Arbitrariteti nuk është demokraci: Askush nga klasa politike e këtyre 30 viteve nuk ka të drejtë morale dhe as historike të mburret për “arritje madhështore”

redaktor

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

“Vuajtjet e pësuara nga natyra apo rastësia nuk shkaktojnë aq
dhimbje sa vuajtjet që na shkaktojnë veprimet arbitrare të të tjerëve” – Artur Shopenhauer

Nuk ka dyshim se njerëzit e medias, edhe kur udhëhiqen nga motive fisnike, nuk kanë më shumë fuqi se të bëjnë të njohura problemet shqetësuese për publikun dhe të kritikojnë sjelljet apo qëndrimet e zyrtarëve të shtetit që ata mendojnë se nuk përputhen me interesin dhe të mirën e përbashkët. Asnjëra palë, as kritikuesit dhe as të kritikuarit nuk zotërojnë monopolin e të vërtetës dhe të drejtës. Është koha ajo që provon vërtetësinë dhe drejtësinë e qëndrimeve tona.

Fatkeqësisht, politikanët, në shumicë dërmuese, kudo në botë tregohen “të shurdhër” kundrejt shumicës së problemeve që ngrihen në media. Është karakteristikë e njerëzve publikë dhe, sidomos e atyre që arrijnë nivelet më të lartë në hierarkitë sunduese që të krijojnë vetëbesim të tepruar dhe t’iu hyjë vetja në qejf.

Për të tillë kategori filozofi Karl Poper ka thënë: “Njerëzit e zgjuar mund të jenë shumë të paarësyeshëm; ata mund të kacavaren pas paragjykimeve të tyre dhe nuk mund të presin të dëgjojnë ndonjë gjë të vlefshme prej të tjerëve”.

Ka mundësi që Poper të ketë pasur parasysh jo vetëm njerëzit e zgjuar, por edhe moralisht korrektë. Po kur qeverisësit nuk janë sa duhet të zgjuar dhe, akoma më keq, jo sa duhet të ndershëm? Atëherë, siç thotë populli “vaj medet për ne!”.

Në të gjitha periudhat e qeverisjeve tona, qysh nga viti 1912 e këtej, kemi pasur individë dhe drejtues politikë që kanë shfaqur sa mangësi të kulturës e intelektit, aq, madje deri në kalbësi, mangësi morale.

Periudha pas 1990, vërtetë na krijoi mundësinë që këto mangësi t’i konstatojmë dhe shpallim sa kohë mbartësit e tyre janë në timon apo ende gjallë politikisht e fizikisht, por, nga ana tjetër, vërehet se kjo “dhuratë e lirisë” nuk ka mundur të shndërrohet në mjet largimi të përhershëm nga drejtimi i punëve dhe, aq më pak, në shpatë ndëshkimi ndaj qeverisësve dëmsjellës dhe ligjshkelës.

Sot, kur opozita shqiptare është e përçarë por edhe e diskredituar për shkak të së kaluarës së saj të inkriminuar dhe aspak efektive, shumica qeverisëse ndihet e rehatshme në punën e saj.

Rehatia në qeverisje sjell jo vetëm dembelizëm dhe mosefektivitet, por edhe iu krijon kushte dhe mundësi pjesës më të pandërgjegjëshme të administratës shtetërore të shkelë ligjet dhe të kryej krime, duke dëmtuar interesat e popullit dhe venitur shpresat e tij për të ardhmen. Në këto kushte ekziston gjithnjë rreziku i sjelljeve dhe veprimeve të papërgjegjëshme, arbitrare dhe të dëmshme të qeverisësve.

Askush nga klasa politike e këtyre tridhjetë viteve nuk ka të drejtë morale dhe as historike të mburret për “arritjet madhështore” për shkak të punës dhe drejtimit të saj.

Përderisa, sipas raporteve të FMN-së, Bankës Botërore, Institutit Evropian (por edhe atij shqiptar) të Statistikave “Shkalla e varfërisë në Shqipëri është nga më të lartat në Ballkanin Perëndimor ndërsa mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëtit… Një e treta e popullsisë konsiderohet e varfër dhe… Shqipëria ka pagën mesatare më të ulët në rajon… Në 2020 Shqipëria kishte të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon (30% të mesatares së BE-së)” etj.etj. atëherë, çdo meritë dhe lavdërim i pretenduar janë mashtrime.

Pse kanë ndodhur dhe ndodhin këto? Është e vërtetë e pamohueshme se ky vend dhe ky popull ka qenë historikisht, prej shekujsh, në bisht të arritjeve ekonomike e kulturore të Evropës, por është po kaq e vërtetë se sjelljet dhe morali i klasës politike të këtyre tridhjetë viteve ka lënë shumë për të dëshiruar dhe ka penguar seriozisht ritmet e zhvillimit të vendit dhe, më e rëndësishmja, ka dëmtuar moralin qeverisës dhe funksionimin normal të shtetit.

Pas shkatërrimeve pa arsye dhe pa moral të “gjithçkaje komuniste” erdhi oreksi imoral dhe kriminal për të përvetësuar ato që mbeten pas shkatërrimeve, anipse ishin “komuniste” ato ishin të leverdisshme. Vjedhjet filluan me privatizimet “për pesë aspra” të objekteve ekonomike, godinave social-kulturore e atyre ushtarake, vazhduan me legalizimet (për interesa elektorale) e pronave të grabitura dhe morën hov të pandalshëm me korrupsionin shtetëror në administrimin e buxhetit të shtetit.

Si mundet të kemi kaq shumë hajdutë në administratat shtetërore, lokale e qëndrore, nëpër OJQ-të dhe fondacionet e panumërt dhe të paskrupullt të mbirë aty-këtu, nëpër gjykata dhe shëndetësi, deri aty sa të vjedhin edhe ushqimet e të burgosurve dhe ushqimet e ilaçet e të shtruarve nëpër spitale? Ku shkojmë kështu dhe deri kur do të ecim kaq gabueshëm dhe pamoralshëm?!

Qeverisjet më të fundit, megjithë disa punë të mira, nuk kanë mundur t’i shpëtojnë të keqes që na ka molepsur dhe, madje, në shumë drejtime kanë vazhduar nën shembullin dhe me ritmet e qeverisjeve paraardhëse. Korrupsioni është kapilar dhe fare i dukshëm.

Qeverisja ka veshur kostumet e “të majtëve” dhe hedh vallet e “të djathtëve”. Oligarkia vazhdon të mbajë frenat e dorës, e fshehur në “sediljet” (ndenjëset) e pasme të pasagjerit por që, jo rrallë, jep drejtimet e shoferit. Qeveria dhe Kryeministri e mohojnë vazhdimisht këtë fakt, por janë dhjetëra veprime dhe vendime qeveritare që e provojnë atë.

Siç është thënë me të drejtë, politikanët gjatë fushatave politike zgjedhore iu premtojnë të pasurve dhe të varfërve, punëdhënësve dhe punëmarrësve se do t’i mbrojnë prej palës tjetër. Por, kur vijnë në pushtet anojnë gjithnjë nga të parët.
Megjithëse jam i prirur t’iu besoj më shumë vëzhgimeve të mia dhe fakteve të sjellë nga media shqiptare, një Rrjet i Evropës Juglindore për Lidership, Zhvillim dhe Integritet (SELDI) e përcaktonte Shqipërinë si vendi me presionin më të lartë të kapjes së shtetit nga bizneset në rajon.

Ndërsa detyrimet kushtetuese të atyre që qeverisin kërkojnë që të mos i ndajnë kategoritë (në daç, klasat) shoqërore në djaj dhe shenjtorë, disa të vërteta janë kategorikisht të pamohueshme dhe flasin qartë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë.

Hajdutët më të mëdhenj në botë janë të pasurit, jo vetëm për shkak të mjeteve dhe rrugëve të përdorura për vënien e pasurisë fillestare, por edhe për mjetet që përdorin për fshehjen e taksave, keq- e mospagimin e punëtorëve, rritjen galopante të çmimeve dhe shërbimeve etj. Ndërsa për botën financiare është thënë se “grabitësit më të mëdhenj të bankave janë vetë bankierët”, për format e tjera të bizneseve është e qartë se shmangia nga pagesa e taksave është mënyrë “jo e dhunshme” e grabitjes kolektive.

Unë shpreh bindjen time se asnjë qeveri nuk duhet të bëjë veprime arbitrare kundrejt biznesit por, po ashtu, çdo qeveri dinjitoze dhe popullore, duhet të jetë shumë e vëmendshme kundrejt procedurave dhe sjelljeve që demonstrojnë bizneset. Pa uri të madhe për pasuri dhe pa guximin imoral për spekulime financiare, shmangie të detyrimeve ligjore dhe shfrytëzim të punëmarrësve nuk mund të arrihen akumulimet gjigante të pasurive.

E keqja dhe e paligjshmja duhet “goditur pa mëshirë” nga kushdo që kryhet, i pasur apo i varfër qoftë. Të godasësh e burgosësh (me të drejtë) njerëz që vjedhin energjinë elektrike apo një ton naftë dhe të mos penalizosh e dënosh biznesmenë (dhe zyrtarë shtetëror) që i shkaktojnë popullit dhjetëra milion euro dëme çdo vit, do të thotë “luftë klasash” me përzgjedhje, ku dukshëm je vendosur në anën e të pasurve.

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe pohonte se “Unë ndjehem keq kur një ligj klientelist, tërësisht personal e vetëm për një kompani, si dëm për njërën e si favor për tjetrën, votohet me shumicë si sot. Ky është problem i madh. Personalizimi i politikës fiskale është gjëja më e rëndë që i ndodh tregut, ekonomisë”.

Unë jam i prirur t’i besoj z. Braçe, me të cilin s’kam kurrfarë njohjeje, sepse janë edhe dhjetëra veprime qeverisëse të dyshimta dhe asfare dinjitoze që të shpien në përfundime të padëshirueshme dhe të papranueshme.

Si mundet që kompani qesharake, me kapital fillestar vetëm dhjetëra mijëra euro, pa kurrfarë eksperience në punë dhe, rrjedhimisht, pa kurrfarë besueshmërie në treg, të fitojnë tendera qeveritarë vetëm pak muaj pas themelimit, të tillë si ai i incineratorëve (impianteve të djegies së plehrave) apo të një segmenti të Unazës së Madhe?!

Çfarë etike ka qeverisja kur një ish-zyrtar të lartë të saj, si z. Ilir Beqja, ndonëse ndodhet nën hetim nga SPAK, e emëron Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Fondeve të Donatorëve? Kryeministri u përpoq ta mbronte duke thënë se “Ka një hetim për çështje kur ka qenë ministër. Ai nuk është i akuzuar sot. E dyta, e vlerësoj për aftësitë e tij”.

Ku i ka shfaqur këto “aftësi” z. Beqja dhe pse nuk pret Kryeministri derisa të shpallet i pafajshëm por ecën në rrugën e S. Berishës dhe L. Bashës që persona të dënuar nga gjykatat e shkallëve të para i emëronin drejtorë apo i bëjnë deputetë? Për hir të së vërtetës duhet thënë se, ndonëse z. Beqja mund të jetë i pastër si “kristali”, ai dhe disa zyrtarë shumë të lartë, të kësaj qeverisjeje, të djeshëm dhe të sotëm, kanë namin e keq. Dhe, populli thotë: “Më mirë të daltë syri se nami!”.

