“ARCHIATRIC”…

Elena Tase

Piktori italian Federico Babina ka realizuar një formë të veçantë arti, të quajtur “ARCHIATRIC”, ku jep një reflektim kreativ në lidhje me marrëdhëniet e njerëzve që vuajnë nga të tilla probleme.

Të gjitha imazhet e mëposhtme janë stërvitje abstrakte për të përkthyer një gjuhë tjetër.

Paranoja – gjendje e trazuar mendore, si pasojë e së cilës njerëzit janë të frikësuar nga jeta dhe mjedisi rrethues, kanë ndjesi negative dhe ndjellin ters, i sinjalizojnë vetes se do të ndodhë diçka e keqe, mendojnë se askush nuk i do dhe të gjitha janë kundër tyre.

Disleksia – probleme në të nxënë që lidhen me vështirësitë për të perceptuar shkronjat dhe numrat.

Depresioni – gjendje e çrregullt shpirtërore dhe fizike që shkakton humbjen e energjive, shtimin e trishtimit, mungesën e dëshirës për të jetuar; shoqërohet me nervozizëm, ndryshime të dukshme në peshë etj.

  Skizofreni – formë e përsëritur e sjelljeve anormale.

Sëmundja e Alzheimerit – forma më e shpeshtë e demencës; qelizat e trurit vdesin pak e nga pak, gjë që sjell vështirësi në marrjen e sinjaleve.

Autizmi – çrregullim neurobiologjik që shoqërohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror dhe sjellje të përsëritura dhe rreze të kufizuar interesash.

Fobia – gjendje psikologjike, një lloj ankthi i shkaktuar nga frika ndaj një objekti apo situate të caktuar.

Ankthi – ndjenjë mërzie, tensioni, frike, dhe shqetësimi për të ardhmen.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *