Konkursi i zhvilluar për pranimet në programet e arkitekturës dhe urbanistikës ka rezultuar me pikë të ngushta, çka a do të thotë se do të jenë pikërisht rezultatet e Maturës Shtetërore që do të përcaktojnë se cilët do të jenë kandidatët që do të mund të vijojnë studimet e larta në këto programe. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Dita”, dekani i fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës Andrea Maliqari tregon se në përgjithësi rezultatet e marra nga kandidatët janë me diferencë shumë të vogël, çka e transmeton përgjegjësinë tek pesha e maturës shtetërore në përzgjedhjen e fituesve.
Ndonëse në formularin A2, kanë qenë të shumta kërkesat për vijimin e studimeve të larta në këto dy programe, në konkurs sipas Maliqarit kanë marrë pjesë 314 konkurrentë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të pikëve të marra nga secili kandidat në profilin e arkitekturës dhe urbanistikës. Kandidatët që përbri emrit të tyre nuk kanë pikë të shënuara, digjen automatikisht, pasi nuk i janë nënshtruar testimeve speciale të konkursit që është zhvilluar në datat 3 dhe 4 shtator. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit detajohet se për programet e studimit “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist”, rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe të gjitha provimet e maturës), llogariten në masën 40 për qind, kurse rezultatet e konkursit të pranimit zënë rreth 6O për qind të peshës në përzgjedhjen përfundimtare të fituesve.





Konkursi i arkitektures asht i panevojshem, butaforik dhe spekullues. Asht nje atavizem i te kaluares. Nuk duhet te ekzistoje. Mendoj se konkuruesit duhet te vazhdojne degen dy vite, pa ndonje konkurs si ky i tanishmi dhe ne mbarim te dy viteve,(arkitektura asht kater vjet) duhet bere renditja e studenteve sipas rrezultateve qe kane arritur. Ky klasifikim asht krejt me real per perzgjedhjen sipas aftesive. Ato qe qe kane arritur rrezultate me te mira te vazhdojne deri ne fund, te tjeret le te shkojne ne shkencat sociale apo ku te deshirojne. Shkurt, duhet te pushoje se qeni i famshmi “konkurs” gjenerues allishverishesh!