Armando Subashi, i zgjedhur si kandidati nga Partia Socialiste për kreun e Bashkisë së Fierit, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, ka sqaruar si u përzgjodh dhe pse e pranoi kandidimin për një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit. Ai falënderoi strukturat e partisë socialiste që, nga baza në qendër e përzdhodhën atë si kandidat të aleancës së majtë për Fierin. “Ndihem i vlerësuar, – tha Subashi – por edhe tepër i obliguar ndaj gjithë strukturave të PS, ndaj gjithë anëtarësisë së saj dhe gjithë njerëzve që më propozuan dhe besuan te mua. Ky është jo vetëm një vlerësim, por edhe një përgjegjësi e madhe”. Duke theksuar peshën që ka marrë kjo Bashki me ndarjen e re territoriale, Subashi tha se e presin punë shumë të vështira përpara që presin zgjidhje sa më të shpejta.
I pyetur se cilat janë pikat më të forta të programit të tij, Subashi tha se ende nuk ka ndonjë program të detajuar për këtë, por po punohet që të bëhet evidentimi në terren i të gjitha problematikave dhe nevojave që ka komuniteti fierak. Tashmë është e qartë se me ndarjen e re administrative, bashkia e re përfshin brenda saj 9 komuna plus bashkinë e qytetit. Është një Bshki që ka probleme pa fund, qofte me fshatin si dhe me qytetin, dhe problematikat duke qenë të ndryshme, kërkojnë zgjidhje te ndryshme. Por pa dyshim, në kuadrin e madh të pogramit të qeverisë dhe në kuadër të mbështetjes së madhe që qeveria shqiptare i ka dhënë veçanërisht Fierit, janë disa projekte në fazën finale të tyre dhe që besojmë se në muajit në vijim do të fillojnë të zbatohen në Fier, theksoi Subashi.
Më tej, kandidati socialist për Bashkinë e Fierit se “kam bindje se ajo që njerëzit do të kërkojnë gjatë këtyre katër viteve në vijim është qeverisja me drejtësi. Unë i qëndroj mendimit që ndofta ndonjëherë njerëzit edhe mund ta falin një premtim të pambajtur apo një projekt të parealizuar për x apo y arsye objektive apo subjektive, por një qeverisje pa drejtësi nuk ta falin kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ky do të jetë gjithë lajtmotivi i punës time në këtë bashki”.
Lidhur me kandidatin e opozitës që do të ketë përballë në garën për kreun e Bashkisë së Fierit, Subashi tha se do ta vlerësojë dhe trajtojë me maturi. “Bashkia e Fierit ështe një bashki shumë e rëndësishme që meriton vëmendjen maksimale, nuk duhet të hyjmë në emra, pasi kjo nuk është e rëndësishme, por ajo që vlen në të gjithë këtë proces është realisht zhvillimi i një fushate elektorale me ide konkrete dhe projekte konkrete në funksion të zhvillimit të qytetit. Sigurisht që unë nuk kam asnjë droje dhe asnjë frikë ta deklaroj sot që ne padyshim jemi koalicion fitues në këtë bashki, por kjo nuk do të thotë që ne të jemi indiferentë dhe të pavëmendshëm ndaj çdo sugjerimi apo propozimi, çdo projekti apo ideje që kundërshtarët tanë politikë do të hedhin për mirëqeverisjen e kësaj bashkie. Kështu, nga kjo pikëpamje, do të uroja që fushata e tyre të jetë me ide konkrete”, tha kandidati socialist për Bashkinë e Fierit, Armando Subashi. / K.Th

Armando , qe te behesh nje administrator i mire i qytetit tone, duhet qe te zbatosh , kerkesat qe une kam parashkruar ne thirrjen qe u jam drejtuar ,popullit te qarkut tone , lexoje me poshte ,kete :
THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .