Ardian Çapja lë spitalin, transferohet në burgun 313

Dita

Ardian Çapja një nga personat që qëlloi me armë mbi policinë rreth një javë më parë në Elbasan, ka lënë mjediset e spitalit për t’u transferuar në burgun 313.

Para se të dërgohej atje, ai u mbajt mesditën e së martës për disa minuta në drejtorinë e policisë së Tiranës për disa procedura, mes tyre edhe marrja e shenjave të gishtave.

Teksa ruhej nga forcat speciale nën masa të rrepta sigurie binte në sy një serum që Çapja mbante në dorë të lidhur me trupin.

Për të dhe 2 persona te tjerë Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë, mbetur në tentativë.

Share This Article
1 Comment
  • Ky i mori me qafe te gjithe vellezerit duke bere si i forte.
    Tani i mbush breket si bq elbasoni qe eshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *