Ariana Grande rikthehet pas sulmit terrorist me “One Love Manchester”, koncerti direkt në RTSH

Dita

Radiotelevizioni shqiptar e transmeton direkt koncertin e One Love Manchester të dielën në RTSH 2 dhe Radio Tirana 2.

Arena “Old Trafford” e Manchesterit do të mbushet përsëri plot dhe do të gjëmojë nga muzika në pasditen nesërme të së dielës së 4 Qershorit.

Ariana Grande përjetoi fatkeqësinë më të madhe në koncertin e saj në Manchester, ku pas një sulmi terrorist mbetën të vrarë mbi 22 persona, e shumë të tjerë të plagosur, do të performojë përsëri bashkë me këngëtarë të tjerë të shquar.

Një Koncert bamirësie – kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist që ndërpreu turin e artistes

Justin Bieber, Katy Perry, Coldplay, Miley Cyrus, Take That, Usher, Pharrell Ëilliams, One Direction dhe Niall Horan ngjiten në skenën  angleze  vetëm dy javë pasi shpërthimi kamikaz tronditi  koncertin e artistes në Manchester Arena.

38 shtete do transmetojnë live eventin, pavarësisht diferencave të orëve lokale. Mes tyre: Kina, Amerika, Brazili, Zelanda e Re, Kanadaja Australia e Shqipëria.

Në Angli do të jepet live në BBC1 Radio, Radio 2, BBC Radio 5 live, BB Radio Manchester, BBC One live streaming, etj.

Shoë radiofonik do te moderohet nga Scott Mills, Jo Ehiley, Phil Williams, Becky Want.

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë në fondin  “We Love Manchester”, i cili është ngritur nga Këshilli i Qytetit të Mançesterit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Britanik.  Organizatorët presin që të paktën 2 milionë funte të ngrihen nga koncerti i së Dielës ‘One Love Manchester’ të do të shkojnë për familjet e viktimave.

Grande gjithashtu ka ofruar bileta falas për fansat që ishin në shfaqjen e saj të Manchester Arena më 22 maj.

Vendi ka një kapacitet prej 50,000 personash.

Për publikun shqiptar ky koncert vjen në transmetimin direkt te Radiotelevizionit shqiptar. Drejtpërdrejt në RTSH 2 dhe  Radio Tirana 2, të Dielën në orën 20:00 . Në të njëjtën kohe ne RTSH 1 dhe Radio Tirana 1, do të transmetohet direkt ndeshja miqësore e futbollit midis ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *