Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri ka njoftuar masa të reja shtrënguese, që do të ndërmerren për të ndalur trazirat ekonomike të vendit
Këto masa përfshijnë ngritjen e taksave të eksportit për drithërat dhe pakësimin e numrit të ministrive të qeverisë, të nxitura nga rënia e javës së kaluar të vlerës së pesos deri në 16 për qind të vlerës.
“Për të filluar ndërtimin e vendit që duam, ne duhet të balancojmë llogaritë tona me një shtet që shpenzon më pak se sa krijon,” tha Macri në një fjalim televiziv të hënën.
Kriza e monedhës së Argjentinës po e detyron qeverinë të kërkojë një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të përshpejtuar një program kredie prej 50 miliardë dollarësh.
Macri, një konservator pro-biznesit, i cili mori postin në vitin 2015, po kërkon të qetësojë tregjet dhe të rivendosë besimin tek argjentinasit.
Peso-ja humbi gjysmën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari dhe inflacioni ka arritur në më shumë se 30 për qind.
s.a/dita

ky socializmi mbeti duke falimentuar çdo ditë!!
hyni në kapitalizëm argjentinas dhe do të shihni se fjala falimnetim nuk njihet fare!!