhe te “guduliset” paksa derisa te nxjerre lidhjet
    e tij me Berishen dhe banden e tij tropojane qe ia nxine
    faqen Shqioerise. Ky Kulicaj,alias Cekaj, ka kerkuar stre-
    him politik ne Gjermani dhe kush e kerkon nje trafikant
    droge qe sipas dokumentave e provave shume kokeforta
    tregojne se ky bandit i ka te gjitha te dhenat si trafikant
    droge. Vetem fakti qe kontenieret kishin nje dubel shtrese
    sekrete qe edhe me nje neurone ne tru cdo njeri e kupton
    perse eshte bere kjo depozite sekrete.Keshtuqe nuk ek-
    ziston easnje dyshim per kete bandit i Sali Berishes dhe
    bandes se tij per trafikimin disa vjecar te droges nga Ko-
    lumbia dhe Ekuadori. Horrat tropojane, nja 13-14 gang-
    stere,vecoj tropojanet trima,besnike,te ndershem e patri-
    ote, por e kam fjalen per kete grup banditesh qe zbriten
    ne Tirane me morra e zgjebe dhe tash 28 vjet u shndrru-
    an ne banda mafioze . Cekaj me cdo kusht duhet te eks-
    tradohet ne Shqiperi.Te zbulohen te gjitha lidhjet e tyre
    mafioze duke perdorur metodat qe perdoreshin ne Gu-
    antanamo me grupet e Bin Ladenit qe tash e kemi te gja-lle ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *