Armando edhe… gatuan

Dita

Presidenti i Federatës së Futbollit Armando Duka ishte i ftuar special në emisionin e mëngjesit në Ora News për të rrëfyer për futbollin e përtej presidencës së FSHF-së.

Aty mësojmë se ai është babai i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze që studion në Londër për  marrëdhënie ndërkombëtare. Di të gatuajë mirë dhe është bashkëshorti i Suelës. Largimin nga Serbia natën e 14 tetorit e krahason me largimin nga një shesh beteje dhe beson se do të fitojë çështjen në Lozanë.

“Kam besim tek Arbitazhi. Nëse çështja s’zgjidhet atëherë drejtësia nuk ekziston dhe hipokrizia është në maksimum”. Epo, ç’të themi. Shpresa vdes e fundit, po shumë pak shqiptarë besojnë ende se do ketë drejtësi për atë që ndodhi në Beograd.

armando-duka4

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *