Ariu polar imiton stërvitjen e vizitorit (Video)

Elton Tafaruci

Një ari polar është filmuar duke imituar lëvizjet e vizitorit në një park të kafshëve të egra.

Video qesharake tregon se si Mark Lewis bën stërvitje duke ulur trupin në dysheme, ndërkohë që ariu polar që ndodhet në akuariumin prej xhami përballë tij, zhytet në të njëjtën mënyrë si ai.

Klipi është filmuar në Parkun Highland Wildlife në Kingussie, Highlands të Skocisë nga gruaja e vizitorit, Tina Lewis.

Teksa shijon performancën e burrit të saj dhe ariut që e kopjon, Tina shpërthen në të qeshura.

“Mendoj se ishte mahnitëse. Jam e sigurt që ariu polar nuk e ka provuar më parë të imitojë  njerëz,”- tha ajo

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=Z8rQBDSP-VI

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *