Miss-i i Petrit ose ndryshe shqiptarja e telenovelave turke, do të jetë partnerja e kantautorit Ardit Gjebrea në netët e prezantimit të Kënga Magjike.
Almeda Abazi e cila pasi fitoi titullin “Miss Shqipëria”, u shpërngul për në Turqi ku vazhdoi karrierën si bukuroshe ekrani, kthehet tashmë në atdhe, për një eksperiencë protagonisteje.
Lajmin e ka bërë publik vetë producenti i festivalit shqiptar, i cili këtë vit, i rikthehet interpretimeve ‘live’.

