Argjentina po vuan, nën drejtimin e trajnerit të ri Jorge Sampaoli! Lionel Messi dhe shokët e tij kanë zhgënjyer në dy eliminatoret e fundit kundër Ururguaj dhe Venezuelës, ku erdhën dy barazime që e komplikojnë së tepërmi rrugën e “çelestëve” deri “Rusi 2018”.
Si rrjedhojë argjentinasit kanë marrë shumë kritikat në ditët e fundit, një prej të cilave nga eksperti i futbollit amerikano-latin Faustino Asprilla.
Ish-sulmuesi i Parmës, kolumbiani Asprilla, nuk është treguar aspak i butë kur foli për mikrofonët e “ESPN”.
“Si mund t’ia lejojnë vetes të luajnë si një bandë gomerësh?! Messi, fatkeqi, ka filluar të luajë në krah të magazinierit. Ai ka nevojë për futbollistë të vërtetë në mesfushë që të tregojë vlerat. Është shumë e vështirë të fitosh, kur luan me bukëpjekës, megjithatë Messi ishte i vetmi që vinte erë futboll në fushë…”, tha Asprilla.
