Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e deputetit socialist Armando Prenga për t’u liruar nga qelitë e paraburgimit. Prenga akuzohet për plagosje dhe disa vepra më të lehta penale.
Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë sigurie. Prenga u arrestua më 5 shtator pas përfshirjes në një konflikt me armë në Lezhë.
Familja e tij është përfshirë një konflikt me familjen Cukali në Lezhë për menaxhimin e zonës së peshkimit në Lagunën e Patokut. /Dita/