Arda Turan martohet në “shtetrrethim”, zgjedh si dëshmitar Erdoganin

DITA Online

 

Ish-mesfushori i Barcelona-s dhe i kombëtares turke, aktualisht pjesëtar i ekipit Basaksehir, Arda Turan, mbrëmë ka kurorëzuar lidhjen e tij me një dasmë madhështore në Stamboll, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Erdogan.

“Falënderoj të gjithë ata të cilët janë lutur dhe na kanë uruar martesën”, shkroi Turan një mesazh në rrjete sociale.

Ceremonia, sipas medieve lokale turke, është zhvilluar në një strukturë të ndërtuar ekskluzivisht në pjesën aziatike të Bosforit, në praninë e shumë të ftuarve VIP.

Festimet nuk ishin shumë të mëdha, pasi kështu dëshironte vetë Turan, i cili ka deklaruar se nuk e sheh të arsyeshme për një martesë të bujshme, kur Turqia është “në luftë” me Sirinë.

Lojtari ka shprehur mbështetjen për operacionin ushtarak kundër Afrin. Vitin e kaluar Turan kishte mbështetur hapur edhe referendumin në Turqi.

Ajo që binte në sy ishte prania e madhe e forcave speciale, të cilët ishin përfshirë për ruajtjen e Erdogan.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *