Argjentinë ’78, historia e pisët e një Botërori që nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë

Gazeta Dita

Dominimi Brazilit për më shumë se një dekadë (1958-70) në Kupën e Botës nuk duhet të ketë qenë i lehtë për t’u pranuar nga Argjentina, që deri në atë kohë nuk e kishte fituar asnjëherë komepticionin më të rëndësishëm në futboll, teksa ka shikonte rivalët e tyre të festonin çdo katër vite.

Në fakt, mes 1958-ës dhe 1970-ës, “Seleçao” e udhëhequr nga Pele ka fituar tre nga katër Kupat e Botës të zhvilluara në atë periudhë. Koha e tyre do të vinte dhe nuk do të fillonte me daljen në skenë të legjendës Diego Armando Maradona, por me zhvillimin për herë të parë të Botërorit në Argjentinë.

Megjithatë, ai edicion i Kupës së Botës ka shkaktuar më shumë polemika se prekja me dorë e Maradona-s në Meksikë ’86. Dabid Winner, gazetar i “Financial Times”, ka shkruar në 2008-ën: “Sa më shumë informohesh për atë që ka ndodhur në Kupën e Botës të 1978-ës, aq më e qartë duket gjithçka: Ai kampionat nuk duhej të ishte zhvilluar kurrë”.

Dy arsyet kryesore për të cilat evenimenti nuk duhej të ishte zhvilluar kanë qenë politika dhe të shkeljet e të drejtave të njeriut. Një grusht shteti ushtarak ka sjellë një qeveri të re në fuqi në 1976-ën dhe gjenerali Jorge Rafael Videla, i cili i dorëzoi kupën kombëtsres së tij në 1978-ën, dy vite më parë kishte thënë: “Në mënyrë që Argjentina të kthehet të jetë një vend i sigurt, duhet të vdesin aq njerëz sa do të jetë e nevojshme”.

 Ai ka qenë një regjimi i pamëshirshëm, me mijëra argjentinas që janë vrarë, zhdukur ose torturuar. Për drejtuesit e atij regjimit, Kupa e Botës ishte një mjet politik shumë i fuqishëm. Përsëri Winner ka shkruar se: “Duke cituar fjalët e gazetarit argjentinas Ezequiel Fernandez Moores, ‘Kupa e Botës e 1978-ës ka qenë manipulimi më i dukshëm politik në historinë e sportit që nga Lojërat Olimpike të 1936-ës, të zhvilluara në Gjermaninë naziste’”.

E thënë me fjalë të tjera, njeriu që urdhëronte vrasje në masë, organizoi edhe Kupën e Botës. Ata manipuluan kompeticionin për të arritur rezultatin që donin: Argjentina kampione e botës.

Disa besojnë se euforia që pasoi triumfin në Kupën e Botës i ka zgjatur jetën regjimit diktatorial. Dyshimet për ndeshje të manipuluara kanë qenë të shumta. Në fakt, Argjentina duhej të fitonte me një diferencë prej katër gola kundër Perusë për t’u kualifikuar në grupin e raundit të dytë. Në 2012-ën, ish-senatori i Perusë, Gennaro Ledesma, ka thënë se: 13 të burgosur politik janë dërguar në Argjentinë për t’u torturuar dhe duke parë se Videlas i duhej të pastronte imazhin e vendit duke fituar Kupën e Botës, ai pranoi me kushtin që Peru ta linte Argjentinën të triumfonte.

Ajo ndeshje përfundoi 6-0 në favor të ekipit vendas. Ndërkohë, në librin e shkrimtarit Jon Spurling “Vdekje ose Lvadi, Histora e Errët e Kupës së Botës”, ai citon sulmuesin e Argjentinës, Luque, i cili ka thënë se kishte marrë një paralajmërim nga regjimi i sasj kohe pas fitores së ngushtë 2-1 të Argjentinës kundër Hungarisë në ndeshjen hapëse.

 Duke parë se ndeshjet e radhës ishin kundër Italisë dhe Francës, atij i është thënë se ky mund të kthehej në një “grup vdekjeje për ju”. Për sa i takon ndeshjes kundër Francës, ka pasur zëra se arbitri ka qenë i korruptuar. Në librin e tij, Spurling ka cituar një lojtarë të Francës, i cili ka thënë se ka dëgjuar arbitrin t’i thotë Daniel Passarella-s: “Mos e bëj më atë, përndryshe do të jem i detyruar të jap penallti herën tjetër”.

Në fund, regjimi i Argjentina arriti atë që donte, me kombëtaren që fitoi Kupën e Botës në finale kundër Holandës. “Tulipanët”, të cilët pësuan humbjen e dytë radhazi në një finale të botërorit, nuk kishte në dispozicion yllin e ekipit Johan Cruyff, i cili kishte vendosur të mos merrte pjesë në atë botëror.

Ai i ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me mungesën e tij në 2008-ën, kur zbuloi se ishte tronditur sulmi që kishte pësuar ai dhe familja e tij. Gjatë një interviste për nj radio katalanase, Cruyff zbuloi se: “Duhet të dini që unë kam pasur probleme në fundin e karrierës sime këtu dhe nuk e di nëse ju jeni në dijeni se dikush më ka drejtuar një armë në kokë dhe më ka lidhur mua dhe gruan time para syve të fëmijëve të mi në shtëpinë ku qëndronim në Barcelonë”.

Ky është një tjetër kapitull i errët në historinë e shëmtuar të Kupës së Botës të 1978-ës. Argjentina mori një fitore më të ndershme disa vite më vonë, por triumfi i parë mbetet një njollë e zezë në historinë e sportit. Mario Kempes e mbylli atë kompeticion si golashënuesi më i mirë me 6 realizime, ndërsa Brazili doli i treti. Por nuk ka asgjë për t’u entuziazmuar për suksesin “Albiceleste”, sepse sa më shumë informohesh për Botërorin e 1978-ës, aq më e qartë duket se ajo Kupë e Botës nuk duhej të ishte zhvilluar.

Share This Article
5 Comments
  • Kujtoj kur lexoj lajmin e mesiperm pikerisht ate kohe e ate kampionat e zhvilluar ne Argjentine !! Isha ne gjimnaz e rastesisht duke pare nje ndeshje te klubit “Ajaks ” per kupen e europes u bera dhe tifoze ( madje dhe fanatike kur kujtoj lotet qe kam derdhur pas cdo humbje ) ekombetares se Hollandes !! Vazhdoj te mbetem dhe sot dhe me shprese se do te mund te behet kompione e botes ose e europes !! Por me cfare lexoj ,per manipulime e percaktime s”do te ndodhe asnjehere !! Kane kaluar dekada e s”harroj sekondat e fundit te lojes se rregullt finalen per kupen e botes Argjentine –Hollande rezultati 1 -1 e goditja e binarit nga lojtari Krojl e jo Krojf se per cudi nuk mori pjese ne ate kampionat ! Te behesh gol e s”do te kishim shtese e 30 min. per te fituar Argjentina 3-1 !Edhe futbolli si politika ,tjeter duam ,presim e tjeter del e fiton !!!

    • RITA JOHAN KROJF ISHTE ME I MADHI NE ATE KOHE ….POR NE 78 JETONTE NE SPANJE DHE E KAPEN E LIDHEN .. I BENE PRESION FAMILJES …DHE TREGONTE SE SISHTE E MUNDUR TE LUANTE …. KISHTE FRIKE NGA ……….. PRANDAJ SMORRI PJESE NE ARGENTINE … I BENE PRESION MAFIOZET NDOSHTA TE PAGUAR NGA DIKTATORI …. DHE HOLLANDA E MERITONTE KUPEN …. POR BOTA JA DHANE ARGJENTINES …

  • Kujtoj kur lexoj lajmin e mesiperm pikerisht ate kohe e ate kampionat e zhvilluar ne Argjentine !! Isha ne gjimnaz e rastesisht duke pare nje ndeshje te klubit “Ajaks ” per kupen e europes u bera dhe tifoze ( madje dhe fanatike kur kujtoj lotet qe kam derdhur pas cdo humbje ) te kombetares se Hollandes !! Vazhdoj te mbetem dhe sot dhe me shprese se do te mund te behet kompione e botes ose e europes !! Por me cfare lexoj ,per manipulime e percaktime s”do te ndodhe asnjehere !! Kane kaluar dekada e s”harroj sekondat e fundit te lojes se rregullt finalen per kupen e botes Argjentine –Hollande rezultati 1 -1 e goditja e binarit nga lojtari Krojl e jo Krojf se per cudi nuk mori pjese ne ate kampionat ! Te behesh gol e s”do te kishim shtese e 30 min. per te fituar Argjentina 3-1 !Edhe futbolli si politika ,tjeter duam ,presim e tjeter del e fiton !!!

  • Shtylla u godit nga Rensenbrink. Po të kish përfunduar në rrjetë, Holanda do shpallej kampione e botës dhe Rensenbrink do fitonte edhe dy tituj të tjerë. 1. Golshënuesi më i mirë, 2. Lojtari më i mirë i botërorit. Pra me një gur do vriste jo dy,por, tre zogj.

  • Boterori 1978 ka qene vertete nje boteror thuajse didaktorial por ama fifa e zgjodhi argjentinen si organizatore ne kampionatin boteror 1978 dhe ishte ne 1966 kur akoma argjentina nuk ishte ne didakture. Megjithse hollanda kurre nuk do ta fitonte aate ndeshje pasi skuadra e argjentines luajti nje ndeshje te ndershme perve didaktorit dhe albitrit Sic ka then kempes nje vit me pare: ne e urrenim didakturen donim te luanim me pasion dhe deshire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *