Arkiva shqiptare dhe ajo turke, pas sjelljes së 57 regjistrave ku përfshihen dokumente me vlerë për shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, pritet të nisin bashkëpunimin edhe në nivele të tjera. Me këtë rast, drejtori i Përtgjithshëm i Arkivave të Turqisë erdhi në Tiranë, ku është takuar me homologun e tij shqiptar.
“Drejtori turk më ka premtuar që do të më ndihmojë për të bashkëpunuar dhe arkivat e hipotekave turke. E mira është se ata i kanë të digjitalizuara të gjitha. Besoj se kjo ka një rëndësi të posaçme dhe mezi presim që t’i kemi pranë dhe t’i bëjmë pjesë të fondit tonë arkivor”, tha Gjet Ndoj, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë paralajmëroi mbërritjen së shpejti në Shqipëri të një grupi ekspertësh, të cilët do të mbështesin nisjen e procesit të rëndësishëm të digjitalizimit. Duke nisur me ato osmane, që më pas do të vijojë me të gjitha dokumentet e tjera të Arkivës së Shtetit.
“Mendoj të bëjmë një punim paraprak, duke sjellë në Tiranë një ekip që di gjuhën osmane dhe arabishten. Ky ekip që do të vijë në Shqipëri, do të informojë drejtorin këtu dhe mua për një punë të sigurtë dhe të rëndësishme, mbi gjendjen e këtyre dokumenteve dhe mënyrën sesi mund të rehabilitohen ose të sillen përsëri në jetë”, tha Ugur Unal, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë.
Sipas të dy drejtuesve të lartë të arkivave, këto janë vetëm hapat e parë, që do të vijojnë duke i hapur rrugë një niveli të ri bashkëpunimi, që përfshin edhe investime të tjera në arkivat shqiptare.

Kta bajga islamistesh mundet te manipulojne e ta kthejn arberine ne nje province turke se valla gjoja i paskan blere pronat e jo te grabitura dhe te dhunüara e te gllaberuara!
Jasht shqipnise kta pinjolle islamike tju mbushin plot me pralla e genjeshtra!
Kta jan hajdutet nga me te rezikshmit qe maniülojn simbas udheheqsit shpirteror rexhep tahip sulltan erdogan!
Jasht shqipnis kta hajdute osmanllin!
ATO JANE RREGJISTRAT ME TE SAKTA QE KANE QENE NDONJEHERE NE KETO TROJE.
Po, eshte e vertete se te vetmet te dhena dokumentare per popullsine dhe pronat personale ne trojet e Ballkanit, duke perfshire Shqiperine, fillojne me pushtimin osman te shekullit 15.
Sundimet romake, bizantine e bullgare nuk kane lene asnje dokument demografik, pronesie etj.
Per kete arsye ato regjistra perfaqesojne nje burim te pacmueshem e te pazevendesueshem per historiografine shqiptare dhe ballkanike ne pergjithesi.