Ardian Traga, ekspozitë më pikturat e bëra në qelitë e paraburgimit

anazapta

Ardian Traga hap ekspozitën e tij të radhës në galerinë e arteve, në Durrës. Piktori Traga sjell punët e tij për artdashësit durrsakë pikërisht një ditë pasi vëllai i tij, biznesmeni Vilson Taga, i shpëtoi atentatit me eksploziv që i ishte vënë në makinë. Vetë piktori ndodhet në paraburgim prej 25 korrikut 2012, i akuzuar për vrasje të dyfishtë.

Të paktën 20 prej 51 punëve të ekspozuara janë bërë gjatë kohës së qëndrimit në dhomat e paraburgimit. Në piktura vihet re gjendja shpirtërore e Tragajt, i cili përcjell ndjesitë e një njeriu të privuar nga liria.

Ekspozita u hap nën kujdesin e Akademisë Europiane të Arteve dhe Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *