Armando Prenga kërkesë Prokurorisë për administrimin e disa provave

Saimir Lleshi

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga i është drejtuar Prokurorisë me një kërkesë në lidhje me ngjarjen për të cilën përfundoi disa muaj në burg.

Prenga kërkon nga Prokuroria që të pyeten edhe disa dëshmitarë të tjerë, të cilët ai ia sugjeron organit të hetimit.

“Personat do vërtetojnë se s’kam qenë në komisariatin e Laçit kur ndodhi incidenti me armë. Dëshmitarët do provojnë se kam shkuar në komisariat pasi është plagosur vëllai im”, thotë Prenga.

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Prengës rreth një javë më parë, duke e lënë atë në masën “arrest shtëpie”.

Prenga u akuzua për disa vepra penale, si plagosje. Ai u përfshi në një konflikt me armë me familjen Cali për të pasur kontrollin në Lagunën e Patokut në Lezhë. Familja Cali e administron prej vitesh këtë Lagunë për peshkim, por deputeti fitoi tenderin, duke tentuar që ta rishesë atë. /Dit

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *