Berisha: Taksa progresive nuk vendoset kurrë, Rama: Ti e di kapitalizmin vjedhje me dhunën e pushtetit

anazapta

Kryeministri Berisha vazhdon sulmin ndaj nismës së socialistëve për lehtësimin e barrës fiskale për biznesin dhe vendosjen e taksës progresive. Gjatë një takimi në Vlorë, ku përuroi një fabrikë mielli, Berisha u shpreh se PS synon të aplikojë një politikë që do ta çojë vendin drejt rrënimit. “I themi Ramës, hiq dorë nga dashuria për dajën tënd. Taksa e Kolekës s’vendoset kurrë”, tha kreu i qeverisë.

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryesocialisti Rama në rrjetet sociale Tuiter dhe Facebook. Kreu i PS-së shkruan se rrënim i vazhdueshëm është qeverisja e një vendi me 1 milion të papunë, duke klithur “Përpara”.

“Të qeverisësh një vend me 1 milion të papunë dhe ta mohosh duke klithur PËRPARA!,do të thotë të udhëheqësh rrënimin e vazhdueshëm. Të paguash më pak taksa si KM se një mësues dhe të klithësh PËRPARA! do të thotë të rrënosh shtresën e mesme me taksën e sheshtë. E të thuash taksimi i ndershëm=komunizëm kurse taksa e sheshtë=kapitalizëm d.m.th. ta dish kapitalizmin vjedhje me dhunën e pushtetit”, shkruan Rama.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Deri tani eshte provuar deshtimi i takses se sheshte ne vend,kete e tregon situata ekonokmike ne Shqiperi ,ku qeveria jo vetem qe nuk ka te ardhura te paguaj buxhetoret e deri financimin e ambasades tone ne SHBA. Pasqyra me bindese eshte borxhi ne ritje qe do te bjere kolapsin. E sa per taksen progresive,se pari duhet te provohet tek ne,ashtu siç po konsumohet ne vendet me te perparuara te Europes me sukses ,duke bere nje sistem Kapitalst Social, e te mos zeji frika ,te perfundosh i varur si ne Shqiperi.E sa per Koleken,Marksin e tj,nuk shkojne me Zoti Kryeminister.Kete propogande e perdori Qazim Mulleti,60-70vite me pare,kur thoshte komunistet Po na marrin pushtetin! Kohet kane ndryshuar,trasformou,reforma ne taksa eshte aktualiesiert ne gjithe boten.

  • Taksa e sheshte e shoqeruar nga pagat referuese per te xhvatur punedhenesit dhe pune kerkuesit e ka futur ekonomine tone ne informalitet dhe ne stanjacion.Kete e ka kuptuar cdo qytetar dhe fshatar por i vetmi qe se kupton eshte nje shpellar qe fatkeqesisht drejton kete vend.Kete se kupton dhe nje ekonomist koperative nga zona me e prapambetur e Devollit qe perseri per fatin tone te keq eshte minister i financave.Duhet futur patjeter taksa e ndershme
    ajo qe zbatohet ne mbare boten e qyteteruar,taksa progresive.

  • Berisha nga njera ane shan programin e Edi Rames, nga ana tjeter kopjon pjese te programit te tij, si heqja e tatim fitimit per pagat deri ne 30,000 leke. Eh Berishe, pleqeria ben te veten, fantazia nga zero te ka vajtur ne minus fare, megjithese dyshoj te kesh pasur ndonjehere fantazi, gjithmone majmun qe ke kopjuar te tjeret ke qene…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *