Armando Broja është gjithmonë e më tepër në qendër të vëmendjes sportive në Angli. Vlerësimet për të nuk mungojnë nga shtypi dhe ish-futbollistët e njohur të Premier Ligës, të cilët flasin për një talent të rrallë, apo edhe një aset të Çelsit.
Ky është termi që ka përdorur në komentin e tij për sulmuesin kuqezi ish-lojtari i Mançester Sitit, Mikah Riçards. Ai ka theksuar se gjatë ndeshjes ndaj Mançester Junajtid, Broja arriti të fitonte duelet jo vetëm me Meguajër, por edhe me Varane. Sipas ish-mbrojtësit anglez, kjo gjë tregon shumë për kualitetin e sulmuesit 20-vjeçar.
Broja i shpëton mbulimit të Varane. Gazeta Si, 15 shkurt 2022
Paraqitja e jashtëzakonshme e Brojës ka shtuar interesimin për shërbimet e tij, gjithmonë nëse Çelsi do të vendosë ta shesë në verë. Përveç Arsenalit dhe Njukasëllit, edhe Lids Junajtid i trajnerit Marselo Bielsa po ndjek më vëmendje situatën e Armando Brojës.
Po ashtu, ka zëra se për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë ka një interesim edhe nga dy klubet e mëdha gjermane, Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund. Broja ia ka rritur shumë vlerat vetes me golat që po shënon me fanellën e Southemptonit.
o.j/dita

Dhe pipinua i kombetares e le ne stol!!
Broja duhet ta beje si Pelja para kampionatit bot,Mexike 1970.I kerkoi Presidentit te Republikes Brazilit: O Une ne Mexike,o traineri,qe po me le ne stol..Populli Brazilit doli ne rruge protesta kunder trainerit,.Presidenti therriti Pelen dhe i kerkoi ta emeronte vete trainerin.Ai zgjodhi shokun e skuadres ne Suedi Zagallo.U kthya ne Brazil me kupen e Botes.
Ja keshtu vepron Bota me Talentet .
Jo Shqiperia qe nje Xhevahir si Broja nuk e ka patur KURRE.
Te hiqet traineri dhe te shkarkohet matrapazi Duka.
E mo lere tani…. “ish-futbollistët e njohur të Premier Ligës, të cilët flasin për një talent të rrallë, apo edhe një aset të Çelsit.”
Lojtar shume i mire, po jo dhe “talent i rralle” , se ja q… mot… fare.
Ja pa na thoni kush e ka quajtur “talent i rralle”
Keshtu filluat dhe me Januzajn dhe e shifni ku vajti…ne “fecke”.
Lereni djalin, mos ja rrisni presionin…