Nga kjo e enjte Gjykata e Lartë funksionon me një vakum prej 4 gjyqtarësh de jure dhe de fakto me 3 vende bosh
Kjo hapësirë është krijuar me largimin nga ky post ditën e sotme të gjyqtarit Ardian Nuni, i cili në përfundim të mandatit ka paraqitur dorëheqjen, dorëheqje e cila është miratuar nga kolegjet e bashkuara të kësaj gjykate.
Me mandate të përfunduar është dhe gjyqtari Ardian Dvorani, i cili në ndryshim nga Nuni ka preferuar të ushtrojë funksionin deri në zgjedhjen e zëvendësuesit të tij.
Nuni para mandatit të gjykatësit të lartë ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej 9 vitesh pjesë e kësaj gjykate.
Ndërkohë pak ditë më parë Partia Demokratike dërgoi në Kushtetuese mandatin e gjyqtarit Ardian Dvorani i cili sipas PD-s ka përfunduar prej dy vitesh dhe nuk zëvendësohet.

MOS E KINI KAQ MERAK , SE KA MENDUAR EDHE PER KETE KRYEPLAKU I VICIDOLIT , QYSHSE VURI PRESIDENT PA KONSENSUS NJE GJYSEM NJERIU.
Dy hale ikin dy plehra vijne