Arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar projekton komisariatin modern në Nju Jork

Ornela

Arkitektit të njohur danez, Bjarke Ingels, i cili është edhe autor i projektit të Teatrit të ri Kombëtar, i është besuar projektimi i komisariatit të ri të policisë në Bronks të Nju Jorkut, i cili ka nisur të ndërtohet. Lajmin e ka dhënë revista “Contract Magazine”, e cila gjithashtu thekson se e dizenjuar nga arkitekti i njohur me famë botërore, Bjarke Ingels dhe Studio BIG, komisariati i ri në Bronks do të jetë një strukturë e madhe moderne, që do të përfundojë në pranverën e vitit 2021.
izmir alsancak escort
Kryebashkiaku Veliaj ka postuar lajmin në Twitter, duke hequr një vijë paralele mes asaj që ndodh në SHBA dhe debatit në Shqipëri për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, dy projekte të realizuara nga i njëjti arkitekt me famë botërore.

“Habi e madhe si nuk u çua me rrokopujë e gjithë Policia e NYC të mos lejonte ndërtimin e komisariatit të ri, siç sillen disa me Teatrin e Ri”, shkruan Veliaj në Twitter.

Bjarke Ingels është autor i shumë projekteve të mëdha në gjithë botën, përfshirë edhe një nga kullat binjake në Nju Jork.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Eshte vertet shume modern dhe sipas koncepteve te kohes.Respekton barazine gjinore.Ka vetem nje salle xhveshje per meshkujt,femrat dhe transgjinoret
    Thone se gurin e pare do ta veje Velia ndersa ushkurin do tia prese piktori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *