Arbitri turpëron lojtarin e Mourinhos, vrapimi i tij bëhet hit në internet (VIDEO)

DITA Online

Ndaj mesfushorit anglez të Manchester United Jesse Lingard kanë nisur talljet, pasi ky i fundit shihet duke u parakaluar nga arbitri Anthony Taylor në humbjen 1-0 të Manchester United ndaj Chelseat në stadiumin “Stamford Bridge”.

Lingard u fut në fushë nga trajneri Jose Mourinho për të sjellë pikërisht shpejtësinë në 12 minutat e fundit të ndeshjes.

Por ai u duk si një fëmijë i vogël kur arbitri Taylor e parakaloi në mesin e fushës teksa të dy po vraponin për të “kapur” kundërsulmin e Chelsea-t.

https://www.youtube.com/watch?v=5FccGP05Wgc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *