Armando Sadiku shpallet “Qytetar Nderi“ i Elbasanit

Elton Tafaruci

Kryetari i bashkisë se Elbasanit, Qazim Sejdini, në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, i ka propozuar këshilltarëve që sulmuesi i kombëtares shqiptare, elbasanasi Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë të Shqipërisë në Euro të bëhet “Qytetar Nderi”.

Në nisje të mbledhjes së këshillit, kreu i bashkisë, Qazim Sejdini tha se  këtë titull Armando Sadiku e meriton për kontributin në fushën e sportit, por edhe si një nga ambasadorët elbasanas, si një përfaqësues i denjë jo vetëm si futbollist, por edhe i qytetarisë elbasanase.

Me kontributin e tij Armando Sadiku na ka nderuar të gjithëve, ndaj edhe për këtë qëllim jam i bindur se propozimin tim do ta miratojmë bashkarisht”, tha Sejdini.

Këshilltarët miratuan në unanimitet që Armando Sadiku të jetë “Qytetar Nderi” i Elbasanit.

Armando Sadiku shënoi golin e parë të Shqipërisë në një kompeticion te tille siç është Kampionati Europian, përballë përfaqësueses se Rumanise.

Share This Article
1 Comment
  • Po hero kombetar ne vend te Skenderbeut dhe baba i kombit ne vend te Ismail Qemalit kush do te shpallet???!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *