Ardian Mema bëhet trajner i Tiranës

Ornela

Ardian Mema nuk priti ditën e shtunë për të nisur punën te Tirana, por zhvilloi stërvitjen e parë pasditen e së premtes.

Ish-futbollisti bardheblu drejtoi seancën e parë pak orë pas konferencën që mbajti Ze Maria me presidenti Refik Halili.

Debutimi i Ardian Memës do të jetë pikërisht ndaj Flamurtarit, ekip ku punoi për disa muaj si zv/trajner.

Ndërkohë Ze Maria dhe Refik Halili janë ndarë me shtrëngim duarsh, duke e mbyllur bashkëpunimin. Rezultatet ishin shkaku që trajneri u largua, por Ze Maria thotë se edhe futbollistët e afruar nuk kishin karakteristikat e kërkuara prej tij.

Tirana pas 8 javësh kampionat ka vetëm 8 pikë dhe objektivi minimal i klubit për këtë sezon është një vend në kupat e Europës.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • “Paketa” Ardian eshte nje djale sh. i mire shembullor edhe kur ka qene futbollist shpirtin ka lene ne fushe si te gjite te nderuarit e tjere te Familjes se madhe Mema si futbollist ashtu edhe trajner.
    Per trajner te pare te Tirones, per “Paketen” eshte nje barre e rende, e ndihmofte zoti, por ka nje kufi edhe ndihma, ai ngre 50 kiligram Refiku i ka dhene te ngrej 200 kg…… rezultati kuptohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *