Argumentet e prokurorisë: Mark Frroku dhe shokët e Arben Frrokut, ndryshuan dëshmitë

Bledar Lumani

Prokuroria ka publikuar dje argumentet që paraqiti në Gjykatën e Apelit, për të dënuar Arben Frrokun për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Në dosje thuhet se vëllai i Arben Frrokut, deputeti Mark Frroku, ka ndryshuar dëshmitë.

Ai ka bërë të tjera deklarata para prokurorëve, dhe të tjera gjatë gjykimit.

Kam marrë në telefon Arbenin dhe kam biseduar për punë pune dhe nuk e kam pyetur ku ishte.

Veç këtij komunikimi, nuk kam pasur komunikim tjetër.

Vetëm kur ka ardhur policia në shtëpi rreth orës 20:30, e kam marrë në telefon Arbenin dhe e kam pyetur se ku ishte.

Ai më tha se ishte në Korçë me Jak Jakun dhe do shkonte në Selanik për t’u takuar me djalin e xhaxhait, i cili kishte marrë disa ditë leje për të dalë nga burgu”, ka thënë Mark Frroku para prokurorëve.

Ndërsa në gjykatë, ai ka thënë se jo vetëm ai, por gjithë familja e dinte që Arben Frroku do të shkonte në Greqi, për çështjen e gjykimit të kushëririt të tyre.

Prokuroria tha se edhe familjarët e tjerë dhe shokët e Arben Frrokut, kanë ndryshuar dëshmitë e tyre.

Ndërsa në dosje thuhet gjithashtu, se Arben Frroku ka mësuar të dashurën e vet, se çfarë të thoshte para hetuesve.

Share This Article
2 Comments
  • Gjithe fisi i tyre ne Burg qenka?
    Po shkoj te takoj kusheririn ne Athine se ka marre ca dite leje nga Burgu.
    Keta duken qe jane rrace kriminelesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *