Ibrahim Kelmendi është një ndër grevistët të cilët janë në ditën e 10 të grevës së urisë në Prishtinë si shenjë revolte dhe proteste ndaj arrestimeve të luftëtarëve të UÇK-së, disa ditë më parë.
Kelmendi në një intervistë për DITA-n ka sqaruar edhe akuzat e bëra pak ditë më parë nga aktivistët e UÇK-së ndaj prokurorit Salustro dhe Lulzim Bashës apo Argita Malltezit për hartimin dhe montimin e dosjeve të luftëtarëve të UÇK-së.
Sipas Kelmendit ka të dhëna që sugjerojnë se Basha dhe Malltezi përveçse kanë punuar si përkthyes në zyrën e UNMIK-ut, janë angazhuar dhe në zyrën e veriut të Kosovës, në një projekt serb për “dokumentimin e krimeve të luftës të UÇK-së”.
1. Në një deklaratë të bërë në emër të grevistëve të UÇK-së keni deklaruar se Lulzim Basha dhe Argita Malltezi janë hartues të dosjeve të ushtarëve të UÇK-së të arrestuar pak ditë më parë. Mund të jeni më konkretë, çfarë dosjesh janë? Për cilët persona konkretisht?
Fillimisht shpreh keqardhje për koinçidencën e grevës tonë të urisë në Prishtinë (dhe fushatës elektorale në Republikën e Shqipërisë; unë nuk dëshiroj të jem palë në këtë fushatë. Unë kam bërë një prononcim publik dhe duke u mbështetur në informacionet që i kisha atëherë si gazetar investigues.
Zoti Lulzim Basha dhe zonja Argita (Berisha) Maltezi dhe të tjerë kuadro nga Republika e Shqipërisë i kishte angazhuar UNMIK-u dhe institucione të tjera si “përkthyes”.
Nga një koleg i tyre jam informuar se UNMIK-u përkthyesit nga Shqipëria dhe Kosova i paguante 2 mijë e 200 USD në muaj. Por këto kuadro të apostrofuara dhe të tjerë nga Tirana kanë pas edhe një zyrë tjetër angazhimi, rrjedhimisht edhe pagë tjetër, në Veriun e Kosovës, i cili qeverisej nga Beogradi. Atje me strukturat përkatëse të Serbisë janë angazhuar për të grumbulluar “fakte” për krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj popullsisë civile serbe dhe shqiptare, si profesionistë të vyer që ishin dhe ndonjëri prej tyre edhe si njohës të gjuhës serbe.
Dosjet që i bashkë-përgatitën institucionet neofashiste të Beogradit dhe ai staf nga Tirana po i shfrytëzojnë tani prokurori i EULEX-it, Salustro dhe salustrot e tjerë të këtij Misioni.
Basha dhe Malltezi kanë bërë thjesht detyrën e tyre apo kanë fryrë dhe zmadhuar ngjarje apo fakte, për çfarë manipulimesh dyshoni konkretisht?
Tashmë po vërtetohet se kanë përgatit dosje për procese të montuara kundër ish-komandantëve të UÇK-së.
Si e konsideroni qëndrimin e deritanishëm të shtetit shqiptar në lidhje me arrestimet e kryera në Kosovë?
Për qëndrimet e institucioneve të Shtetit Shqiptar nuk jam i informuar. Nuk befasohem nëse Kryeministri Berisha nuk proteston. Kurse të tjera institucione nuk guxojnë të reagojnë pa iu dhënë leje Kryeministri Berisha.
Çfarë mendoni për deklaratën e një grupi ish-zyrtaresh shqiptarë si Brokaj, Klosi, Xhufi Poga etj në lidhje me arrestimet?
Sapo lexova reagimin publik të Profesorëve Brokaj, Klosi, Xhufi dhe të tjerëve. I përgëzoj dhe i falënderoj. Kanë dëshmuar se janë intelektualë të mirëfilltë dhe me kulturë të lartë qytetare e patriotike.
Deri kur do vazhdojë greva juaj?
Për momentin nuk e dimë se sa do të bëjmë grevë, meqë grevën e kemi filluar për të protestuar kundër paraburgimit të ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, tani Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, z. Sulejman Selimi, ish-Komandantit të Zonës së Drenicës, tani Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe të tjerët (u kërkoj falje që nuk po i emërtoi të gjithë), të cilët prokurori Salustro po i akuzon në procesin e montuar si “grupi i Drenicës”.
Mendoni se qeveria e Kosovës po qëndron indiferente dhe është e kompleksuar nga EULEX sa i takon këtyre arrestimeve?
Qeveria e Kosovës në një mbledhje të Këshillit të ministrave ka protestuar kundër këtyre arrestimeve provokative. Nuk i dimë kompetencat e saj kushtetuese e ligjore se sa mund të angazhohen kundër angazhimeve selektive e revanishiste të kuadrove serbofilë të EULEX-it. Shefi i EULEX-it, z. Bernd Borchardt, u prononcua para katër ditëve se për (mos)qëndrim të EULEX-it në Kosovë vendos Kuvendi i Kosovës. Po na zhgënjen qëndrimi hezitues dhe i frikësuar i parlamentarëve. Tashmë po shihet se Kuvendi i Kosovës nuk është sovran në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të tij që janë të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mbase disa nga parlamentarët po frikësohen se EULEX-i mund t’i arrestoj për shpërdorimet e tyre…
‐————
Flasin për DITA-n ish zyrtarët e lartë Fatos Klosi, Sabit Brokaj dhe Pëllumb Xhufi pas letrës që të tre ata sëbashku edhe me të tjerë personalitete firmosën si reagim ndaj arrestimeve në Kosovë
Përse mendoni se disa rryma në EULEX kanë prirjen të denigrojnë dhe godasin UÇK-në?
Fatos Klosi: Që po e denigrojnë dhe e godasin kjo është një fakt i njohur tashmë. Pse po e bëjnë? Natyrisht nuk mendoj se kjo është një politikë evropiane, prandaj duhet të themi se janë rryma që përfaqësojnë interesa të caktuara proserbe. Të gjithë e dimë se para dhe gjatë luftes ka patur përpjekje të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike evropiane që ishin, ku më shumë e ku më pak, hapur në krahun e Serbisë, që u përpoqën që të pengonin ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe, që më pas e tani, po përpiqen të ndihmojnë Serbinë në përpjekjet e saj për të sabotuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe shtyrjen pa fund të fitimit të sovranitetit të plotë të Kosovës në territorin e saj.
Sabit Brokaj: Ka një mori faktesh që flasin për këtë denigrim që kërkohet t’i bëhet UÇK-së dhe luftës së saj. Dosjet e UDB-së të përgatitura që nga koha e luftës duket se vazhdojnë të kenë një fuqi prapavepruese. Rasti më i qartë është ai ndaj Fatmir Limajt. Këto dosje kanë funksionuar qysh gjatë luftës dhe vazhdojnë edhe tani. Kujtojmë këtu se ka pasur një plan për të ndaluar me çdo kusht ardhjen në pushtet të UÇK-së. Kjo është deklaruar kur në Itali Ishte në pushtet Kryeministri D’Alema. Vendimet e UELEX-it janë në këtë linjë veprimi. Prandaj dhe ne kemi të drejtë të dyshojmë në vendimet e tyre dhe t’i kontestojmë ato.
Pëllumb Xhufi: -= E mendojmë një gjë të tillë, jo thjesht duke u nisur nga sjelljet e përfaqësuesve të ndryshëm të këtij organizmi, të cilat nxiten nga paragjykime dhe interesa, që janë evidentuar qysh me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në vitet 1997-1999. Mos harrojmë se EULEX-i, ashtu si vetë Bashkimi Evropian, është një organizëm me shumë shpirtra, ku gjithsecili vend anëtar, krahas politikave të përbashkëta, promovon edhe politikat e veta nacionale. Shembulli i Greqisë, apo i ndonjë vendi tjetër, që më se një herë kanë ushtruar të drejtën e vetos në BE apo në NATO ndaj vendeve të tjera jo-anëtare, dhe që e kanë bërë një gjë të tillë thjesht në funksion të interesave të tyre kombëtare, do të mund të shpjegonte edhe sjelljet e ndonjë segmenti të interesuar të EULEX-it. Dihet që qysh nga koha e Xhuzepe Macinit dhe e Jani Koletit, Italia dhe Greqia e kanë përcaktuar Serbinë si një aleat strategjik të tyre në Ballkan. Po ashtu Franca e, deri në një farë mase, Britania e Madhe. Sigurisht, qëndrimet e këtyre fuqive të fundit në rastin e Kosovës pësuan një devijim të madh pozitiv nga linja tradicionale e politikës së tyre të jashtme, dhe Londra e Parisi u bënë ndër mbështetësit kryesor të çlirimit e më tej të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Por nuk është plotësisht kështu rasti me dy vendet e tjera të cituara më lart. Në vitet e represionit më të madh serb në Kosovë, 1977-1999, Italia dhe Greqia ishin për një zgjidhje të problemit brenda kuadrit politik e institucional serb, ishin për një politikë “të butë” dhe “përfshirëse” ndaj regjimit të Milosheviçit dhe kundër politikës së sanksioneve dhe të ndërhyrjes ushtarake, pavarësisht se në fund ato u bashkuan në një farë mënyre në aksionin e NATO-s. Mbështetën deri në fund qasjen “gandiste” të rezistencës së përfaqësuar nga i ndjeri Rugova, dhe bënë gjithshka për të prevenuar shpërthimin e rezistencës së armatosur nga ana e UÇK-së. Edhe pas luftës, zërat që kërkonin ta demonizonin UÇK-në si një organizatë kriminale, marksiste apo integraliste, vinin kryesisht nga këto vende. Qëllimi ishte i qartë: të mënjanohej UÇK dhe partitë politike të dala prej saj nga qeverisja e vendit dhe t’u besohej kjo “të moderuarve” të Rugovës, me të cilët Beogradi dhe ata vetë mund të merreshin më mirë vesh. Pra, qëndrime të tilla, të materializuara në veprimtarinë anti-UÇK të EULEX-it, përcaktohen nga një axhendë personale e nga një radhë egoiste prioritetesh, që përcillet brenda këtij organizmi nga ndonjë përfasues me pushtet i vendeve të interesuara. “Beogradi përpara Prishtinës”, ky është morali i kësaj fabule.
Çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar më tepër në lidhje me këtë situatë?
Fatos Klosi: Natyrisht që shteti shqiptar nuk duhet të rrijë e të bëjë sehir. Situata e krijuar denigron dinjitetin dhe vlera të rëndësishme kombëtare, prandaj ka të drejtën e plotë morale qe t’i denoncojë me forcë veprime të tilla. Nga ana tjetër duhen mbështetur dhe politikisht pranë institucioneve evropiane, përpjekjet për rritjen e pavarësisë së institucioneve policore dhe gjyqësore të Kosovës.
Sabit Brokaj: Shteti shqiptar më shumë se kushdo ka të drejtë të interesohet dhe të bëhet mburojë e lu8ftëtarëve të UÇK-së. Kjo është e sanksionuar edhe në Kushtetutën tonë, pra që shteti shqiptar ka për detyrë të kujdeset edhe për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Duhet të kemi parasysh se ishin luftëtarët e UÇK-së që e vunë në rendin e ditës çështjen kombëtare shqiptare dhe i janë një shtysë të fuqishme asaj. Në këto kushte është një detyrë parësore e Shqipërisë dhe e shtetit amë që jo vetëm të kujdeset, por edhe të mobilizohet dhe të mbrojë fuqimisht të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen. Për luftëtarët e UÇK-së në radhë të parë.
Pëllumb Xhufi: Shteti shqiptar duhet të bëjë shumë, dhe jo thjesht në emër të flamurit të “shqiptarisë”, por në emër të paqes dhe të stabilitetit në Kosovë e rajon, që veprime të tilla të EULEX-it po duan të provokojnë. Qeveria, Presidenti, MPJ duhet të dalin hapur në mbrojtje të vlerave që përfaqëson UÇK, dje në luftë dhe sot në qeverisjen e Kosovës. Tashmë= nuk kemi të bëjmë me arrestimin dhe gjykimin e ndonjë elementi të veçantë, por për një qasje të përgjithësuar e që synon të godasë UKÇ-në, si institucion dhe si vlerë. Pushtetarët tanë duhet të sensibilizojnë kanceleritë e vendeve mike, përfshirë ato të Italisë, të Greqisë, të Spanjës e të ndonjë vendi tjetër, mbi paarsyen, pathemelinë dhe mbi rreziqet që mbart një qasje e tillë. Por unë e kuptoj se kjo do të thoshte t’i kërkoje shumë një qeverie dhe një Kryeministri, të cilët kanë qenë të parët që në vitin 1998 e denoncuan hapur e pabesisht UÇK-në si një organizatë terroriste, marksiste, integraliste e madje UDB-iste!
Disa grevistë të UÇK kanë akuzuar Argita Berishën dhe Lulzim Bashën për hartimin e dosjeve, çmendoni për këto akuza?
Fatos Klosi: Është bërë e njohur publikisht që Argita dhe Lulëzimi kanë punuar në institucionet e UNMIK, që hetuan të ashtuquajturat “krime të luftës” por kjo nuk mjafton që të mendoj se ata kanë marrë pjesë në hartimin e dosjeve. Koha do të tregojë vërtetësinë ose jo të akuzave kundër tyre.
Sabit Brokaj: Për këto akuza unë mund të them vetëm kaq: UDB ka punuar edhe para edhe gjatë luftës, edhe pas saj. Në këtë drejtim ka shumë hije dyshimesh. Mua më ka bërë përshtypje fakti që kur u ngritën akuzat për atë shtëpinë e verdhë në Burrel për transplantin e organeve, avokati kosovar përmendi këta dy emra që thoni edhe ju. Por këta dy emra, pra Lulzim Basha dhe Argita Berisha, përmenden herë pas herë edhe nga të tjerë. Pra diçka të vërtetë duhet të ketë aty. Koha do ta tregojë.
Pëllumb Xhufi: Unë nuk kam ndonjë element për të akuzuar njerin apo tjetrin. Veçse, nuk mund të mos përsëris atë që e kam shkruar dikur: nuk u zë besë atyre rioshëve shqiptarë, që u dërguan nga z. Berisha në Kosovë për të shërbyer në organizata si UNMIK apo OSBE, që u rritën nën hijen e këtyre organizatave dhe që sot zënë vende me përgjegjësi në administratën e Shqipërisë dhe të Kosovës. E them këtë, pasi e marr me mend se ç’lloj punësh u janë besuar të rinjve shqiptarë që kanë shërbyer në përfaqësitë e atyre organizatave në Kosovë.
Pagesat per familjen Berisha nuk mbahet mend se kur fillojne.Basha ka bordero tjeter.Eshte e njeta taktike qe ndjekin serbet me shqiptaret qe nga koha e Zogut.
po pse duhet qe te degjojme perdite se kriminelet e saliut po pasurohen githmone e me shume due mare para nga e githe bota ? nuk u mjaftojne ato qe povjedhin nga shqiperia? nuk ka shtet me njerez te degjeneruar …RILINDJE
KETA PALACO KANE PERFITUAR NGA GJYSHI QE I MBRON SHPATULLAT… POR KETA DO TE VIHEN PERPARA LIGJIT .
DHE TE MARRIN ATE QE MERITOJNE….
E SIGURTE ESHTE QE ATE DITE NUK DO TE KENE GJYSHIN TU LAJ B.CEN KUR TE NGELIN SI TE DHJERE…!!
cfare te thuash per keta te dy
NJERA KA GJYSEN E SHQIPERIS DHE PER BYTHE TE KESAJ
QE KISHTE GOCEN NE SHKOLLE NE ISAMAIL QEMEL VITI I PARE ISHTE MBAZDITE..
DHE URDHERI I KETI NJERIUT TE SHUMTUT U KTYE SHKOLLA PARADITE
NDERSA KY LULUJA PO BEN RRUGET QE GJYSHTI NJE TURP I TERI
E MJERA SHQIPERI QE KA RA NE DOREN E KETYRE NJERZVE..
ca sna degjojne veshet per keta te familjes berisha.ca spo na lexojne syte.paskan qene te tmerrshem e te pangopur mor burre.po si nuk i vjen zor njehere.e lane popullin pa buke e vete po furnizohen me lek nga te gjitha anet.ky eshte kulmi dmth.
a esht kjo e bia e kriminetil te shqiperis a esht kjo qe ka gjysen e shqiperis
argita esht e bija e sali berishes qe ka bler gjith breg detinn.
