Përse për të realizuar rotacionin PS-ja ka nevojë për aleancë me LSI-në, qoftë edhe me koston e një imoraliteti politik që nuk mund të trukohet dot?
Përgjigjja është mjaft komplekse, ndaj po përmendim shkarazi disa nga shkaqet: Në radhë të parë është gjakimi konstant i Berishës për pushtet absolut dhe aftësia që ka treguar ai në manipulimin e zgjedhjeve. Tjetër shkak është gabimi e lidershipit të PS-së që, në bashkëpunim me Berishën, bëri ndryshimin e Kushtetutës duke e forcuar rrezikshëm pushtetin e Kryeministrit në kurriz të pushteteve të tjera. Aktualisht institucionet janë të fosilizuara dhe nuk bëjnë dot arbitrin e paanshëm. Edhe për sa u takon zgjedhjeve. Tjetër shkak është refuzimi nga lidershipi i PS-së për të bashkëpunuar me LSI-në në vitin 2009, gjë që e korrekton sot, po me një kosto shumë më të madhe në rrafshin moral por, edhe me rreziqet e një kostoje politike që do të shfaqet, në forma të papritura para, por edhe pas ndërrimit të pushtetit. Kontribut në bashkimin aritmetik, por jo moral PS-LSI, ka edhe elektorati shqiptar që ndjek partitë dhe liderët si delet bariun dhe nuk reagon kur ata shkelin parimet e shpallura ose korruptohen. Ilir Meta nuk humbi elektorat as kur çoi te Berisha votat e marra nga e majta me premtimin për nxjerrjen e Berishës në pension. Berisha votohet në Gërdec edhe pas tragjedisë së Gërdecit. Ai votohet dhe në Shkodër, edhe pasi s’tregon asnjë dedikim për t’i shpëtuar shkodranët nga përmbytjet e përvitshme. Elektoratet kanë ngrirë, janë ngurtësuar. Kurba e mbështetjes elektorale për një lider apo parti, shfaqet thuajse jo elastike në raport me performancën qeverisëse apo korruptimin e liderit apo partisë. Rrjedhimisht që të përmbysësh Berishën, dhe bashkë me të edhe rrezikun e përjetësimit të autokratizmit, duhet që copën e elektoratit të majtë që i është bashkangjitur atij në vitin 2009, ta kthesh tek e majta. Por kjo nuk bëhet dot pa kthyer tek e majta Metën sado i diskredituar e i korruptuar të jetë ai. Delet nuk kthehen pa bariun. Prandaj dhe realizimi i rotacionit, në vend se i motivuar moralisht apo ideologjikisht, degradon në një aritmetikë cinike: Që të rrëzosh Berishën duhet të largosh prej tij Ilir Metën dhe bashkë me Ilir Metën, mijëra vota të majta që e ndjekin atë ngado që shkon, majtas apo djathtas, ashtu siç ndjek hija trupin e vet. Kjo lidhje fatale, thuajse organike e elektorateve me liderin e partinë tradicionale, e ka vështirësuar akumulimin për alternativat e reja (AK apo FRD) të një mbështetje më të fuqishme, të aftë të përmbyste statukuonë e kalbur politike. Do të duhen edhe disa vjet që në Shqipëri të ndodhë ajo që po ndodh me Beppe Grillon në Itali. Por për këtë duhet mbajtur i hapur shansi i demokracisë. Prandaj duhet të ikë Berisha!
Aritmetikën cinike dhe imorale që po shpaloset e bën të pashmangshme, nëse vërtet duam rotacionin, edhe një sistem zgjedhor që fut artificialisht në detantë të majtën dhe të djathtën dhe për shkak të të cilit, ndërrimi ose jo i qeverisë varet nga 2-3 deputetë që vështirësisht mund të marrë më shumë njëri nga dy kampet e mëdha të politikës. Kanë rol në këtë kalbëzim edhe ndërkombëtarët, jo vetëm me OK që dhanë për ndryshimet e Kushtetutës, por edhe me bllokimin që u kanë bërë shpërthimeve organike të demokracisë në emër të “stabilitetit”. Sepse ndërkombëtarët, kur ka qenë koha për revoltë të natyrshme të shqiptarëve ndaj korrupsionit dhe krimeve të qeverisë, si në Gërdec apo në 21 janar, i kanë këshilluar opozitës, në emër të stabilitetit, të shkojë në shtëpi. Rrjedhimisht, korrupsioni dhe krimi qeveritar nuk është ndëshkuar dot politikisht. Por dhe ligjërisht. Sepse gjykatat e kapura nga qeveria, nuk kanë guxuar të ndëshkojnë qeveritarë të korruptuar. Dhe nuk mund të presësh politikë të morale nga politikanë të zhyer në korrupsion e krime të pandëshkuara ç’prej 23 vjetësh.
Marrë me shkurtime nga SHQIP
ANDREA STEFANI ai i perfaqesuesi i shoqerise civile shtazore je ti mor bir ariu??
Do me ndjesh injorancen,por shendeti im mendor nuk me lejon te lexoj shume brockulla
Nderrimi i Kushtetueses,haleanca jo e ber ne 2009 ,reforma e zgjedhave..ashtu zgjedhorja qenkan gabime??????Jo mor shejtani ..ashtu Stefani jane FAJEEEEEEEEEEE
Ne rastin me te mire,sepse ne rastin e mendjes time jane baza te kosoliduara te nje sistemi bastardesh qe u lejon betonizimin e bunkereve pushtetar.
Stefani…i keni trajtuar njerzit si dele,prandaj sa here mblidhen ato shtazet e civiles jeni thjesht 10 rrogetar.Politika e shfajesimit per cdo haleance ne kurrizin e kokepalareve ka sjelle thuajse fitimtare kte teorine tende.
Aritmetika jote cinike nuk perfshin dhe ne qe per asnje arsye nuk e duam Ngjalen ne tavoline ,,,kemi alergji nga haleancat.Pra meqe u dashkan dhe disa vite qe delet te zgjuhen,nuk ka program me efikas sesa zgripi i mjerimit,i nenshtrimit dhe despotizmit.Pra Stefani te RROJ BERISHA!!!Sikur te mund ti jepnim nje leksion atyre te haleancave dhe vetes do shikoni dhe ju qe nuk do guxojne te na paraqisin haleancat si shpetim nga djalli.Nga djalli nuk ka kurrsesi si te vij shpetim,mund te vij nje rotacion qe lejon legalizimin e bunkerit…po kurresesi na shpeton nje e keqe.Ju hanalistet dhe shoqeria civile inekzistente mos kerkoni Grillon,filloni i edukoni me ndershkimin.Pra vota eshte e imja dhe une nuk e legalizoj bunkerin tend.
Dhe sidoqofte Stefani ,nuk ka krahasim Meta me Berishen…vetem per kte do votoj Berishen…kjo eshte matematike cinike…pra zgjedh te keqen me te vogel…ehe kemi kohe qe na edukojne si dele…po mos harroni qe dhe ju lapsat e squt i bie qe jeni coban..jo delesh…dhish.
Me shume pasion flet Veronika, pasi kerkon ndjese edhe per injorancen e saj… Por pasioni i tepruar, i fshehte dhe anonim, demton dhe frustron te zotin … Pra mos e mundo vehten , dil shfaqu me emer konkret, ndryshe kot shkruan , nuk ia vlen te te lexojme !