Lidhur me rastin e ish-ministrit L. Koka, Kryeministri tha se ajo ishte një çështje individuale dhe se ai dhe Qeveria nuk mbajnë përgjegjësi “edhe sikur e gjithë qeveria të gabojë…”. Kjo nuk është fare e vërtetë. Kryeministri, ndonëse nuk përgjigjet penalisht, moralisht dhe politikisht mbetet përgjegjës, së pari për moszgjedhjen e njerëzve të duhur në kabinet dhe, së dyti, për moskontrollin e punës së tyre.

Një aspekt tjetër i dyshimtë është edhe fakti që Qeveria ka caktuar një fond në buxhet prej shtatë milion euro “për ndërkombëtarizimin e universiteteve”. Çfarë do të thotë kjo dhe pse është e domosdoshme? Shumica e universiteteve tona janë private dhe “promovimi” i tyre dhe i atyre shtetëror le të bëhet me fondet e tyre dhe me punën e tyre.

Kur ato të “prodhojnë” njerëz të aftë në të gjitha fushat e shkencave dhe të dijes, promovimet vijnë vetvetiu, pasi nuk ka gjasa që universitetet tona të bëhen qendra arësimore e shkencore tërheqëse për botën e jashtme. Aq më pak me nivelet e tyre ekzistuese që lënë shumë për të dëshiruar.

Kur të rriten nivelet shkencore dhe mësimore të tyre pastaj “nami” del vetë. Tani për tani le të vetëreklamohen falas nëpërmjet sistemit kompjuterik. Me shtatë milion euro mund të ndërtohen 2-3 shkolla në zonat e varfëra fshatare.
Nëse administrata qeverisëse qëndrore shkon me mendimin se “edhe këtë mandat jemi prandaj t’i mëshojmë sa të mundemi…”, shqiptarët do të dëgjojnë më shpesh këngën e kosovarit Gold Ag që thotë “Prishtinë-Tiranë, hajna në çdo anë” dhe SPAK dhe organet e tjera të “drejtësisë së re” duhet të fillojnë pa vonesë gjurmimet, hetimet dhe penalizimet e “guximtarëve të së keqes”.

Një nga veprimet më arbitrare dhe të pamenduara të shumicës aktuale qeverisëse është ideja e shkurtimit të numrit të gjykatave dhe përqendrimi i sistemit të gjykimit në Apel në një gjykatë të vetme.

Megjithë gjendjen e mjerueshme sasiore dhe cilësore të gjykimeve të derisotme, tani kërkohet që qytetarit shqiptar, përveç trazimeve, shqetësimeve dhe shpenzimeve që iu shkaktojnë keqbërësit e rrugës dhe ata të qeverisjeve qendrore e vendore, t’iu shtohen edhe shpenzimet dhe vështirësitë e pafundme në ndjekjen e proceseve penale e civile ku ata janë paditës apo qoftë edhe të paditur.

A kanë menduar “ideologët” tanë të politikës, që vajtjet e herëpashershme në Tiranë nga zonat ekstreme të vendit iu kushtojnë palëve në gjykim kohë dhe shpenzime të pallogaritëshme dhe të shumëfishta krahasuar me rastet kur gjykatat ndodhen afër vendbanimit?

A e dinë ata se, deri tani, një avokat mund të ndiqte edhe dy gjyqe brenda një dite, ndërsa me ndryshimet e pamenduara mirë, pjesëmarrja në një gjyq në Tiranë, avokatit nga Tropoja, Saranda apo Erseka i merr dy ditë, duke e penguar të shkojë në gjyqe të tjera dhe duke e detyruar t’iu kërkojë klientëve të tij pagesa shumë herë më të mëdha se deri tani?

Një avokat dhe klientët e tij mund të vijnë në Tiranë për gjykimet në Apel dhe të kthehen disa herë në shtëpi pa u zhvilluar seancat (kjo ndodh rëndom) sepse mungon gjyqtari, prokurori apo avokati i njërës palë.

Përse kërkoni t’ua bëni jetën ferr dhe akoma më të padurueshme qytetarëve dhe votuesve shqiptarë, pa nevojë dhe pa arsye?! Në vend që t’i afroni shërbimet, edhe ato juridike, sa më afër qytetarit, ju përpiqeni, pa mend dhe pa vend, t’ua largoni ato tutje.

Nëse kjo ide e pamenduar mirë do të bëhet realitet, neveria dhe armiqsia e shumicës së qytetarëve shqiptarë me këtë shumicë ligjvënëse, me të drejtë, do të bëhet e pandreqëshme as me përrallat propaganduese, as me zbukurimet (dekoret) mashtruese dhe as me ndonjë veprim qeverisës vërtetë demokratik.

Është ide krejt e gabuar, e panevojshme dhe mjaft e dëmshme. As sofizmat politikë nuk e legjitimojnë.

Share This Article
22 Comments
  • Gjithmonë i kam përlqyer shkrimet tuaja z. Malaj, po kështu edhe këtë shkrim, por shprehja e juaj se:« Është e vërtetë e pamohueshme se ky vend dhe ky popull ka qenë historikisht, prej shekujsh, në bisht të arritjeve ekonomike e kulturore të Evropës » duhet qartësuar. Nuk ka qenë e tillë rreth viteve 1980. Shikoni statistikat e OKB-së dhe do të shikoni që Shqipëria ishte brënda 50 vèndeve te para të antarëve të OKB-së. Arsyeja është që kishte një ekonomi të qëndrushme, pa borxhe, me arsim dhe shëndetsi të gjërë, e elektrifikuar në çdo fshat, prodhonte 95% të të gjithë pjesëve të këmbimit, prodhonte nickel, ferrokrom, bakër, naftë, etj. Politikanëve të sotëm nuk u pëlqen të përmënden këto, që të tregojnë sukseset e tyre, por ështe detyra e juaj si gazetarë që të shkruhet ekzaktësisht si ka qenë.

    • Shqipëria kishte ekonomi të qëndrueshme dhe arritje para viteve ’80-të?!!! Po ç’thua o mik, “shikoni statistikat e OKB-së” thua, për arritjet ekonomike të Shqipërisë…
      Pse nuk thoni që statististikat e OKB-atë kohë mbështeteshin mbi shifrat fallco e fiktive të burokratëve hipokritë e të ndrydhur trushplarë të asaj kohe që i jepeshin OkeBeSë..?!
      Prodhuam atë traktorin e parë shqiptar që peshonte sa dhjetë tankse sovjetikë, edhe biçikleta qé peshonin një ton.

      • I nderuar @Medi Belortaja, që edhe se mendoj që të ka intriguar, komenti më siper qe te bësh tendin, keqardhje që je lodhur kot edhe pse ke shume, shume te drejte per sa shkruan. Them keqardhje sepse ka një kategori njerëzish, që mund të jenë të ndershëm por dhe naivë, që janë të fiksuar në *kohën e qepës”, të qorrollepsur nga propoganda e shpifur e “kopshti të lumturisë” socialiste, sa është e kotë të merresh me ta. Lej të nanurisen akoma në ëndërrat e tyre dhe nostalgjinë për atë kohë. Në fund të fundit nuk i sjellin askujt ndonjë dëm, me ta mund të vemë pak buzën në gaz dhe kaq mjafton.

        • E di që disave u djeg e vërteta! Të shkruash të vërtetën nuk është « nostalgji », por tregon dinjitet njerzor. Ka 31 vjet që media shqiptare « pompon » shqiptarët me gënjeshtra! Arsyeja është që të rinjtë të dinë të deformuar të kaluarën dhe politikanët e sotëm t’a kenë më të lehtë drejtimin e turmës. Për ne që e kemi jetuar, këto gënjeshtra nuk kanë vlerë, por edhe kur ndonjëri që thotë ndonjë të vèrtetë e bejnë « nostalgjik »! Këtyre njerëzve u them që të kenë pak respekt për veten e tyre, sepse njeriu nuk është një krijesë vetëm për të ngrënë, për të dhjerë, dhe për të gënjyer, por kërkon edhe pak personalitet!

        • E di @Bureto e di, shumë nga specia jonë e vetëquajtur njerëzore e kanë trurin në formë bunkeri me beton dhe hekur nga ai i cilësisë më të fortë dhe special. Por edhe po aq të dobët sa e shesin gjoja-karakterin, fake-parimet dhe fake-idealet për interesa cfarëdolloj personale apo familjare të kohës.
          Në një intervistë të para pak viteve Nexhmije Hoxha i deklaron me një nënqeshje tallëse dhe përçmuese gazetares Rudina Xhunga kur kjo e fundit e pyeti diçka për dënimin me vdekje ndaj Koçi Xoxes, se “Koçi Xoxe një copë teneqexhi ishte, një injorant, i pa shkolluar, kurse Enveri i saj ishte ehuuu, sa i ditur, kishte parë Francë me sy (!!!)”
          Dhe kush e thoshte këtë, gruaja e diktatorit mizor, që gjoja mbështeteshin dhe luftonin për proletariatin, klasën puntore..
          “Kalova lumin, të dhjefsha kalin”, është shprehja që i shkon më tepër diktatorit, sojit të tij, dhe bandës kriminale komuniste e quajtur dhe e maskuar si “Byro Politike e manekinëve gri të KQ.P.P.SH”..

        • I nderuar BURETO, me duket se je zotrote ne kohen e qepes, por e kam verejtur edhe ne komentet e herepashershme te tuat, qe ke nje lloj urrejtje antishqiptare sa shihet edhe nga avjoni.

      • Per komentuesin, Si ka qene Shqiperia.

        Ti thua qe Shqiperia kishte nje ekonomi te qendrueshme dhe nje industri apo hidrocentrale.

        Dhe une te pergjigjem qe kete pak industri dhe hidrocentral , i kishte Shqiperia sepse ia kishte dhuruar Stalini dhe Kina .
        E dyta , si ka mundesi qe te kesh industri te madhe minerale dhe te jesh i varfer?
        Si ka mundesi qe te kesh kombinate tekstilesh dhe te mos kesh kemishe , fustan apo breke te veshesh ?
        Dhe se treti ti thua se kishim ekonomi te qendrueshme, kur fshatari u kthye ne konsumator dhe nuk kishim cfare te hanim?
        Nese do kishe ekonomi te qendrueshme, nuk me thua, PSE SHQIPERIA DHE POLITIKA GANGSTERE MAFIOZE GJOJA KOMUNISTE SHQIPTARE, NE 90- dhjeten, I HOQI BREKET DHE I HAPI VETE SHALET TEK SEMAFORI I PERENDIMIT DHE U KTHYE NE PROSTITUTE? A THUA VALLE NGA EKONOMIA E QENDRUSHME QE KISHTE , SIC THUA TI?

        Zoteri, une po te them se te gjitha diktaturat te cfare do lloj forme qofshin, nuk sjellin zhvillim por vetem varferi, shkaterrim, degjenerim dhe korrupsion.

        • Pse nuk e kupton ti se përse i hoqi brekët në 1990?! Sepse zbritët ju hijenat nën drejtimin e Berishës dhe shkatëruat uzinat, fabrikat dhe çdo gjë e mirë që u ndërtua për 45 vet nga shqiptarët. Ishit të programuar nga agjenti serb Berisha, sa edhe Milosheviçi u shpreh se mund të merrte Tiranën më një klub gjuhetarësh! Politika mafjoze shqiptare është 31 vjeçare dhe jo 80 vjeçare, sikurse shkruani. Për 31 vjet u bë qilizëm nga ju dhe tani nuk ka mbetur asgjë nga e kaluara. Qilizëm mund të bëni vetëm prapanicat tuaja, se nuk ka mbetur asgjë nga e kaluara. Berisha është i juaji dhe mos bëni akrobacira gjoja mendoni për Shqipërinë. Jeni vemje që as uji i Oqeanit nuk ju pastron.

    • Shume sakte ,por duhet te themi nje gje te vertete! Beqja, qe ju merrni si shembull,une nuk e di te verteten,eshte i biri i te madhit Hamit Beqja! Nje njeri i nderuar dhe patriot,tejet i kulturuar, qe vendosi bazen e arsimit shteteror ne SHqiperi, nje nga te vetmet arritje te Enverit! E saliu erdhi nga malet,me valixhe druri dhe ju ngjit komunisteve si muti pas kepuces,nen opinionin se “malesoret” jane besnike! Shume nga pasaniket e sotem, e sidomos tropojanet jane bere te pasur po si? Pse i rine Saliut pas bythes? Do te vije dita per te gjithe!

      • Katarsis, pema vleresohet nga frutat qe jep dhe jo nga rrenjet. Sipas jush meqenese e ka pas babane te mire ky hajn, eshte edhe vet i ndershem. Po te kujtoj per Beqjen koncesionin per CEK-UPin qe kishte vetem nje kafene, apo e ke harruar?

  • A e morët vesh për Poroschenkon, ish-kryeministrin ukrainas? Ukraina e arrestoi i bllokoi të gjithë pasuritë e vëna me korrupsion! Ai është shtet me karakter, me drejtësi vërtetë, ose përpiqet sinqerisht të jetë si i tllë.
    Po ne ? Ne zvarritemi pafundësisht, ankohemi, grindemi, llafollogjisemi pa fund që të gjitha debatet dhe polemikat të nesërmen i merr era, dhe ja nisim prap nga e para, dhe prap nga e para pafundësishr deri sa plakemi e vdesim, duke mundur vetëm t’i hamë munë korrupsionit dhe të korruptuarve të vegjël e të mëdhenj. Edhe të mëdhenjve fare që fshihen pas demagogjisë dhe turmave të lloj-lloj idiotëve që dinë të flasin, por jo të mendojnë, që dinë të bërtasin, por jo të arsyetojnë, që dinë të ngrejnë grushta dhe dy gishta përpjetë për t’iu hedhur hi syve atyre që i shohin. Kemi lloj-lloj partish dhe partiçka gjoja me ca ideale, kemi dhe gjasme opozitra me alternativa, dhe drejtime të ndryshme, synimi i të cilave dhe i drejtuesve të tyre është të fshehin majmjen e tyre në kurriz të popullit, të fshehin fajet dhe krimet e qeverisjeve të mëparshme, dhe të synojnë përsëri dhe përsëri pushtet, poste e mundësira korruptive për vete dhe për lakejtë e tyre që i kanë rrotull!
    Të mjerët!
    Nuk e kuptojnë dot sa e mjerë është lakmia dhe pangopësia që kanë në shpirt dhe mendje!
    Si nuk e kuptojnë dot që jeta është e shkurtër, e shkurtër fare ca dhjetravjeçarë! Ah, mendojnë për trashëgimtarët e tyre, t’iu lenë pasurira të tundshme dhe të patundshme, vila e pallate, llogarira bankare..
    Të mjerët!
    Nuk janë vetëm të varfërit të mjerë, më tepër janë të pasurit, ata janë edhe cinikët, hipokritët shpirt’tharët, “elitarët”, lakmitarët, të pangopurit…me përjashtime sigurisht…
    A ka më mjerane se pangopësia, a ka dënim më të madh se lakmia..
    Ha, ha, ha…pi, pi, pu…dhe nuk ngopesh dhe nuk shuan etjen kurrë…

  • Halle te medha ka vendi yne. Borxhi i shtetit qe rritet çdo dite nga vjedhja masive qe behet nga burokracia shteterore ne çdo tender, PPP, konçension etj. etj. nuk siguron te ardhme edhe per brezat e ardheshem qe do ta paguajne me djersen e tyre. Shkrimi Viktor Malaj ven ne dukje shume plage te vjetra e te reja qe hapen ne trupin e vendit tone. Me vjen keq. Ne vitin 1992 nje ingjiniere erdhi per nje stazh specializimi disa muaj ne Itali te siguruar gratis nga pala italiane.. Gjate kohes qe ajo studionte ne Itali ne Shqiperi fabriken ku punonte e “privatizoi ” nje deputet demokrat qe pushoi tere 150 puntoret dhe e ktheu ne germadhe. Asaj i mbetesh vetem nje rruge EMIGRIMI. Kete fat kane pasur me mijra specialiste te kualifikuar shqiptare pas vitit 1992 dhe vazhdojne mjerisht ta kene edhe sot, por ne nje mase me te vogel..

  • OK,V.Malaj.Mendoj se për katraurën 30 vjeçare Qeverisëse në Shqipëri përveç Atyre që përmëndni Ju,duhet të vihet më fortë gishti mbi plagë.Dhe kjo është DREJTËSIA e kapur nga S.Berisha që më 1992 e cila është bërë dhe vazhdon të jet TMERR i Shqipëtarve që jo vetëm i ka “falur” Pushtetararët e korruptuar gjat gjithë qeverisjeve 1992-2021,Por e kanë rjepur popullin me gjyqe të padrejta dhe me pagesa të majme duke e varfëruarë më keq Atë.
    -Nëse drejtësia do kishte bërë ARRESTIMIN E PARË ta zëmë të vjedhjes të 230 mil.€ të rrugës së Kombit nga LUL BASHA nën drejtimin e Sb,besoi asnjë pushtetar nuk do kishte vjedhur aqë shumë para nga buxheti Shtetit.
    -Duhet thënë TROÇ,se thesi i vjedhjeve masive KORRUPTIVE është hapur shumë nga qeverisja e PD me në krye Sb që në 92,me pasurinë Kombëtare të 45 viteve të mbi 350 mild.$.Ndaj DASH me të drejtë e ka futur Atë në LISTËN E ZEZË.Nëse NAFTA,etj nuk do vidhej nga REZART TAÇI MIKU SB nuk do ishim kaq të varfër.
    -Edhe për vrasjet masive është “dalluarë”S.Berisha,Si në 2 prill 1991 Shkodër,Gërdec,21 janar,Të A.Hajdarit,Remzi Hoxhës,Trebickës,4 vëllezrit Haklaj dhe 200 Tropojan të tjerë,etj..etj.
    -Dhe nuk mund të pretendojmë se do ndërtohet DEMOKRACIA e vërtetë kur Sb cilësohet nga DASH si dhunuesi i saj në 30 vite.
    -Nuk mund të pretendohet për qetsi publike kur Sb cilësohet nga DASH shpifsi më i madh me RETORIKË helmuese në Shqipëri,ku për çdo ditë kërkon REVOLUCION.
    -FLM DITA,FLM V.M

    • Ethem Lalaj, a e di se si i themi ne tironsit rasteve si keto komentet e tua? Ale ke ura ti. Rilindja ka 9 vjet ne pushtet, beri dhe vetingun, na u mburr me SPAK-un, i zgjodhi vete te gjithe gjykatesit e prokuroret dhe ju vijoni avazin: fajin e ka Saliu, sllogani i atit tuaj shpirteror Edi Rama. Dukesh qe duhet te jesh matufepsur.

  • Përgëzime Z. Malaj për shkrimin e sotëm në g. “Dita”! Por, jo vetëm për shkrimin e sotëm. Në të gjitha shkrimet tuaja vihet re mençuri, dituri, patriotizëm, guxim dhe ekuilibër i fortë, politiko-social. Ju personalisht dhe gazetarët e tjerë si, Islami, Shehu, Tarifa dhe ndonjë tjetër, jeni zëri i së vërtetës.
    Respekt!

  • I nderuari zoti Viktor Malaj,ju pershendes per shkrimet truaja ne denoncimin e katrahures 31 vjecare!
    Por gjykoj se pas 31 vjetesh,nuk mjafton fare kaq gje,sepse jane shfryrje ndaj pasojave,kur njerezit e ditur si ju duhet te trajtojne SHKAQET e tyre,shkaktaret dhe rruget e ndryshimit te nevojshem!
    Se pari duhet qe ju dhe gazeta e nderuar DITA ne dilni nga anonoimati,se ju vete shkruani anonim dhe eshte me lehte se sa te ballafaqohesh me realitetin qe te kundervihet!
    Kete e them edhe per gazeten dhe kete e faktoj nga pervoja ime!
    Kur Rama sajoi te ashtuquajturen “Bashkeqeverisje me qytetaret”,qe une e denoncova ne nje leter drejtuar kryeredaktorit Thano e te botuar ne ate rubrike tek DITA si MASHTRIM i MADH,jo vetem nuk u vleresua si problem,qe kishte te bente me rrenimin e demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi,por as thjesht per vrasjen e fjales se lire!
    Pas letres time askush nuk reagoi qe te shtjellohej me tej problemi ne fjale!
    Me pas ne 2019 kur BB botoi raporti8n vjetor te saj ku denonconte per Shqiperine se “Gati 50% e bizxneseve jane informale dhe 37% e te punesuareve punojne ne te zeze”,prap heshtja vazhdoi,sikur behej fjale per ca kupona per kafe e jo per deme kolosale qe i ishte bere arkes se shtetit dhe mijra te punesuareve ne te zeze,gje qe vertetonte mungesen e demokracise dhe shtetit ligjor!
    Cfare roli luajti shtetezimi i ankesave te 4 milion qytetareve shqiptare vetem ne portalin kryeministror,kur mijra te punesuar ne te zeze tek keto mijra biznese,nuk guxuan te ankohen atje se jo vetem nuk paguheshin me rrogen e plote,pa kontrata pune ,por edhe se nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe se nuk perfitojne sherbime shendetesore falas etj!?
    I kam ngritur keto,por askujt nuk i ka l;evizur as qimja e flokut qe t’i trajtonte me ze te larte!
    Po keshtu ndodhi edhe pasi Rama dekjlaroi se “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”,duke i amnistuar politikisht te gjithe qe nga Berisha e deri tek vete Rama!
    Asnje germe nuk u shkruan kunder kesaj deklarate kriminale!
    Ka edhe plot te tjera,por kjo ndodh se ju si gazete duhet t’;u hap[ni vend te shkruajne qytetaret e ashtuquajtur REBELE,qe ngrejne zerin e protestes kunder realitetit te sotem antipopullor!
    Cfare duhet te presim me akoma pas 31 vjetesh kur shumica e shqiptareve vuajne per buken e gojes?
    Pse heshtet kur shihet se lagjet periferike te Tiranes,me konkretisht Yzberishti dhe Astiri qe perbejne lagjen nr.14 te Tiranes jane vetem GETO ku mijra femije dhe te rinj bashkia nuk u ka ndertuar asnje cerdhe,kopshte,lulishte,biblioteka,kende lojrash,fusha sportive,parqe,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,rruge te shtruara midis pallateve,plehra kudo,bile as kosha mbeturinash nuk ka etj?
    Si mund te mbushni faqet e gazetes me shkrime kunder krimeve,kur ata qe kryejne krime sot nuk u bene kriminele brenda nates,por se u bene te tille nga qe shteti,shkolla dhe shoqeria i ka braktisur qe ne vitin 1990 totalisht!
    Ne se femijet dhe rinia pervec shkolles nuk kane asnje mundesi per t’u edukuar dhe argetuar me ART,KULTURE dhe SPORT,sepse bashkia e babezitur gjykon me me prioritet rruget e gjata,pedonalet,bulevardet e vdekura si nai tek ish stacioni i trenit,te hedhe miliarda vetem tek liqweni artificial apo tek ai i Farkes etj,ndersa lagjet i ka lene ne mjerim,atehere keta mijra femije dhe te rinj do t’i joshe krimi i organizuar!

  • I nderuar Viktor , doja te thoja me gjithe se jemi ne 2022 akoma nuk i keni kuptuar disa gjera , ose beni sikur nuk i kuptoni .Ju shpreheni per PS , qe ka veshur kostumin e te “majtes” , por ecen ne te “djathten” .Jeni komplet gabim , deshiroj te mos e kishit shkruar me koshjence .Ne Shqiperi i nderuar Viktor , nuk ka pasur as te majte e as te majte . Ju mediat mos na beni per budallenj , mos na i beni derrin daje .. A e kini idene ceshte te jesh i djathte ose i majte . Kemi 31 vite , si PS , LSI e PD kane patur te njejtin program , mer e vidh , perdhuno kushtetuten posacerisht per pronat nen stop njelloj . Bile te gjithe ne kor bretkocash as edhe nje zyber i ” majte” e i ” djathte ” nuk hapi dosjet e sigurimit te diktatures, nga me egra ne bote .Nuk po ti numuroj temat e tjera se jane te pa munumurta . Pa ironi ja u them juve , po te gjeni ndonje ndryshim ne programet sado te vogel midis te “djathteve ” dhe te ” majteve ” do ju kerkoj falje . Por vetem qenin e ngordhur do te gjeni .Ka shume tema per ju gazetaret te shkruani ne qoftese do ndihmoni popullin tone te mjere e te varfer , por nuk po ja u permend dinjitetin ,se fatkeqesisht qe nga 45 e deri me sot ne shqiptaret , nuk e kemi pare dinjitetin , nuk e kemi prekur , na i kane rrembyer me brutalitet politikanet mbare , duke shkateruar me themel drejtesine , duke shkelur kushtetuten diten neper diell .Dhe po nuk u zbatua ligji , po nuk shkoi prona tel pronari legjitim , qe po i terheqin zvarre pronaret ,te gjithe partite , po nuk veproi drejtesia , po nuk interesua kryeministri te vendosi te aftit neper dikastere , por bejne te kunderten te emeroje partiaket e pa afte qe e votojne , e dreqi me te birin ,atehere si do ta njohim ne kete dinjitet ??!!???

    Teme tjeter z Vikror .Merni e shkruani dhe per monopolet mbare te PS , PD e LSI qe i kane ndare me shume kujdes midis tyre dhe qe “zihen ” deri me shishe boje , e te shara pa edukate , per tna tregetuar ” ne budallenjeve ” kokpalare se ne jemi kundershtare te betuar pa kompromis ne politike me njeri tjetrin . Beni te qarte popullit te varfer pasojat e monopoleve te ketyre maskarenjeve hajdute te pa ngopur ,anet negative qe rendon mbi kuleten e “kokplareve ” fukarenj. Nuk kemi fare , nuk ekziston tregu i lire . dhe ne finale kjo menxyre e perbindeshme per tu pasuruar ne kurriz te popullit te mjere , e te varfer e te pa perkrahur me dhune prodhon , rritjen e cmimeve , po ashtu prodhon edhe cilesine e dobet te mallit .

    Mer e shkruaj i nderuar Viktor , tjeter teme ,kur te keni kohe , drejtohu Edi Rames , te mesoje si ecen ekonomia , Si drejtohet nje shtet , , Ta mari vesh Rama ,qe duhet te zgjedhe, te emeroje ne qeveri specialistet me te mire te vendit , me karakter e me dinjitet ,dhe nuk diskutohet te jene specialiste te mirefillte .E jo ca cupulinka ministre ,qe i terheq rehat prej hunde , ku te gjitha e kane frika Sulltanin , dhe bejne vetem cfare i thote sulltani . Shkruani z Viktor , beja te qarte Rames , ti largohet unit . Dhe ta mesoje ne te gjithe boten e zhvilluar perendimore , intelektualet e ketyre vendeve ,kur i pyet vendi i juaj eshte pikture dhe ju keni patur fat dhe keni qene njekohesisht te zgjuar ,qe keni votuar kryeminitra te zote e patriote , pergjegja e menjehereshme e ketyre intelektualeve perendimore eshte , nuk kemi fare respekt per kryeminitrat , qe me te drejte eshte bere vendi vertete pikture , por ne kemi respekt vetem per specialistet , fatkeqesisht ne nuk i njohim , dhe ne jete te jeteve nuk do i njohim me keqeardhje , por i vetmi respekt per kryeminitrat nga ana e jone eshte , se ata kane qene te pergjegjshem e patriote ,qe kane zgjedhur ekspertet me te mire .E jo si Rama, qe i di te gjitha , ska nevoje fare , me keq si i ati i vet shprteror Enver , ai i di si te pjellin lopet kater vica ne muaj , si te ngase avionin e vaporrin e deri tek arrat qe te bejne prodhim 6 here ne vit .Kjo nuk eshte i nderuar Viktor tallje , ose ironi per Ramen , jo , por e verteta eshte, se keto jane shenjat e nje diktatori te mirefillte , Nuk jane fare budallenj , vazhdojne me teorine marksiste leniniste , sa me fukara ta lesh nje popull aq me e kollajte eshte ta mbash ne tutel , e terheq nga hundat , tamam si ministreshat cupulinka te tijat , qe perkthehet letshem edhe nga bufi i pulave .

    Tjeter teme i nderuar Viktor , merni e shkruani , se u shkateruan te gjithe qytetet , betonizuan sidomos Tirana qe eshte pa diskutim kryeqyteti me i piset me ajrin ne bote dhe eshte me keqeardhje kanceroz , pa diskutuar per parkimet qe kurre nuk eshte menduar . Ti rojne parate e gradacelave mafjes . Se per bregdetin eshte betonizuar dhe eshte tjeter teme e mafjozeve qe duhet te pergjegjen ne nje te ardhme drejtesise , po u be kjo drejtesi e pa mvarur nga politika , e jo si me sot ,qe eshte e mvarur koke e kambe nga politika . . Thuaini Lali Erit demagogut te peshtire qe te qelb . Ne shtetet perendimore njerezit para kutive te votimit , nuk kane hall ,se do betonohet qyteti , nuk kane emocione te tilla , se e dine qe jane vendosur nje here e miire rreptesisht nga parlamenti i dikurshem,, ligjet , ska as edhe nje shanc per te abuzuar , ku jane lulishtet , largesisite , distancat , midis pallateve , per femijet e deri tek parkimet e automjeteve qe eshte fare pa stres …E jo si ne Tirane , ku perdite ngrihen gradacela , kryetaret e bashkive jane te lire te vjedhin , te shojne endra naten dhe ti aplikojne diten , se sa per parkimet opingat e sheros mendon ai karieristi shitsi i fiqve . Tirona ka mare fund perfundimisht , dhe ne qofte se do nje Tirone te sakte , duhet ta rrafshosh nga fillimi dhe pastaj ta fillosh ?? Tamam si ne ish plazhin e Durrsit qe e qelbi bandilli i Rames , VANGJUSH DAKO , aq shume dhoma jane ndertuar , sinqerisht edhe sikur te vije komplet popullsia e Kines dhe e Indise , nuk i mbushin dot . Kujdesni ju lutem mirni infeksion .Sidomos bebet e femijet tuaj .

    Dua ti them ketij Lali Erit shitsit te fiqve , si eshte ne plazhet Amerikane , me qe ka qene atje . Duhet ta dije ,me gjithe se nuk i vjen zeri .Ka plot treqind 300 vite , edhe kur ke shume m2 ne bregdet me kilometra ,qofte vije bregdatare , po ashtu edhe mbrapa , nuk te le njeri te besh hotele si ne shqiperi me gjithe se jane me interesa , por vijne specialiste te shtetit qe mbajne pergjegjesi ligjore , dhe e llogarisin krevatet sa do jene ne numer , dhe nje person duhet te kete patjeter 5 m2 ne rere , pamvaresisht eshte truall shteteror .

    Merni dhe bejahuni te qarte Shqiptareve te kene kujdes para kutive te votimit . Mesoini se Shqiperia do behet , o popull vetem kur atehere partite politike , do behen kundershtare pa kompromis ne politike ndermjet tyre . Kaq sa per sot i nderuar Z Viktor , shpresoj mos e permndni me fjalen te “djathe” e te “majte” , kjo eshte vetem per ne shqiperine rrumpalle , bolshevike , qe na kane bere jashte deshires ,pa dashje , e te lavderojme diktatorin Enver Hoxha .
    Nderime z Malaj .

  • Vazhdojne tallin cartonin me shqiptaret. Bejne nga nje shkrim te tille, gjasme kritik qe te mbajne gjalle idene qe kane moral. Copa kermash te gjithe keta zagare qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribojne per krimin dhe mafien shteterore

  • Ayatollah Berisha iken me busht nder
    shale ! Berisha eshte duke “pasuruar”
    CV e tij nga njeri i dhundhem ne nje te-
    rrorist talibanas ! SHBA po binden gji-
    thenje e me teper per vendimin e saj te
    shpalljes NON GRATA te talibanit Sali
    Berisha ! Se shpejti do te kemi edhe nje taliban tjeter NON GRATA dhe ky do te jete Ilir Floriri, hajduti qe u be Pre-
    sedent Republike….!

  • Shoku Malaj, ti dhe anal-listet dhe gazetaret e tipit tend e mbajtet dhe po vazhdoni ta mbani ne kembe kete lloj politike gangstere mafioze shqiptare.

    Ju lukunia e hijenave te mediave shqiptare akoma vazhdoni di bini fyellit ne nje vrime , duke na treguar nje skenar te politikes shqiptare , te dale boje, POR PA NA TREGUAR IDEATORIN E KETIJ SKENARI TE FELLIQUR POLITIK QE TE VJEN PER TE VJELL KUR E SHIKON.

    Shoku Malaj , PERSE U LEJUA DHE PO VAZHDON TE LEJOHET KRIMINELI I SHQIPTAREVE, SALI BERISHA TE BEJE DEMOSTRATA VRASTARE DHE SHKATRRUESE SA HERE QE ATIJ I TEKET PER TE MBROJTUR INTERESAT E TIJ DHE TE MAFIES GANGSTERE KRIMINALE SHQIPTARE, NDERKOHE QE TE TJERET QE JANE KUNDERSHTARET E VERTETE TE KESAJ POLITIKE SHQIPTARE , jo qe nuk lejohen te demostrojne ne menyre paqsore , por perndiqen , i vrasin dhe i shantazhojne me te gjitha menyrat e tyre kriminale.

    • I ke ta pikes. Keto jane plerat e te kuqes PPSH qe luajne vetem teater per vazhduar me majt njeritjetrin ne pushtet dhe ne vazhdim te vjedhjeve, plackimit dhe tjetersimit te popullit, perfshire ketu dhe historine.
      Keta jane thjesht Hijenat e popullit.

  • bravo VK malaj,pavarsisht se më iku oreksi kur lexova se kush ishte artikullshkuruesi!!
    titulli është i bukur dhe shumë domethënës!!
    kusuri sigurisht një pastrim i pjesshëm!shkrim gjysmak si të gjithë ata që shkruan ti!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *