Armando Prenga: Ndeshja e Shqipërisë? S’e pashë dot, më kanë futur në një bodrum

Dita

Armando Prenga ka deklaruar teksa priste vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për masën e arrestit se, “pas vendimit përfundimtar të gjykatës do të dorëzoje mandatin e deputetit”.

Prenga është shprehur i pakënaqur edhe me trajtimin në qeli. “Nuk jam në qeli VIP, më kanë futur në një bodrum ku nuk ka asgjë”, u tha gazetarëve, të cilët e pyetën nëse e kishte parë ndeshjen Shqipëri – Portugali, raporton A1 Report. Gjykata e Lartë vendosi “arrest me burg” për deputetin Armando Prenga, i përfshirë në konflikt me familjen Cali, para Komisariatit të Policisë Laç mbrëmjen e 4 shtatorit. Para Kolegjit Penal, Prenga nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë. Ai tha para gjykatës se akuza nuk ka administruar provat në vendngjarje, ku u kërcënua me jetë nga Gjergj Cali.

Prenga pranoi se ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje me armën që mbante me leje. Më pas ai shtoi se, armën e ka pastruar. I marrë në cilësinë e të pandehurit, deputeti Prenga mohoi akuzën e prokurorisë së është përfshirë në konfliktin me armë para komisariatit. Ai tha se nuk ka përdorur në asnjë moment armë pa leje.

Në dalje të gjykatës, Prenga nuk pranoi të prononcohej për mediet. Ndërsa për përfaqësuesin e tij ligjor, Baftjar Rusi provat e akuzës nuk justifikojnë masën e arrestit me burg.

Share This Article
4 Comments
  • Edhe i denuar po te ishte do e kishte pare ndeshjen, per kete ka te drejte duhet ta lejonin ta shikonte, eshte shkelje e te drejtave te njeriut.

  • so:Nuk kam then se nuk te drejt te bej cfar I takon me ligj.Po krimi i tij eshte I fresket .Ala nuk eshte thare gjaku I atyre qe ka plagosur.Sidoqoft ju flm per repliken.

  • Nuk e kam bere per replik z.”Mark uk”, por konventa nderkombetare per te drejtat e te paraburgosur dhe te denuarve ja jep nje te drejte te tille, kete vrejtje ligjore e kam ndaj organeve qe jane mare me sigurimin fizik te tij ne D.P.Q.Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *