Arkitekti i studios Bjarke Ingels Group thotë përgjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në Barcelonë se godina aktuale e Teatrit Kombëtar nuk ka mundësi që të rikonstruktohet.
Ai mendon se dy godinat aktuale të teatrit janë jashtëzakonisht të ngushta dhe nuk mundësojnë një hapësirë të nevojshme fizike.
“Nëse ke një shfaqje të madhe si për shembull Otello, Hamleti apo Mbreti Lear, do të jetë e nevojshme që elementë të mëdha skenikë të hyjnë e të dalin nga skena dhe godina aktuale thjesht nuk e ka gjeometrinë, nuk e ka hapësirën, për të qenë një Teatër Kombëtar i vërtetë. Teatri i ri Kombëtar që kemi projektuar do të ketë dy teatro eksperimentalë që janë tejet të ngjashme me skenat ekzistuese, por do të ketë edhe një skenë të mirëfilltë teatrale që do të ketë mbiskenë, nënskenë, skenat anësore. Pra do të ketë tre hapësira për shfaqje të mbuluara në Teatrin që kemi projektuar, dhe njëra prej tyre do të përmbushë të gjitha kushtet të cilat nuk është e mundur të shtohen në godinat ekzistuese”, siguron Bjarke.
Bjarke Ingels sqaron se godinat ekzistuese nuk janë ndërtuar me qëllimin për të funksionuar si Teatër Kombëtar, por si hapësira argëtimi për ushtarakët italianë.
Arkitekti thotë se fillimisht është punuar mbi dy variante; rikonstruksionin e teatrit dhe më pas mbi ndërtimin e tij nga e para. Ai thotë se varianti i parë u rrëzua shumë shpejt pasi jo vetëm që nuk jepte zgjidhje për një institucion të rëndësishëm sikurse teatri, por njëkohësisht edhe kostoja e një ndërhyrjeje të tillë ishte e lartë.
Arkitekti i Teatrit të ri e vlerëson debatin e artistëve, por thotë se ky projekt i përshtatet më së miri qendrës së transformuar të Tiranës.
“Mendoj se njerëzit e shqetësuar për të ardhmen e Teatrit Kombëtar do të kuptojnë se ajo që kemi projektuar për ta, është diçka që do t’i lejojë ata të krijojnë shfaqje, të tregojnë historitë kombëtare, historitë e kulturave të tjera, në një mënyrë shumë herë më të mirë, duke prekur një audiencë shumë herë më të madhe, se ajo që është e mundur sot. Dhe mendoj se më shumë se pyetja a duhen mbajtur apo jo dy godinat e ndërtuara me qëllim argëtimin e ushtarakëve, pyeta është a duhet të ketë qendra e Tiranës një Teatër të vërtetë Kombëtar, të projektuar dhe të ndërtuar me qëllim që të jetë Teatër Kombëtar.”
Bjarke tregon edhe një shembull të ngjashëm rreth 3 dekada më parë në Barcelonë, ku fillimisht pati diskutime e më pas të gjithë ishin të lumtur për ndryshimin.
“Barcelona ka kaluar një transformim të ngjashëm në vitin 1992, përpara Lojërave Olimpike. Shumë pranë me Qendrën Kulturore Bashkëkohore të Barcelonës, është Muzeu i Artit Bashkëkohor te Barcelonës. Edhe në këtë hapësirë ndodheshin disa ndërtesa ushtarake të vjetra në atë kohë që u shembën. Patjetër që kishte njerëz të shqetësuar që pyesnin ç’po ndodh, përse po i ndryshoni gjërat, çfarë do të ndërtohet. Por mendoj se po ata njerëz sot, 30 vjet më vonë, janë tejet të lumtur që morën këto vendime të rëndësishme. Mendoj që Tirana ndodhet në një moment të ngjashëm sot”, u shpreh arkitekti danez.
Ai nënvizon se prej një viti është punuar për projektin e teatrit të ri, që do të jetë pafundësisht më i mirë dhe plot me mundësi krahasuar me godinën aktuale.
“Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ndërtohet në kufi të Sheshit Skënderbej dhe do të vazhdojë transformimin urban që ka filluar me sheshin dhe që është vlerësuar me çmimin e parë në Barcelonë. Pra, krijon një piacë të re publike, krijon një godinë që është e hapur ndaj hapësirave që e rrethojnë.
Sipërfaqja funksionale e teatrit, skenat anësore, nënskena, mbiskena, dhe aty ku stafi i teatrit do të përgatisë shfaqjet apo skenarin, do të jenë transparente për kalimtaret e rastit.”
Studio e Bjarke Ingels Group është një nga më të njohurat në botë dhe me një sërë projektesh të rëndësishme. Disa nga veprat më të bukura të kësaj studioje janë: ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, ridizenjimi i Qendrës Botërore të Tregtisë e rindërtuar në Manhattan, si dhe projektimi i Googleplex.

s.a/dita

E sakte. Nje godite e vjeter dhe pa pike vlere arkitekture.
Artistet pensioniste e mbaruan punesimin ne teatrin shteteror. Per godinen vendos pronari, shteti ose bashkia, dhe jo te punesuarit apo pensionistet e sotem.
More mije kenetash e mizakali,per Teatrin Kombetare kurresesi nuke mund te vendose politika qe “triumfoje”e dhjere por “krenare”,me pasoja grabitjes dhe e tjetersimit te pasurise kombetare e asaje private,nga fuqia e ndyre e pushteteve.Ne kete raste vendos vetem POPULLI,ashtu sukurse eshte vepruar ne Angli me teatrin e vjeter,bile dhe te djegur dhe eshte ringritur po perseri me trare e derrasa,e kjo nuke ja ka shemtuar pamjen ndertimeve te kohes,qenders se Londres,pore vetem se i shton hijeshine.Sa per harmonin e qendres qe na iu “dhimsa”shume ketije arkitekti biznesmen,qe per leke shkallmon indentitetin tone,le te guxoje qe kete justifikim ta hedhe si ide per qendren e vjeter te Kopenhagenit dhe do te shikoni se cfare pergjigje do te marre.Ketije paloarkitekti qe ndermjetesoje per ti dhene nje cmim sheshit Skenderbej,nje sheshi qe vetem shesh nuke mund te quhet perderisa ka nje nderthurje allaturli,pasoje nga rendja per leke te piset e pushtet brenda djallit.Mjaft me,me stimuj si dikure ne kohen e tollonit.Sa per kulture e dije,rikonstruksioni i Teatrit Kombetare nuke do te kushtonte me shume se nje ndertim i ri,se nese do te ishte e mundur ky rast do te ishte kapur me shpejt nga mafja e ndertimit nen petkun e politikes bastarde,por ngase nuke eshte e tille ky project prandaj ata bastarde pushtetaresh e palorkitetedh kerkojne ta prishin,por nuke do tja arrijne ta bejne,se aty do te gjejne dhe fundin e tyre te turpshem.Besoni,kohes se abuzimit me fuqine e pushteteve i mbaroje vaji kandilit,duan apo nuke duan mijte e kenetave e mizakalit.
O shoke po mjaft me rrugen laliste te mashtrimeve. Shoku Ingels eshte ne konflikt te paster interesi sepse eshte paguar nga firma Fusha per ate projekt dhe natyrisht qe do ta mbroje parate e paguara. Por keto skenaret me gazetare te panjohur, te paguar nga lali Eri qe shkojne te improvizojne nje interviste ne Barcelone, jane mese qesharake. Le te vinte arkitekti i njohur e te bente nje interviste publike me eksperte e gazetare duke iu pergjigjur shume pyetjeve dhe dyshimeve, po kete nuk ka per ta bere kurre sepse e di shume mire se cfare maskaralleku po gatuhet.