Minuta e 47-të e ndeshjes Atletiko-Barcelona: Arda Turan humbet nervat dhe drejt vijërojtësit fluturon një këpucë.
Lojtari ndëshkohet me karton të verdhë dhe vazhdon lojën.
Por, Komisioni Disiplinës mund të mos tregohet kaq i butë me turkun e Atletikos, që me shumë gjasa pasi të merren në shqyrtim pamjet rrezikon një pezullim të gjatë, shumë të gjatë.
Precedenti në fakt ekziston.
Më 5 maj 2012, në përfundim të ndeshjes Granada-Real Madrid, Dani Benitez hodhi një shishe drejt gjyqtarit Klos Gomez dhe pavarësisht se kryesori nuk akordoi asnjë karton ndaj tij, pak ditë më vonë futbollisti i Granadas u pezullua për 3 muaj për shkak të hedhjes së sendeve të forta ndaj gjyqtarit, që është dënimi minimal në të tilla raste.
Shishja e Benitezit nuk e preku kryesorin, ashtu si këpuca e Arda Turanit nuk e preku asistentin e Atletiko-Barcelona, por një këpucë e flakur drejt vijërojtësit, pavarësisht se jo e ndëshkuar maksimalisht në fushë, mund të ndëshkohet tashmë maksimalisht nga organet e drejtësisë sportive, me Turanin, që ndoshta për këtë sezon mund t’i ketë larë njëherë e mirë duart me futbollin në Spanjë.

Me qene se kete veprim e ka bere vllai yne i madhe Turk, mendoje qe ta falim dhe te mos e perserise me.