Email i nënshkruar
Vasil Puci
Ardit Gjebrea është një djalë i mirë, këngëtar e moderator programesh në televizionin ku punon. Por Ardit Gjebrea është një djalë që nuk lexon as psikologjinë, as gjeografinë e as historinë dhe letërsinë. Ja një shembull me zë dhe figurë që e ke në Klan. Një zonjë që kishte fituar lotarinë të tha kur e pyete nga je. Ajo t’u përgjigj : Jam nga fshati Voskop. Ju njëzëri u përgjigjët : Ku bie Voskopi?! S’kishe si ta dije se je njeri i pa lexuar, dhe nuk e dije se Voskopi është bërthama e Voskopojës me 10 kisha e akademi, ku këndonte në korin e Krishtit Kavalioti.
Unë që po të shkruaj nuk jam as cinik, as dembel, e as gënjeshtar, por ju Ardit, mos i shtrini shinat e emisionit tuaj jashtë mundësive dhe kapaciteteve si njeri. Lotin që pikon, më përpara teje e ka lëshuar Elsa Lila, Ardit kur i vranë nënën. Ajo është kolegia jote dhe ju ishit aty e mund t’i bënit një intervistë pa shkuar në dhomat e burgut. Shoqëria shqiptare është e mbushur me ngjarje të tilla, çdo orë e ditë dhe kapacitetet tuaja janë të brishta për t’i kapur.
Se mos jeni vetëm ju në emisionet e Klanit. Gafa të tilla edhe më të mëdha bën Fevziu në emisionin “Opinion”. Por ai e ka mendjen te shkopi: Klikoni këtu te emisioni opinion ç’them unë. Mos harro Ardit, dhimbjet e njerëzve janë në të dy krahët.
