Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar arrestimin e tre aktivistëve të AAK-së për protestën me arkivol para zyrës së shefit të qeverisë Albin Kurti.
Haradinaj tha se ai ishte një “aksion simbolik”.
Aktivistët e AAK-së vendosen sot para Qeverisë një arkivol, i cili, sipas AAK-së simbolizonte varrosjen e parimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj thotë se duke u arrestuar aktivistët që kanë kryer aksionin, Kurti po dëshmon “shkelje flagrante” të parimeve të dikurshme të tij.
“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë”, tha Haradinaj.
j.l./ dita