ku shkuan leket e durres kukes vec se ne gjepat e lulzim bashes
NUK EDI QE NJE DIT DO TI SHOHIM KETA NJERZ TE SHOHIN CFARE I KAN BER POPULLIT.;
ESHT KOHA TU THEMI STOPP
VOTONI VOTONI EDI RAMEN
EDI RAMA BERI TIRANEN QE SOT PO E SHKATERRON SALI BERISHA ME LULZIM BASHENNNN
Sali Berisha s’meriton vetëm të zhduket një orë e më parë nga zyra ku qëndron, por shumë më shumë. Duhet dënuar me ligjin e grupit kriminal. Ne, të rinjtë në moshë e ide, në gjykim e botëkuptim, s’do ja falim kurrë.
ti hapin bibat keta kosovaret qe e duan berishen me shume e robt e vete.ti hapin syte se cfare lloj mostre eshte berisha dhe cfare krijesash ka nxjerre ne drite ky njeri i peshtire.
NUK DUAM ME TE SUNDOHEMI NGA NJE NJERI SI SALI BERISHA QE DI VETEM TE VJEDHE DHE TE KERCENOJ
KUR THUA ARGITA DHE LULEZIM BASHA SHUM NJERZ JAN DJEGUR NGA KETA DY NJERZ QE ME DJERSEN TONE JAN BERE MILJONERA
PRONAT E SHQIPERIS I KA E BIJA DH DJALI I SALI BERISHE
KAN BABIN KRYE HAJDUTIN E SHQIPERIS KAN BABIN MAFJEN E SHQIPER
TURPET E SALI BERISHES NUK KAN FUND NUK DO KEN
PO ME 23 QESHORE DO TI VIJE FUNDI SALI BERISHE
ME 23 QESHORE O RINI MERRIN PRINDIN TUJA HICJANI NDROJTJEN HICJANI FRIKENN
VOTONI PER 29
Pagesat per Sali Berishen si agjent i UDB-se Jugosllave fillojne qe ne vitin 1976!!!
ishalla u hapen syt kosovareve se e majn berishen per burr te mir.e harrun naften dhe armet qe u jepte sala serbeve.e harrun dhe komandantin e farkut qe vran ne tiran..harrun edhe arkanin qe ja cau piten(shok i sales edhe ky.)
kamarieri i Rinasit, dajli ilegal i ilir hoxhes , birit te enver hoxhes eshte gruaja e argites e keas montsre me gjak serb
Si te mbrojme pjeserisht voten.
Nese dikush ju kercenon per voten ose kerkon tua bleje, mund te veproni keshtu:
1) Nese u kerkojne qe te fotografoni fleten e votimit, beni nje foto me voten ne kuadratin qe ata duan.
Pastaj vendosni kryqe edhe ne disa kuti te tjera. Keshtu vota juaj do te anullohet.
2) Nese u japin nje flete te plotesuar e u kerkojne ate qe do te merrni ne vendin e votimit bosh. Perseri vendosni ne fleten qe u kane dhene disa kryqe ne disa kuti. Keshtu vota juaj do te anullohet, dhe i dergoni fleten bosh pucistave.
Kush deshiron mund te shkruaje edhe dicka ne fleten e votimit. Psh. se cila parti e kercenoi apo e pagoi, dhe e detyroi qe te anullonte voten.
Keto mesime nga Lubonja I me marre? voten e mbrojme vetem duke votuar ne kutine e duhur. dhe duke e hedhur ne kuti. Te gjithe Ata qe kercenohen te paraqiten prane shtabeve elektorale qe simpatizojne dhe te paraqesin ankesat qe Kane atje do te gjejne ndihmen e duhur. JO votes se bardhe qe Kane filluar te predikojne Ata qe Kane frike nga vota e vertete.
Po ti ore Fidel Kastro me keto pune merresh ? Leri ore njerezit rehat, o njeri paranoik
kjo eshte qeverisja e mbrapshte . kjo eshte qeverisja e mbushjes se xhepave te pushtetareve dhe familjareve te tyre. duhet ti themi stop dhe te kerkojme Rilindje. jemi me shume ne qe kemi nevoje per ato para se ata qe vetem tallen dita-dites. kjo eshte tallja me e madhe qe po u behet
2 milion shqiptareve.
boll me komente,ngelem duke bere komente neper gazeta online qe sipas meje i lezojme vetem ne dhe pak te tjere,ka ardhur koha te detyrohen radiot dhe tv private ne te gjitha trojet Shqipetare(me shume ne kosove dhe maqedoni),ne menyre qe te mbrojme ish luftearet e UçK po ne te njejten kohe dhe nderin e Shqipetarit,po pritem akoma do te jete vone pasi shqipetaret antishqipetare te blere nga zbulimet e huaja(sllave,greke,etj.) do ti bejne te zezen vendit dhe do ti kemi ne krye te Tiranes,Prishtines e Shkupit(ketu me duket se jane).Ne qofte se ndodh na nje dite te bukur do te zgjohemi si krahina JUGEPERNDIMORE E SERBISE.Ka ardhur koha te RILINDE DHE TE RIKRIJOHET NJE TJETER uçk te quajtur URBK(ushtria rujatje e bashkim kombetare)ne krye te se ciles te vendosen figura te besueshme dhe besnike ne ATEDHEDASHURI(mundesishte nga sherbimet sekrete si Klosi apo tjeterkend qe kane pasur lidhje vetem me sherbimet informative perndimore,amerikane).
Çdo lloj bulmeti eshte produkt i stanit. Ky stan kete bulmet ka. Shih babain dhe bej te bijen, shih ustain dhe fol per çirakun. Mua me vjen keq se nuk jane te paket ata kosovare qe çirren duke bere be dhe rrufe per te shprehur dashurine dhe mirenjohjen per Sali Berishen. E pra ky eshte Sali Berisha dhe misionaret e tij. Nuk me vjen mire ta pohoj, por kur ka pis milet qe i thurr ditirambe nje krimineli dhe e quan Skenderbe te dyte, shume mire t’i behet. Me vjen keq se digjet bashke me shkarpat e thata dhe ata te njomet te ndershmerit dhe ata qe i dolen per zot popullit te Kosoves. Ata qe dhane gjakun e bijeve dhe bijave te tyre per çlirimin e saj nga okupimi shekullor serb. Lulezim Basha dhe lulët e tjere prane Saliut, sikunder dhe Argita Malltezi dhe gjithe familja kryeministrore shqiptare, kane vene pasuri jo vetem duke vjedhur dhe grabitur pasurine e shqiptareve por dhe duke tradhetuar interesat e kombit shqiptar. Shitja e detit fgrekeve ishte vetem maja e ajsbegut.
ne 1991 nje plak nga tropoja i tha ye burgosurve politike qe po krijonin shoqaten.-berisha dogji malsine,berisha do djegi shqipnine!po su dogj mire ky popull,po te shkrumbohet fare,nuk ze mend.ky popull eshte si aj miu i vogel budalla qe per dado donte macokun.
nga biseda qe kane bere keta intelektuale te nderuar kuptohet vetiu ,qe beogradi ka dore..problemi eshte pse nuk reagon pushteti antishqiptar ..po vertetohet plotesisht .se pushteti eshte i kapur..dhe berisha eshte antishqiptar..e qe behet pale me euleks..ky njeri nuk ka fytyre te flase ,sepse ky njeri ne kohen e embargos ne kundershtim me te gjithe i theu keto ..ky i pa din e iman ,deklaron se une nuk mund te lija kosoven pa nafte ,ndersa nga serbia hynte nafta lume.lind pyetja nga e dinte ky sharlatan se nafta hynte lume ne serbi…me veprime te tilla kure nuk mund ti mbushesh mendjen njeriu se ti e bere se tu dhimsen kosovaret..kete po e verteton tani me qendrimin tend e qe nuk reagon me futjen e vellezerve tane burg …po vertetohen me se miri ato qe i ke quajtur me epitete nga me te nryshmet …eshte fatkeqesi kombetare per kosven kur shteti ame ,ben sehir kur lufta e tyre e drejte denigrohet mbas 14 vjetesh…kujt i sherben heshtja jote ,e kjo eshte me se e qarte tani qe populli te kuptoje c mostre je..por e keqja e shqiptarit nuk fund,..ty te ndekin njeres ne shqiperi qe kane shume eshume te perbashketa me ty,,por me e keqja eshte tek gjysma tjeter e kombit qe nuk kuptojne ende c fare monster,je …popull kuptoheni te pkten nje here ketu nuk kemi te bejme thjesht ndrim pushtetesh por kemi te bejme regulla loje qe pranon demokracia …nese nuk e kuptoni kte radhe ky do te mbetet deri ne vdekje ,,ashtu si ai qe i sherbeu per 45 vjet ,me qafe pacim veten
Une e besoje qe lul basha dhe argita kane punuar per interesa te udb,pasi dhe presidenti berisha e ka bere kete pune.une nisem nga nje intervist dhene ne gazeten dita nga nje kosovar mbiemrin kelmendi e kishte po nuk mbaj mend ne ishte ibrahimi a ndonje tjeter.ai tregonte se kur ishte ne shqiperi bashke me adem jasharin kishin takuar dhe berishen qe aso kohe ishte presidentku i kishin treguar per menyren e organizimit te kryengritjes ne kosove,bazat e luftes shoket e probleme te tjera te organizimit te luftes.por per fate te keq pa mbritur ne kosove ne dhe shoket tane u kapem ne befasi nga forcat serbe ne baza qe i dinim vetem ne dhe berisha ,keshtu qe i bie qe dhe berisha te kete punuar me udb,keshtu shoket tane nje pjes u kapen dhe nje pjes iku jashte vendit.edhe nje fakt qe per mua eshte trondites,adem jashari tash legjenda e kosoves eshte arrestuar nga regjimi berisha.berisha duhet te shpjegohet per keto probleme ose te mbaj turpin e tradhetise.
por duhet qe dhe populli i Kosaves te kuptoje se kush eshte saluku pse nuk organizoheni ne nje shoqate ku te informoni popullin per tradhetite dhe bemat e salukut kundra popullit te Kosoves
aman mo cfare spo deklarojne keta njerez,pasi i vine nje cmim vetes para partise socialiste,fillojne e nxjerin brutalitete nga goja e tyre,pse mo zoteri i bene tani keto deklarata ti apo duhet me i be tani per ti prish imazhin partise demokratike,kushedi se cfare do flisni tjeter neser ju…
Po i thote tani, sepse tani jane burgosur njerezit e UCK-se, Po atyre qe u djeg ju duken te gjithe provokator dhe te shitur.
Sali Bisha, ja ke trasheguar zanatin e tradhetarit e te Spiunit Serb brenda familjes, e ke bere Argiten si Mata Harri, more kriminel ordiner edhe PD po ja dorzon Lulzimes, i ke marre me tapi por do te shikojme pas 23 Qershorit, kur te kerkosh strehim ne Beograd.
nuk ngeli me gje per tu thene ne kete fushate,cfare spo pjell fantazia e ketyre njerzve,ndonje dite do na mbarsin e gomarin mashkull…gjithsesi deklaratat tuaja jane te pavlefshme,pasi ato jane vecsme trillime te perdorura per fushate,a thua sikur kjo se seshte e dukshme…gjeni ndonje gje te re mo njerez se keto spo pine me uje…e mjafte se u kepytet duke sulmuar partine demokratike…
EDI do te marri qeverine qe te vjedhi bashke me shokun tend hajdut Meta, po i rr…. per popullin atij……Po eshte mire ai qe eshte se te pakten i mbushi xhepat e nuk do marri sa keni ndermend te merrni ju bashke me Meten. Nambyten hajdutet qe bertasin kapeni hajdutin. Te gjithe politikanet hajduta jeni .
Dhe ju komentuesa te pakenaqur shikoni i beni derman vetes pa politiken, apo prisni rotacionin semos bien leke nga qielli ?
Desha te bej nje koment te vogel. E kam lexuar diku por i pershtatet ketij shkrimi dhe komenteve te lexuesve.
…ne kohen kur “mbreti” Zog desh te martohej ,na kish pyetur njerez te ndryshem se c’mendonin per martesen e tij me princeshen Hungareze(qe do behej).Secili nga keto i kish dhene mendime te ndryshme.Por para se ta realizonte kete martese ne nje takim ne pallatin mbreteror ku i ftuar ishte dhe nje mik i tij Dibran (i mencur,i fjales) e pyet dhe kete se c’mendonte ky i fundit per kete martese ? Ky ,Dibrani ja kthen: “…po mire mor mret qe don me u martu me kte princeshe,nji gja du me t’kujtu,kur t’rriten f’mijte e tu kane me pyt se ku i kane daxhat(dajat) ?!….”keshtu eshte dhe me femijet e Berishes,dhe keto pasi u rriten filluan me pyet se ku i kane dajat…Te tjerat i kuptoni vete ,s’ka nevoje per sqarime.