Ardian Bujupi, tjetër sukses në Gjermani

anazapta

Pas suksesit në talent shoun “Gjermania kërkon një yll”, Ardian Bujupi ka hedhur në treg këngën “Penthouse”. Kënga e shqiptarit të njohur me banim në Gjermani është shndërruar në sukes brenda pak ditësh, duke u futur menjëherë në listën e këngëve më të mira. Menaxheri Egzon Krasniqi thotë se kënga është mirëpritur edhe nga mediat gjermane. Teksti është në anglisht dhe ka një pjesë edhe në shqip. “Jemi shumë të lumtur që kënga është mirëpritur në publik dhe brenda tri dite ka arritur të marrë 400 mijë klikime. Kënga është në gjuhën angleze dhe ka një refren në gjuhën shqipe, dhe më e rëndësishmja është që mediet gjermane e kanë mirëpritur këtë këngë. Refrenin në gjuhën shqipe e ka realizuar Hekuran Krasniqi, ndërkaq videoklipi është përgatitur në Shqipëri nga “Max production”, thotë Krasniqi.

Ardian Bujupi shkëlqeu në spektaklin e talenteve muzikore në Gjermani dy vjet më parë. 22-vjeçari nga Kosova është larguar nga vendlindja në moshën 1 vjeç për shkak të luftës dhe banon në Gjermani.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *