Ardit Çela: 6 mujori i 2014-s, treguesit financiarë shumë pozitivë

anazapta

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Ardit Çela,  ka zhvilluar një konferencë për shtyp ku ka bërë transparente analizën e treguesve  ekonomiko financiare për vitin 2013dhe 6 mujorin e parë të viti 2014. Gjatë fjalës së tij Çela u shpreh se Posta Shqiptare, gjatë vitit 2013 ka bërë përpjekje për realizimin e të gjitha objektivave për të përmbushur  misionin e saj kryesor në shërbim të klientëve të saj me synim realizimin e treguesve  kryesor ekonomiko financiar.  Pavarësisht rezultatit shumë pozitiv të 3 mujorit të katërt, nuk u arrit të shmangej humbja e akumuluar gjatë 2013-ës. Duke ju referuar shifrave, Çela sqaroi se të ardhurat rezultojnë me mosrealizim me vlerë prej 336 milion lekë   ose  rreth 16 % më pak se programi vjetor 2013. Për sa i përket shpenzimeve, rezultojnë me një ulje në vlerën prej 113 mln lekë, ose 6% më pak se programi vjetor, ndërsa fitimi nga 200 milion lekë të programuara, rezulton me humbje  23 milion lekë. Nëse di ti shtohet edhe rezultati ekonomik i Interpost sh.p.k, e cila është  bijë e kompanisë Posta Shqiptare, e cila rezulton me një  humbje prej 166.1 milion lekë, humbja e kompanisë është 189.1 mln lekë ose 1.89 mln dollarë.  Ndërkaq Çela bëri prezentë edhe treguesit e 6 mujorit të parë të vitit 2014, prej nga ku Posta Shqiptare rezulton  me performancë financiare pozitive, me fitim 144.7% ose 9 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, nga 13.4 mln në 6 mujorin 2013 në 127.5 mln lekë në 6 mujorin e vitit 2014-s.  Duke iu referuar të dhënave,të ardhurat realizohen në masën 88mln lekë  ose 2.3% më shumë, ndërsa shpenzimet ulen në masën 4.6%, ose 26 mln me pak, në krahasim me 6 mujorin e vitit 2013. Ndër të tjera z. Çela tha se këto rezultate janë rrjedhoje e rritjes së përgjegjësisë në realizimin e aktivitetit të shoqërisë në të gjithë aktivitetin e kompanisë, por veçanërisht në dy shërbimet bazë siç janë shërbimi postar i cili ka pasur një rritje të dukshme të volumit të shërbimeve ekspres 30.5% ose 16 mln lekë më shumë se 6 mujori 2013, treg në të cilin Posta Shqiptare përballet me konkurrencën e fortë të operatorëve privat.Gjithashtu vlen për tu përmendur fakti se gjatë kësaj periudhe kohore, është rritur edhe numri i klientëve kontraktuale që bashkëpunojnë e besojnë tek Posta Shqiptare në 8% më shumë se viti 2013.

Share This Article
3 Comments
  • Urime per treguesit financiar te postes shqiptare.Po treguesit e cilesise se sherbimit te klientit zoti drejtor i di si i ke?Jam nje qytetar qe keto 2 vitet e fundit kam pasur shume veprime ne poste,dhe jam krejtesisht e revoltuar me renien e sherbimit ne sportelet tuaja.Per te postuar nje zarf duhet me pare te rish e te presesh deri sa sportelistja te mbaroje biseden me mamane a motren se si e pergatiti gjellen.Rasti me flagrant dhe qe me revoltoi shume ishte se me duhej te terhiqja nje leter te ardhur nga SHBA me dergese urgjente (50$) dhe mu desh te shkoja un vete personalisht ta terhiqja nga zyrat e postes ne Kinostudio.Kerkova spiegim perse nuk me ka ardhur zarfi ne shpi kur kishte mbritur ne Tirane per 2 dite,ajo me pergjigjet : erdhi makina e postes te pallati jot,por ty nuk te njifte njeri keshtu qe s’kishim ku te te gjenim.I tregoj zarfin ku siper ishte shkruar adresa qe per fat e kam shume te sakte:rruga,pallati dhe nr.apartamentit.Por postieri kishte ardhur rreth pallatit dhe nuk me kishte gjetur a thua se un flej jasht.Pra 10 dite me vonese.I kerkova vajzave te informacionit te postes ndonje menyre per te sinjalizuar per kete fakt ndonje nga drejtuesit dhe me thane dergoje I Mail te informacioni.Nuk e dergova se isha e bindur qe nuk do ta dorezonin pasi me to debatova perse nuk po me vinte zarfi.Nga indinjata e ketij lloj sherbimi i jam shprehur atyre te informacioni qe:me sherbimin e postes kam qene shume e kenaqur :Kohet e fundit nga muaji Maj i ketij vite verej qe sherbimi nuk eshte me ne nivelin e me parshem o drejtori i ri ka zevendesuar stafin e vjete me te pa afte ose ju jeni te perzgjedhurit e drejtorit te me parshem.shpresoj qe dikush nga posta ta lexoje dhe te me mirkuptoj.Qellimi i komentit eshte ritja e nivelit te sherbimit te qytetarit

  • Prej 17 vjetesh kam derguar letra e pako ne Shqiperi dhe ato kane arritur tek familja ime Brenda javes, pra kam qene shume e keaqur sepse sherbimi ishte shume me I mire se ne Itali apo Kanada. Duke filluar nga Janari 2014, letrat s’kane arritur, pakot me jane kthyer per “adres jot e sakte” gje qe s’eshte e vertete. Cfare ka ndodhur? Ju lutem mos e prishni kete sherbim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *