Kryeministri dha lajmin pesimist se gjendja e jashtëzakonshme duhet shtyrë deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni i Ligjeve miratoi dje kërkesën e qeverisë për zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pra deri më 23 qershor.
Pra fare pak ditë përpara se të vinte fundi i gjendjes së emergjencës në 25 prill, kur duket sikur vatrat e infeksionit janë shuar dhe kur kurba e të sëmurëve dhe atyre që humbasin jetën është në rënie, popullsia do duhet të përgatitet për një tjetër sakrificë dymujore.
Ajo bëhet edhe më e rëndë pas një periudhe të gjatë izolimi dhe kur ditët e bukura me diell dhe koha e mirë po trokasin.
Por a është e ekzagjeruar masa e fundit për zgjatjen e gjendjes së emergjencës, që pritet të votohet nga Parlamenti?
Përgjigjja është e prerë “JO”.
Sepse për të ndaluar përhapjen e Covid-19 ka vetëm dy mënyra. Ose zbulimi i vaksinës ose infektimi i një mase të madhe të popullsisë nga 60 deri në 80%, që krijon atë që njihet si imuniteti i grupit dhe që nuk e lejon më shpërndarjen e virusit.
Por në gjendjen ku jemi, asnjë nga këto kushte nuk është realizuar. Vaksina do të dojë së paku edhe një vit e gjysëm që të jetë funksionale.
Ndërsa për arritjen e imunitetit të masës ndodhemi ende larg. OBSH njoftoi në fillim të javës se vetëm 2- 3% e banorëve të globit janë bërë imunë ndaj infeksionit.
Ndërsa një studim francez i institutit Pasteur i çonte shifrat e të prekurve në këtë vend 5- 7%.
Falë masave izoluese të aplikuara kudo, vërtet është mbërritur në ndalimin e përhapjes (pra në rastet kur një i sëmurë infekton së paku edhe një person tjetër nga 3- 4 që mund të infektonte në gjendje të lirë) por kjo politikë ka bërë që të mos arrihet imuniteti i grupit.
Nëse këto masa lirohen dhe kthehemi në gjendjen e mëparshme, risku i mbipopullimit të spitaleve dhe i mungesës së shtretërve në reanimacion, bëhet po aq i fortë sa përpara izolimit.
Pikërisht për këtë, Instituti gjerman Robert Koch (RKI), i bëri thirrje popullsisë së këtij vendi, që do të fillojë hapjen në 4 maj, se “situata është ende serioze”.
“Nuk ka fund të epidemisë në sfond, virusi nuk është zhdukur, numri i rasteve mund të rritet përsëri. Qëndroni në shtëpi, mbani distancën- të paktën 1.5 metra. Zbatoni rregullat për kollën dhe teshtimën dhe mbani maska që mbulojnë gojën dhe hundën në hapësira publike”, deklaroi Instituti.
j.l./ dita

Eshte me se i domozdoshem shtyrja e karantines. Kokfortesija per ta thyer ate eshte vdekjeprurse .Te mesohemi te durojme ne kushtet kur nuk ka nje konkluzjon nga lindi e si mund ta luftojme me sukses e me shpejte .
Kaq deklaron ky kryeminister arrogant e shpirt lig,por kurre nuk po thote nje fjale te vetme se si do t’u sherbehet 700 mije te moshuiarve qe vuajne nga te gjitha semundjet e mundeshme,shumica kronike dhe me vdekjeprurese se coronavirusi!
Dyshoj se per 700 mije te moshuarit,qeveria po tenton te beje GENOCID!
Luli na cau koken per te shpallur gjendjen e jashtezakonshme.
Tani po na can trapin per ta hequr!
Ta mbajme apo te ta heqim ore Luli?
Hajde logjike hajde. Pse karantinimi ben infektimin e një mase të madhe të popullsisë nga 60 deri në 80%, që krijon atë që njihet si imuniteti i grupit dhe që nuk e lejon më shpërndarjen e virusit?
Te rrish brenda shpeton jete. Suedia nuk ka frenuar jeten ne vend dhe numrin e fataliteteve e ka
shume here me te larte se fqinjet e saj si Norvegjia, Danimarka e Finlanda, vende qe kane vendosur popullsine ne izolim te detyruar.
https://www.dailymail.co.uk/news/article-8245631/Sweden-sees-one-highest-days-new-coronavirus-deaths-cases.html