Argjentinë ’78 dhe shiriti i zi te shtyllat, protesta e heshtur kundër regjimit

Gazeta Dita

Nga njëra anë Argjentina kampione e Botës me Fillol, Ardiles, Bertoni, Kempes dhe Passarella. Nga ana tjetër diktatura gjakatare e Jorde Videla, me të famshmet “fluturime të vdekjes” dhe mbi 30 mijë “desaparecidos”.

Eshtë shkruar shumë në lidhje me Botërorin 1978, derisa fatkeqësisht u zbuluan me vonesë krimet e bëra, paralelisht me Kupën e Botës, nga regjimi ushtarak i atëhershëm.

Një tjetër “anekdotë” e asaj periudhe është zbuluar nga “The Guardian”, falë kuriozitetit dhe kërkimeve të David Forrest (Universiteti i Sheffield), që tregon historinë e një proteste “të heshtur” kundër regjimit, e orkestruar nga stafi teknik i kombëtares argjentinase dhe e zbatuar me përpikëri gjatë veprimtarisë.

Zbulimi i Forrest ka të bëj me fashot e zeza, të pazakonta, të vendosura në fund të shtyllave gjatë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin “Monumental”.

Arsyeja e portave me të zeza në fund të shtyllave ka mbetur mister për 40 vjet me radhë, derisa Forrest takoi kamerierin e quajtur “Don Julio”, në një restorant në qendër të Buenos Aires.

Ky i fundit e këshillon të shkojë të vizitojë muzeun e stadiumit “Monumental”, ku Forrest u përballë me një fotografi të vjetër bardh e zi, që tregonte stafin dhe punëtorët e fushës të asaj kohe, mes të cilëve dalloi shumë mirë pikërisht fytyrën e “Don Julio”.

 

Pas kthimit në restorant, Ezequel Valentini (ky ishte emri i kamerierit misterioz) i tregoi Forrest se bëhej fjalë për një gjest proteste kundër regjimit ushtarak.

“E dinim se asnjë futbollist nuk do të kishte mbajtur shiritin e zi për të kujtuar të vdekurit dhe të zhdukurit nga diktatura, kjo ishte arsyeja përse menduam për një gjest simbolik që në pamje të parë nuk binte në sy, – shpjegon “Don Julio”.

Futbollistëve nuk i lejoheshin shiritat e zi apo gjëra si këto, por duhet të bënim një gjë që të shikohej mirë edhe në televizion. Për këtë arsye veshëm me shirita të zinj bazën e shtyllave pingule.

Ushtarëve që na kërkuan përse po e bënim diçka të tillë i thamë se ishte thjesht për skaramanci. E besuan. Ne e bëmë për të kujtuar “desaparecidos”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *