I plagosuri i Elbasanit del nga reanimacioni, përmirësohet gjendja e tij shëndetësore 3 ditë pas atentatit

J L

Ardian Çapja, i cili u plagos në një atentat para 3 ditësh ka dalë nga reanimacioni.

Burime konfirmojnë se gjendja e tij është përmirësuar pasi qëndroi disa orë me radhë në një operacion në spitalin e Traumës.

Plagosja u bë paraditen e së hënës në zonën e Krastës në Elbasan.

U tha se ishte atentat pasi u qëllua me snajper nga një distancë e madhe. Ka dyshime se plumbi që e la të plágosur Çapjan erdhi nga kodra përballë shtëpisë së tij ose nga brenda automjetit në pjesën e sediljes.

Ndërkohë që vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë plagosjes, ku ka mohuar sërish që të jetë qèlluar me armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrëzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plumb.

”Nuk më vret njeri në shtëpinë time, u rrëzova dhe më ka hyrë një hèkur në shpatulla”, tha Çapja.

Kujtojmë se edhe familja Çapja ka tentuar që të fshehë ngjarjen duke e paraqitur atë si një incident në banesë.

Ndërkohë që faktet tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar në detaje dhe autorët dyshohet të kenë qenë profesionistë dhe të jenë paguar për atentatin, pasi si arma e përdorur, si largësia në të cilën është gjuajtur tregojnë se investimi për të hequr qafe Çapjan ka qenë shumë i madh.

Ky është atentati i tretë nga i cili shpëton Çapja, që së bashku me fisin e tij akuzohen për disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Elbasanit, por që deri tani ia kanë hedhur paq drejtësisë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *