Njerëzit që kanë jetuar 1000 vjet më parë, mesa duket kanë patur disa prej veseve të sotme.
Një libër i ri hulumtues i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences ka bërë një zbulim, të cilin arkeologët po e quajnë një “pako rituale”. Ai përmbante një numër substancash psikotrope, përfshirë kokainë dhe ndoshta kërpudha magjike.
Ekipi hulumtues po gjurmonin objektet e lashta në Bolivi, kur ata mbërritën tek një varr dhe gjetën disa sende, duke përfshirë një qese të mbushur me përbërjen e bimëve në pluhur dhe një tub i papërpunuar që përdoret për pirjen e duhanit.
“Ne tashmë e dinim se substancat psikotrope ishin të rëndësishme në aktivitetet shpirtërore dhe fetare të shoqërive të Andeve jug-qendrore, por nuk e dinim se këta njerëz po përdorin shumë komponime të ndryshme dhe ndoshta i kombinonin ato së bashku”, tha Jose Capriles, asistent profesor e antropologjisë në Penn State, në një deklaratë.
“Ky është numri më i madh i substancave psikoaktive që gjenden ndonjëherë në një asamble të vetme arkeologjike nga Amerika e Jugut”.
j.l./ dita
