A ka ekzistuar arkitektura moderne tek ne? A kanë bërë vërtet arkitekturë moderniste edhe ata që u kritikuan apo dënuan? Çfarë dëshmojnë veprat e Kolevicës, Velos, Begos?
Si jetojnë në të sotmen gjurmët e arkitekturës staliniste?
Fakulteti i Arkitekturës ekspozon në Venecia një kronikë shqiptare për arkitekturën nën diktaturë.
Në emisionin “Arkapia” të Elsa Demos, Gjergj Islami dhe Denada Veizaj komentojnë të shkuarën po edhe zhvillimet e sotme ku përgjegjësia për veprat publike ndahet midis shtetit dhe kapitalistëve të rinj.
Denada Veizaj deklaroi: Sheshi Skënderbej, një hapësirë publike e kthyer në art konceptual.
Gjergj Islami deklaroi : Tirana ka nevojë për pedonale dhe biçikleta, jo për qarkullime nën tokë.
