Argumentet e Cakajt: Pse zgjerimi është i rëndësishëm për Europën

Leda Hysa

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, ka folur me detaje për procesin dhe përpjekjet që ka bërë Shqipëria për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Gjithashtu, ministri Cakaj tha se edhe nëse negociatat nuk do të hapen, dielli do të lindë sërish për qytetarët shqiptarë dhe qeveria do të punojë më fort për përmbushjen e reformave.

Teksa perifrazoi presidentin e Francës, Emannuel Macron në Samitin e Sofies në Bullgari, Cakaj tha se anëtarësimi i Ballkanit në Europë ka rëndësi jetike për tre arsye.

“Edhe nëse nuk hapen negociatat, dielli do të lindë sërish. Ne jemi para një rrethane që nuk mund ta shmangim dot këtë situatë, por duhet të menaxhojmë në përputhje me kapacitetet tona.

Ne kemi nevojë për dialog aktiv me opozitën. Kjo nuk do të thotë se negociatat po dështojnë për këtë arsye.Përmende pasoja që mund të vijnë në Ballkan nëse negociatat nuk do hapen. Presidenti Makron, në samitin e Sofies ka qenë i qartë se procesi i zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, duke mos specifikuar kohë, është i rëndësishme për tri arsye.

E para, vlera e tregut. E dytë për shkak se stabiliteti demokratik është parakusht i stabilitetit të BE, sepse vendet e Ballkanit nuk është një qoshe jashtë BE, po është në zëmër dhe i rrethuar me vendet anëtare. E treta, duhet të këtë vëmendje sepse Ballkani mund të jetë i zbuluar ndaj aktorëve të tretë. Në këtë pikëpamje, unë nuk mund të bëj gjeopolitikën e Francës, por ne si qeveri, është se ne duam të ballafaqohemi me situatën ”- tha ai.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ministri Cakaj me pak fjale ka vene ne dukje problemet themelore te mos hapjes te negociatave por mendoje se
    nuk do te vonoje qe do te jete vete BE qe do na ftoje te behemi pjese e saj..

  • Z. Cakaj gabon kur thote se BE-ja dhe SHBA-ja nuk ben
    fjale per “emra te pervecem” por per sistemin e gjyqso-
    .rit dhe ai po funksionon ?! Jo zoti Cakaj, nuk eshte fare
    keshtu . Ambasadori i SHBA, LU qe ka afro 2 vjet qe ka
    ikur, i pat “zene goja lesh” dhe iu “tha gerrmazi” duke i ker-
    kuar qeverise shqiptare se ku i “kishte peshqit e medhenj”
    dhe myteberi kryeminister i binte zumbares duke thene
    se “po bente shtet” ! Pika ! As shtet nuk po ben por po ben
    vetem ate qe akuzonte paraardhesin e tij “RRUMPALLE” ,
    edhe ky po ndjek te njejten rruge ” RRUMPALLE”, bile edhe
    me keq…! Te gjithe shqiptaret e dijne se cilet jane “Pesh-
    qit e Medhenj” ne Shqiperi por me shume “veshtiresi” i
    permendin “emrat e pervecem” ,vijne verdalle,bejne kaper-
    cime pindarike dhe ministri yne ne detyre nuk thote asgje
    dhe nuk thote asgje sepse duke e kthyer “asgjene” ne “GJE” duhet ta thote kryeministri qe edhe Ai s’thote asgje
    konkrete sepse eshte edhe vete ne tave ?! Kjo nuk e lejon
    ate qe te tregoje fillimisht binomin e tmerrshem te mafias
    shqiotare,bashkekryetaret Berisha-Meta dhe “jeniceret” e
    tyre te bindur…Nese sot derhpgohen para gjyqit keta dy
    .individe ku me pare te ishin zhveshur nga “lulet e pushte-
    .tit” , une si qytetar anonim jam i bindur se do te hapeshin
    negociatat me BE-ne ! Por me tra-la-la dhe me gandizem
    e nolizem nuk cohet perpara shteti dhe pushteti. Katilina-
    ria “s’kini pare gje akoma” e perseritut pergjate 6 vjetesh
    mbetet nje fjale boshe dhe pa vlere.

  • Hiqe kete se nuk ben per Minister te jashtem se aty duhen njerez te pjekur jo femije qe akoma tremben nga brisk i rrojes.ky duket si manager lokali aspak hije per politike.po do thuash kur kryeministri shkon me atlete jemi per te qare.

  • “Cakaj tha se anëtarësimi i Ballkanit në Europë ka rëndësi jetike për tre arsye.”
    bravo kaka rregullën e TRESHIT nuk e paske harruar!!
    kujdes dyshi dhe katra nuk egzistojnë!

    “Edhe nëse nuk hapen negociatat, dielli do të lindë sërish.” djelli ka linur sërisht edhe para 30 vjetësh kur ti ishe në koqet e babait tënd a në vrimën e satëme,do të lindë edhe pasi ti të kesh shkuar prapë në PS!!
    këshut mor i quti i dobiçit të burgajetit!!

    mos harro rregullën e TRESHIT kaka se na fike!!
    ps:thuajini ti dëgjojë një herë ato që thotë ky idiot!!
    që është i zgjuar nuk e vë në dyshim,por dhe që kujton se të gjithë janë budallenj!?edhe këtë nuk e vë në dyshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *