“Ari i zi” që po tensionon marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë

Dita

Kërkimet për naftën në detin Jon duket se po vendosin në vështirësi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë. Dy vendet anëtare të NATO-s kanë pretendime në lidhje me pasuritë nëntokësore.

“Pas ankesave të palës shqiptare, Greqia ka ndaluar për momentin kërkimet për naftë. Por, Greqia mund të hakmerret ndaj Shqipërisë, nëse nuk i hap rrugë në këtë çështje”. Kështu shkruan e përditshmja austriake, Der Standard.

Sipas kësaj gazete, Greqia do të bllokojë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gazeta austriake shkruan ndër të tjera se në lojë janë shumë gjëra, duke qenë se bëhet fjalë për rezerva të mëdha nafte. Për këtë arsye, sipas saj, tashmë Shqipëria nuk duhet të shqetësohet më për marrëdhëniet me Serbinë, por për marrëdhëniet me Greqinë. Pakënaqësia e palës greke, sipas Der Standard, nuk është vetëm për kërkimet e naftës në detin Jon, por edhe për zgjedhjen e Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit.

Por sipas “Der Standard” ky nuk është konflikti i vetëm mes dy vendeve. Një tjetër ngërç janë edhe varrezat greke në jug të Shqipërisë. “Një marrëveshje për këto varreza nuk është zbatuar nga Shqipëria. Formalisht, Greqia dhe Shqipëria janë ende në luftë, e cila është bazuar në një ligj grek në vitin 1940 i cili kurrë nuk është anuluar.” thekson gazeta.

 

Share This Article
11 Comments
  • E drejta nderkombetare percakton qarte maredheniet midis shteteve Kjo nuk do te thote qe dikush duhet te sillet si kapo e tjetri si cirak Ne maredhenie ndershteterore nuk ka vartesi te tilla. Mua me pelqen qendrimi i pales Shqiptare qe nuk negocion ne leshimin e pjeseve te teritorit te saj Ato jane ndare njehere ne 13 dhe nuk duhet te kete asnje ndryshim Ne kete loje te ndyre ka pasur dore edhe ai maskarai Ilir Meta qe deklaronte atehere se keto qendrime jane komuniste kur opozita e kundershtonte Edhe gjykata kushtetuese e ka hedhur poshte me shumice absolute votash. Por ne te njejten kohe te gjithe specialstet e kane hedhur poshte ate mareveshje pervec Gervenit i cili per aresye qe dihen e beri kete tradheti. Natyrisht ne kete veprim te poshter kryesore eshte kalifi Shqiptare Saliu i cili ri i vrenjtur ne kete firmosje.

    • ç’jane keto budallallëqe sipërfaqësore! Problemi ne thelb nuk eshte nafta,por eshte arroganca e jevgjitiqive, në fundosje e sipër, të cilët reufuzojnë llastueshëm të pranojne realitetin e hidhur: berishat, bashat & toptanët ikën e s’vijnë më! Ata i pret litari!

  • Der Standard shkruan ato që shkruan shtypi shqiptar, shtypi shqiptar citon ato që shkruan Der Standard dhe kujton se po sjell ndonjë lajm të ri nga burime të sigurta dhe i vë vulën e të vërtetës.
    Ky qark i mbyllur është mënyra me të cilën shkruajmë historinë tonë ne shqiptarët. I gatuajmë çorbat vetë, ia shesim botës e i blejmë pastaj si mall marke, cilësia e të cilit nuk diskutohet më.

  • Duhet te dialogohet,kompromise ne favor te perbashket qe popujt te mos konfrontohen per mosmarveshje qe ka qofte edhe per kufijte detare meqese sot cdo kompromis esht ne favor te nje europe te forte ekonomikisht e nje rajon qe kerkon paqe sociale per te gjithe!
    Kompromisi te shkoj ne favor te dy palve ne interes te perbashket qe as njeri e as tjetri mos e shofin njeritjetrin si armiq por si miq,qe mendojn per interesa te perbashketa e per te miren e gjith shoqerise e fqinjesis!

  • Po nuk ja zgjidh krizen Greqise kjo kriza per kufirin detar me Shqiperine e kane te thelle.Duan ta bejne fakte paktin detar qe kerkojne aty. Le te shpojne nje here andej nga ana e Turkut se mos gjejne naft!

