Ardian Civici jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikqyrës

Bledar Lumani

Ardian Civici ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Civici i ka dërguar një letër Kuvendit, ku shpjegon arsyet e dorëheqjes së tij.

Ai thotë në letrën e tij se e jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës së Shqipërisë.

Dorëheqja e Civicit vjen pas vjedhjes në BSH dhe arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani.

Një ditë më parë Civici u mor në pyetje nga prokuroria për vjedhjen e ndodhur.

Përveç tij, edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës kanë dhënë dëshmitë e tyre.

Nuk dihet nëse dorëheqja e Civicit do të pasohet edhe me dorëheqjen e anëtarëve të tjerë të Këshillit Mbikqyrës.

Duhet thënë se ndaj tyre ka një presion në rritje për ta bërë një gjë të tillë.

Share This Article
16 Comments
  • Nuk sherohen plaget vetem me dorheqje .Kush ka pergjegjsi te ndeshkohet .Keto nuk jane detyra vullnetare.Nese jane paguar duhet te cdemtojne djersen e popullit.Vetem kafshet ne xhungel hane e nuk japin llogari .

    • Bo, bo, car legeni eshte ky lloj sharlatani! Si ka mundesi qe ky popull te jete kaq i perulur sa te duroj keshtu lloj hajdutesh ordinare te bejne si te ndershem! Adrian Civici jo vetem se e ka treguar boterisht se eshte hajdut po aq sa eshte Fullani dhe gjithe anetaret e tjere te keshillit mbikqyres te BSH-se por tani tregoi (per ke ka sy te shohe) se eshte edhe i pa shtylle kurrizore, i pabese, i pa fe, i pa moral! A nuk ishte ky Civic me shoket e tij qe nuk e pranuan kerkesen e Ermelinda Meksit per shkarkim te Fullanit? E kush i ha brackullat e tij sikur paska dashur te dorhiqet sapo mesoj se i doli vjedhja ne shesh? Jo, jo ore Civic hajduti, ti ke ndenjur aty per te mbuluar vjedhjen e jo per te miren e BSH-se! Ti Civic je edhe me i poshter se Dhori, Petraqi apo edhe Fullani, te cilet pretendojne se “nuk ishin ne dijeni per vjedhjen”! Deri dje edhe ti thoje “nuk kishim dijeni se çfare bente administrata e bankes” tani na del se paske menduar edhe per dorheqje….. biles qysh dje kur te thirri prokuroria na dole edhe pak me probleme “shendetesore e familjare”??? Ptthuuu rrace e poshter! Hajdut ordiner, qe s’ke turp dhe e mban veten edhe per profesor! Njerezit si ti vetem Enveri i rregullonte more pleh i plehrave!

  • gjaja ma e vogel qe duhesh ba prej tejet Civic. Jeni kokrrat e hajdutit. Edhe po ske vjedh gja vet ne ate banke ti i ke ba fresk Fullanit me vite. Ma e e pakte je servil konjuktural. Legena qe lozni me paren tone.

  • Ardian Civici na dha doreheqjen!!. Lumja ti, Shqiperi o lule, per keta zogj kurvash qe tallin menderen me kete popull. Lumja ti per kete administrate te mbushur me hajdute dhe vajzat e Jozefinave dhe bashkshortet e Jareve te ketij vendi.
    Po kerkojme nje Guvernator te ri, moj e lumja Shqiperi. Nje qe te na vije nga jashte sepse ketu ne vendin tone, nuk i beson dora e majte se djathtes. Jemi aq te kualifikuar me “diplomat” e sistemit cecen te arsimit, qe na sollen ata nga Vucidoli, saqe nuk kemi kohe te merremi me nje cikerrime pune, si kjo e Guvernatorit.
    Le te na vije nga jashte ai kandidati i ri. Le te na vije nga jashte edhe arbitri i ndeshjeve te kampionatit kombetar sepse keta tanet jane bastexhinj dhe pijanece. Nga jashte,,,,,vijne vetem gjera te mira, te perkryera,,,,,nuk vijne hajdute si Fullanet dhe halabake si Civicet qe deri para nje jave donin ta dekoronin Kryehajdutin me titullin Hero I demokracise se Saliut.

    Cfare shtet i shkerdhyer? Cfare deklarate falimentimi si shoqeri?

    Pyetini ata nga jashte, nese kane ndonje President apo ndonje Kryeparlamentar, Kryeminister apo elektricist? Ne nuk kemi me asgje. Kemi vetem formatin e Jarit dhe bashkeshortes se tij apo ate te Likes me bllok ne dore qe sot e kemi babaxhan.!!

  • S’e di cilat jane pergjegjesite reale te Civicit, por ne kete moment e respektoj per veprimin qe ka kryer. Hetimi do nxjerr pergjigjesine e vertete penale te Civicit, por akti doreheqjes se tij tregon pergjegjesi qytetare ne nje moment te tille te veshtire per Banken e Shqiperise .

  • Jap dorëheqjen civiciste “…për t’i hapur rrugën ristrukturimit të BSh”? Kështu thotë? Ristrukturimi e ka rrugën të bllokuar pa e hapur ky “polici bankar”!? Asqë i shkon ndërmend të thotë “për t’i hapur rrugë çmontimit të hajdutllëkut bankar”? E morët vesh o milet,-ky është ristrukturues jo përvetësues !?? Tung!

  • Jo JO Jo Troplini,sjam dakort me ty ,ne Shqiperi ka plot njerez te ndershem,e te afte profesionalisht,por keta nuk bien ne sy se nuk premtojne shperblime per,ministrat dhe deputetet, Kocos i bien ne sy vetem ata qe jane denuar ne Itali per prostitucion,e shkon e con kryetar qarku te Vlores,ndersa llumin e Vlores i ben drejtor-LLUCA

  • Akti i dorheqjes eshte A . b c ne cdo shoqeri civile , ne raste e shume me te pa perfillshem se ky . por pyetia ime do ishte , Si ka mundesi ky Civici me shoket nje nga ekspertet elitare do thosha , i shume intervistave televizive e mesim dhenjeve si ka mundesi te jene treguar gjate viteve te tera qe ju eshte besuar dhe jane mire paguar , si ka mundesi qe jane bere pale ne nje krim te tille shteteror , Po ketyre djajve nuk ju kerkohej as te mbillnin , as te kornin apo te benin dyfek , Perse jane bere servila , hipokrite te babezitur vetem per te xhvatur ? atehere duhet dhe te mbajne pergjegjesi dhe te pergjigjen e cdemtojne kete grope te zeze deri ne nje . Perse e kane mare Pagen kete Dinosaur te parergjegjeshmerise , babezise , indiferentizmia apo bashkepuntore te Ketij Krimi me permasa edhe shume here se kjo fillestarja . Kjo bande duhet me pa tjeter qe e ka koken gjetiu, dardha e ka b… prapa .

  • Nuk e njoh Z. Civici: por …e përshëndes fort xhestin e qytetarisë për dhënien e dorëheqjes. Shumë parakomentues më habitën së tepërmi; a thua se dorëheqja e Civicit u bë për të shpëtuar nga hetimet. Jo dhe vetëm Jo; Kjo dorëheqje lejon kuvendin të operojë më shpejt në ristrukturim; kjo dorëheqje është një shëmbull që duhet t’a ndjekin edhe antarët e tjerë të këtij këshilli mbikqyrës. Pas hetimit administrativ të Kuvendit, nuk do të ishtë çudi që disa nga këta ish anëtarë të riemëroheshin po në këtë detyrë (në rast se dalin të “pastër”).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *