Një helikopter i Ministrisë së Brendshme i nisur dje për të kryer filmime mbi vilën e çiftit Rama në Dajt ka pësuar defekt dhe për pak sa nuk është rrëzuar, duke rrezikuar jetën e atyre që kishin marrë përsipër “misionin” dhe banorë të zonës
Kryeministri Sali Berisha duket seriozisht i angazhuar në fushatën kundër gruas së kreut të opozitës, Edi Rama, por tentativa e fundit për pak sa nuk ka kushtuar jetë njerëzish. Ditën e djeshme një helikopter i ministrisë së Brendshme që drejtohet nga Flamur Noka është dërguar për të filmuar nga lart shtëpinë që Linda dhe Edi Rama po ndërtojnë në Surrel të komunës Dajt, për të cilën Linda Rama foli edhe gjatë një interviste televizive së fundmi, në përgjigje të konferencave për shtyp dy herë në ditë të partisë në pushtet.
Banorë të zonës konfirmuan se helikopteri ka rrezikuar që të rrëzohet gjatë përpjekjeve për të filmuar shtëpinë. Për të mundësuar filmimin duhet që helikopteri të mos jetë në lëvizje, e ndërsa piloti ka bërë një manovër për të qëndruar pezull, helikopteri ka nisur të shfaqë probleme dhe ka humbur kuotë për pak sekonda. Banorë të zonës ndodheshin shumë pranë helikopterit në këto momente dhe janë terrorizuar kur kanë dëgjuar zhurmën e pazakontë të helikopterit gjatë momenteve kur u shfaq defekti. Por piloti ka rimarrë për fat të mirë në kontroll situatën dhe helikopteri më pas është larguar.
Mësohet se në bordin e helikopterit të Ministrisë së Brendshme ndodhej një grup xhirimi i televizionit Klan. Ende nuk është e qartë nëse xhirimet do të kryheshin për efekt të ndonjë spoti elektoral apo ndonjë kronike televizive të Klan-it, por vënia në dispozicion e një helikopteri shtetëror për qëllime të tilla është një skandal më vete.
Copa e tokës në Dajt, e blerë nga Linda Basha përpara se të lidhte kurorë me Edi Ramën, është kthyer në tabelë qitje të përditshme nga kryeministri Sali Berisha, si kundërpërgjigje publike për aferat milionëshe të vajzës së tij që kulmuan pak kohë më parë me denoncimin publik të një biznesmeni të huaj të cilit i ishin kërkuar 3 milionë euro ryshfet nga Argita Berisha që projekti i tij të firmosej nga Sali Berisha.
Shtëpia
Të njëjtën skemë denigrimi Berisha ka ndjekur edhe në lidhje me një shtëpi të xhaxhait të Linda Basha Ramës pranë qytetit Studenti në Tiranë. Kjo pronë është ndërtuar në një tokë që familja e vjetër tiranase e bashkëshortes së Ramës e kishte trashëguar prej dekadash por papritur familja e gjeti veten nën akuzë se “kishte zaptuar hapësirat publike”. Disa protestues u shfaqën si “banorë autoktonë të lagjes” duke kërkuar shembjen e godinës, por këtij skenari i “doli tymi” kur banorët e vërtetë të lagjes, denoncuan protestuesit si të ardhur, madje rrogtarë të qeverisë dhe punonjës të konvikteve të Qytetit Studenti. Skandali në fjalë u bë edhe më i madh kur mes protestuesve u identifikuan persona kushërinj të parë të Liri dhe Sali Berishës. Ky fakt shënoi një “autogol” të paprecedentë për PD, pasi për herë të parë në historinë e Shqipërisë ka ndodhur që një kryeministër të nxjerrë në protestë kushërinjtë për të “denoncuar” pronën e të afërmve të kundërshtarit politik. Pas zbardhjes së identitetit të protestuesve, kryeministri Berisha ka shmangur përherë komentet dhe pyetjet në lidhje me këtë ngjarje, e cila është një ndër “bllof”-et më të mëdha që një qeveri ka kurdisur ndaj kundërshtarit të vetë politik.
Po Argita zonja 3 miljoneshe, pse nuk ka dhene ende versionin para shqiptareve, fakt ky qe duhej ta çonte jo vetem ne gjyq ate personalisht por gjithe familjen berisha te inkriminuar aty ne Shqiperi. Kan edhe kurajon qe te meren me nje cope toke qe ka vlere simbolike perpara transfertave qe konkurojne vete everestin. Mire thote populli. C’le prej maces, mi do te gjuaj.
ishalla thyejn qafen heren tjeter
jo qafen por vdekja i pret familje rrugaqesh vrases maskarenj
Familja e Saliut dhe Klani jane bere per turp dhe po bejne gjera qe nuk te ngjallin aspak respekt dhe jo me te te japin ndonje sadisfaksion vote per Berishen e llodhur nga maskaralliqet
turpi botes ndjekin njerzit si qeni me ere sikur nuk paska institucione perkatese turp ppppppp
Qeni i ngordhur vazhdon te kuterboje arome helmuese ne permjet miut’Klan’qe kerkon vrima per te futur koken pas 23 qershorit