  • opo boll me keto analiza ju perendimoret, e shikoni cfare vendi hale keni sponzorizuar ne dekada nderkohe qe Shqiperine e izoluat! Hiqeni pjesen e kalbur nga BE dhe pastaj te kakarisin greket ne cep te Europes. Ortodoksizmi pansllav dhe ai grekofon, ato jane probleme reale per qyteterimin perendimor sepse jane akoma fe-shtet dhe ekstremist ne kulm dhe jo ai i myslymanizmit imagjinar qe bertet greko-serbi gjithe diten.

  • Qe nje gazete e huaj te shkruaj per probleme ne mardheniet shqiptaro-greke , ky per ne eshte fakt pozitiv.Me ne fund dhe shtypi europian po sensibilizohet per te verteten se deri tani Shqiperia ka qene ne gjendje gjumi.Por kur lexon ne site-t shqiptare gjithe keto brockulla se c’thone greket e se c’fare mund te na bejne ,etj.etj. mendoj se i kalon caqet e nje lajmi dhe me dashje e pa dashje po beni terror psikologjik ne mendjen e njerzve a thua se beni propagande antishqiptare.E kujt i plasi tek e fundit se car thone greket?Ajo pjese e detit ka qene e Shqiperise e nuk ka asnje shkak as te shitet e as te tjetersohet.Nese e beri qeveria Berisha duhet te denohet per shkelje kushtetute bashke me grupin negociator.

  • A ju duket rastesi qe Greqia nuk I ka percaktuar kufijte detare me as ja nga shtetet me te cilat ajo kufizofet si me:Shqiparine, Turqine, Libine…..????????
    Greqia ka qene gjithe jeten zjarevenesja e debilesEurope…. Greqia vodhi BE-ne per shume vite….Ka shtetin leckaman por populli te pasur. Greket kane toka dhe shtepi te pronesuara, sipas ligjt te tyre. Keto I LESHOJNE me qera dhe jetojne mihara.
    Nga ana tjeter qeveria greke po i bene PROVOKIMIN E RRADHES BE-se,per te vjedhur naften e SHQIPARISE, gje e cila padpyshim i intereson shume edhe Gjermanise….
    NATO- duket te jete ne ane te Greqise……
    SHQIPTARE, LE TE MBROJME TROJET TONA DUKE CUAR NE BURGE TRADHETARET E DETIT JON, FALLCIFIKATORET E “VAREVE TE USHTAREVE”, SEKSERET E KOCKAVE TE TE AFERMEVE TE TYRE(permetaret e qelbur), DULEN DHE REAKSIONARET E JUGUT TE SHQIPARISE. NDOSHTA DUHET TE NGRIHET NGA VARI ENVERI PERSERI??????

  • E gjithe kjo qe po ndodh me Greqine eshte loje,marrveshja per ujrat detare eshte loje,kuptohet me ndjeshmeri te larte per shqiptaret,te cilet nuk duan te leshojne asnje pellembe det apo toke nga e tyrja.Mirpo loja eshte bere edhe me djegese kur eshte perhapur lajmi se ne kete cope det gjenden sasira te medha nafte(!).A mund te me thote njeri qe kush e tha kete njoftim qe ne ate zone detare ka nafte(?)Kush e perhapi kete lajm(?).Cfare garancie jep ai qe e perhapi kete lajm se atje ka me te vertete nafte(?).Perse greket nuk duan qe te rinegociohet marrveshja ne prani te nje komisioni nderkombetar ekspertesh?Kush nuk e pranon kete llogjike vec grekeve?E c’jane greket ne Europe atehere?(e dime c’jane).Pra,ata qe e kane nisur kete loje nuk e lene Greqine qe te rinegocioje,Shqiperia nuk leshon me te drejte,por…Greqia ka veto ne marrveshjen e antaresimit me BE-ne,keshtu qe treni i Shqiperise per ne BE ndalet.Fati i Shqiperise per ne BE do te behet si puna e Turqise qe pret 30 vjet ne portat e saj.Ne se zgjidhet ky ngerc midis dy vendeve do gjendet nje arsye tjeter qe marrveshja e antaresimit te shtyhet pa fund.Kete loje Greqia po e luan edhe me Maqedonine edhe me Kosoven.Ndersa per Serbine do behen te gjitha perpjekjet per antaresim ne BE pavaresisht se eshte ne konflikt me Kosoven.Te duket sikur edhe Kosova u gjysem pavaresua qe Serbia te futet ne BE pa Kosoven.Keshtu jan keto pune.Sado te cartura te jene keto qe them le te dale ndokush e te ma mbushi mendjen per te kundertat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *