Ardian Turku: Mbështetës të Sejdinit kanë rrahur bashkëpunëtorin tim

Bledar Lumani

Një nga pjestarët e stafit elektoral të Ardian Turkut, kandidatit të PD për bashkinë e Elbasanit, është rrahur nga disa persona duke i shkaktuar plagë në fytyrë dhe trup.

Kështu pretendon vetë Ardian Turku.

Ai e ka bërë denoncimin në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Turku ka përgjegjës për këtë kundërshtarin e tij politik Qazim Sejdini.

“Është një klimë aspak e qetë në Elbasan, ku persona të panjohur kanë ushtruar presion ndaj stafit tim në disa raste.

Por, ekstreme ka qenë rrahja e një prej pjestarëve të stafit tim të ngushtë dhe unë po bëj një denoncim publik për të reaguar strukturat e shtetit”, tha Turku.

Ai shtoi se për ngjarjen ka njoftuar edhe Sjedinin, por ai i ka thënë se nuk ka dijeni..

Turku nga ana tjetër iu përgjigj edhe deklaratës së kryeministrit Rama, sipas të cilit, ai është njeri i mirë, por është për të ardhur keq, se është me PD.

“Unë e kam nder që kam qenë jam dhe do të jem me PD dhe më vjen keq përse shqetësohet kryeministri”, tha Turku në reagimin e tij.

Share This Article
13 Comments
  • Ju demokratet rriheni me nj-tj dhe thoni pastaj na e ben ata. zoti Sejdini asnjehere ska paur probleme ne asnje fushate, sipas jush pse do e bente kur Elbasani eshte duke pare projektet kto 2 vjet dhe fitoren e ka te padiskutuar? sejdini ska nevoj ti prishi pune vetes

  • ky Turku nuk ka si ta shpjegoj humbjen qe po i vjen dhe ben gati alibite qe tani. elbasanit kush ja beri stadiumin, po qendra qe eshte hapur dhe po punohet,po rrugas tiran elbasan qe po mbaron apo u harrua kur e prente saliu shiritin sa per fushate dhe pastaj fillonin praap punimet

  • Dikush ti ndaloje!!!A po mberrin tek njerzit mesazhi me i rrezikshem i kesaj fushate elektorale te bere nga Rama & Co, qe ky njeri qe po na qeveris, misheron rrezikshmerine autoritare, frymen antisociale, qe do te na ktheje mbrapsht ne vitet e makthit????Nje njeri i paqendrueshem psikologjikisht, me fuqi ne dore, rrezikon te behet nje Hitler i dyte..dhe me vjen mua me keq qe e them qe Edi i ka te gjitha kartat per te qene i tille..dhe po e tregon.

  • Ore mire,mbase e kane rrahur , se ky Turku nuk flet kot kur fle,po mos u kruhet vet ketyre te PD, ashtusi I kruhet Strazimirit ne Parlament…? Pa shikojeni kete pune. Po e dalesh ne mes te qytetit e t e shash me nene e baba ,eke hak te rrahurin madje me dhkop thane……….

  • Nuk besoj se ti mbeshtetesit i ke shume me kulture dhe edukate nuk besoj te bejne sherr ata !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    O mjer ky vend thuaj pa sa per sherret tuaja i shohim per dite mjere kush jeton ne kete vend.

  • Perse kete mbiemer ? TURKU !? ndrroje ,Elbasani eshte qytet evropian !,largou nga kandidati .Edhe Durrsi ka nje grua me mbiemer DUMA ose SHQINA ?! shkurt QINA edhe kjo si kineze ,ndrroje dhe ti Durresi eshte shqiptar.!~~~~~ha haaaaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *