Ardit Gjebrea “thyen” dy brinjë

anazapta

Një incident në punë i ka ndodhur ditën dje prezantuesit dhe kantautorit të njohur Ardit Gjebrea, i cili është rrëzuar gjatë provave për emisionin e tij “E diela shqiptare”. Nga burime afër televizionit Klan kemi mësuar se Gjebrea është rrëzuar gjatë kohës së provave për “Quizin” e javës dhe ka lënduar dy brinjë. Gjithçka ka ndodhur në një fraksion sekonde ku Arditi është penguar dhe ka pësuar një shembje të lehtë në krah si dhe disa gërvishtje të vogla. Lajmi i mirë është se kantautori i preferuar i shumë brezave të dielën do të jetë sërish në ekran dhe se ky incident ka kaluar pa shumë pasoja për shëndetin e tij fatmirësisht. I urojmë Arditit që ta marrë veten sa më parë nga lëndimet e shkaktuara edhe pse të lehta.

Share This Article
7 Comments
    • Ashtu do ishte shume mire te ishte, por paraja e ka ba paksa laper, me vjen keq qe ka thy dy brinje, por duhet te theje edhe te treten per te kuptu besoj se nuk eshte gjithecka para e pa kufi. Uroj te sherohet shpejt e te bahet ma njeri.

  • Nuk e kuptoj se si ka thyer dy brinje e te dielen do te japi ç’faqjen e radhes!A thua qe mjeksia tek ne te jete kaq shume perpara e me te tilla arritje,apo lajmi gazetaresk eshte o i çale ose lajm shohu per te pare regimin e publikut nese interesohet per kete “artist” !Gjithsesi te shkuara n.q.se eshte e vertete e te haruara n.q.se eshte nje lajm per te ngritur sa me larte arritjet ne mjeksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *